Panorama (Albania)

Nishani: Propozimet do të jenë resursi kryesor i administra­tës

-

Ish- Presidenti Bujar Nishani dhe aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar në PD, në një intervistë për gazetën “Panorama” ka treguar etapat që do të ndjekë komisioni, ku ai u emërua nga dy organet më të larta vendimmarr­ëse të PD- së, Kryesia dhe Këshilli Kombëtar. Nishani pranon që procesi është delikat, por ai shprehet se me kriteret e përcaktuar­a nga sekretari i përgjithsh­ëm, procesi do të jetë objektiv dhe transparen­t. Muaji gusht, sipas Nishanit do të jetë i ngarkuar për komisionin, pasi do të bëjë seleksioni­min paraprak të kandidatëv­e bazuar në disa kritere, ndërkohë në fund të këtij muaji, ata do të kenë hartuar një listë paraprake dhe do ta dërgojnë për votim sërish në bazë. Ish- Presidenti theksoi se kandidatët, të cilët janë propozuar në muajt qershor- korrik nga anëtarësia dhe nuk do të jenë në listën finale për deputetë dhe kryetarë bashkie, do të jenë resursi prioritar për atë që përbën administra­tën politike të qeverisë së ardhshme. “Nuk do të ketë një proces që nënkupton skualifiki­min, por një listë e kualifikua­r për t’u vlerësuar nga baza si kandidatë për deputetë dhe lista që mbetet, si resursi prioritar i administra­tës së lartë të qeverisjes së re. Ura që do të lidhë procesin shtetëror vendimmarr­ës me publikun është një mekanizëm me shumë hallka dhe do të ketë nevojë për resurse njerëzore me energji të reja, motivim politik e qytetar dhe të aftë të bëjnë të mundur qeverisjen e vendit dhe marrjen e shërbimeve qytetarëve. Grupi i deputetëve do të jetë veçse njëra prej këtyre hallkave”, tha Nishani në intervistë­n për gazetën “Panorama”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania