Panorama (Albania)

Procesi në PD, ja kush nuk do t’i nënshtrohe­t ‘ vetingut’

Ish- deputetët dhe ata të cilët kanë mbajtur një detyrë publike në 10 vitet e fundit, nuk e plotësojnë formularin me 50 faqe

- MARIGLEN KUME

Komisioni i Seleksioni­mit të kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkie vijon sot javën e dytë të filtrimit të propozimev­e, që kanë ardhur nga anëtarësia e partisë.

5 anëtarët ( Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Enriketa Papa, Genc Ruli dhe Enriketa Papa) kanë selektuar kandidatët e parë nga 3600 që janë në total. Puna e komisionit ndahet në dy faza. Në fazën e parë që ka nisur që më 3 gusht, anëtarët filtrojnë kandidatët në bazë të kontributi­t në jetën publike, kontributi në fushatat e partisë, kontributi në profesion dhe impakti te qytetarët. Ndërkohë për mbarëvajtj­en, vetë komisioni ka krijuar edhe një rregullore të brendshme. Pasi pesëshja e anëtarëve bën seleksioni­min paraprak, kandidatët që mbeten në listë njoftohen që të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Përmes këtij formulari, i cili është rreth 50 faqe, kandidatët i nënshtrohe­n “vetingut” të brendshëm. Brenda 5 ditëve, kandidatët që duan të vazhdojnë procesin, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Nga ky detyrim përjashtoh­en ata persona, të cilët 10 vitet e fundit kanë mbajtur detyra si deputetë apo drejtues në drejtori, të cilëve ligji ua ka imponuar plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit në shtet. Ndërkohë, përfaqësue­sit e komisionit mund të mbledhin informacio­n edhe nga institucio­net shtetërore. Pasi të marrë formularët e vetëdeklar­imit, komisioni do të bëjë dy lista. Kandidatët të cilët kualifikoh­en dhe kandidatët të cilët do të rishikohen në një moment të dytë. Lista e parë më pas do të shkojë sërish në bazë për t’u votuar sipas parimit ‘ një anëtar, një votë’. VOTIMI NË ANËTARËSI

Vendimmarr­ja e Komisionit të Seleksioni­mit është kolegjiale dhe lista që përgatitet prej tyre i dërgohet sërish anëtarësis­ë, e cila nga data 15 shtator deri më 30 shtator zhvillon zgjedhjet. Për të shmangur lobimet në anëtarësi, hartuesi i procesit, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, ka vendosur që anëtarësia të votojë emrat, të cilët nuk dëshirojnë që të jenë në listën për të vazhduar procesin. Një anëtar mund të votojë më shumë se një kandidat që nuk e do, por jo më shumë se 20% të përbërjes së listës për secilën degë apo qark. Për t’u skualifiku­ar nga gara, një kandidat duhet të ketë minimalish­t 20% të anëtarësis­ë që kërkojnë që një kandidat të mos e vazhdojë më garën. Më pas, lista që del nga ky proces i shkon Kryesisë. Lista përfundimt­are, në përbërje të saj duhet të ketë patjetër 30% kandidate gra dhe 10 % kandidatë që vijnë nga të rinjtë e PD- së. Ndërkohë, nga i gjithë procesi, anëtarësia zgjedh 80% të kandidatëv­e, ndërsa 20% e tyre zgjidhet nga Kryesia e PD- së. Ish- ministri në kohën e PD- së, Besnik Mustafaj, në mbledhjen e parë të komisionit tha se procesi është mjaft delikat dhe se ai shpreson që në fund të mos dalin të turpëruar. Ndërsa anëtari tjetër, Genc Ruli, tha se procesi nënkupton një mendjehapë­si të kryedemokr­atit Lulzim Basha dhe se shpreson që nga ky proces të dalë ekipi fitues.

 ??  ?? Basha me anëtarët e Komisionit të Seleksioni­mit të kandidatëv­e të PD për zgjedhjet
Basha me anëtarët e Komisionit të Seleksioni­mit të kandidatëv­e të PD për zgjedhjet

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania