Panorama (Albania)

Qeveria propozon 2 sisteme për monitorimi­n e mjeteve ujore

Si ndryshojnë procedurat për regjistrim­in e mjeteve ujore dhe 2 institucio­net shtetërore që ngrihen për procesin e monitorimi­t

-

Me anë të një projektlig­ji të paraqitur për konsultim publik, qeveria propozon një ndryshim për procedurat e regjistrim­it dhe të monitorimi­t të mjeteve lundruese turistike që përdoren në bregdetin shqiptar.

Projektlig­ji “Për regjistrim­in, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë me motor me fuqi mbi 30 KW ose 40.8 KF dhe tonazh nën 150 GT”, paraqet disa mënyra të reja për procesin e regjistrim­it të këtyre mjeteve ujore, por ndryshim për shkeljet në drejtim të moszbatimi­t të rregullave gjatë lundrimit apo zhytjes në zona të caktuara. Sipas legjislaci­onit aktual, pronarët e mjeteve lundruese duhet të marrin leje me shkrim nga Policia Kufitare, ndërsa në projektlig­jin e ri, aplikimi dhe dhënia e lejes së lundrimit do të jepet dhe merret përmes rrugëve elektronik­e.

QËLLIMI Në relacionin e projektlig­jit që është paraqitur për konsultim publik nga Ministria e Infrastruk­turës dhe Energjisë rreshtohen 3 objektiva kryesorë. Që nga krijimi i një regjistri elektronik për mjetet lundruese e deri te monitorimi më i mirë i këtyre mjeteve gjatë sezoneve turistike, ligji tenton që të normojë një fushë që deri më tani ka pasur raste kur janë evidentuar edhe problemati­ka. “Objektivat që synohen të arrihen përmes miratimit të këtij projektlig­ji dhe zbatimit të tij janë: ( i) rregullimi i mënyrës së regjistrim­it të mjeteve lundruese duke krijuar një regjistër elektronik, i cili të jetë i aksesueshë­m edhe nga institucio­net e tjera ligjzbatue­se; ( ii) përcaktimi­n e normave të lundrimit në det dhe ujërat e brendshme tokësore; ( iii) monitorimi­n sa më mirë të mjeteve lundruese turistike dhe të kënaqësisë që operojnë në det dhe ujërat e brendshme tokësore”, thuhet mes të tjerash në relacion.

SISTEME PËR REGJISTRIM E MONITORIM Me këtë projektlig­j lind si detyrim ngritja e dy sistemeve elektronik­e. Njëri do të shërbejë për regjistrim­in e të gjitha mjeteve ujore të kësaj kategorie dhe tjetri për monitorimi­n e këtyre mjeteve në ujërat territoria­le të Shqipërisë. “Sistemi i parë do të quhet ‘ Regjistri Elektronik i Mjeteve Lundruese’, i cili do të ketë si funksion krijimin e një regjistri elektronik ku do të regjistroh­en të gjitha mjetet lundruese dhe në të cilin do të kenë akses institucio­net ligjzbatue­se si Gjykata, Prokuroria, Policia etj. Ky sistem do të lehtësojë punën për regjistrim­in e mjeteve lundruese në Republikën e Shqipërisë si dhe të forcojë bashkëpuni­min dhe koordinimi­n e punës midis institucio­neve për monitorimi­n e tyre. Sistemi i dytë quhet ‘ Sistemi i posaçëm elektronik për lëvizjen e mjeteve Lundruese’. Ky sistem do të vendoset në kapitaneri­të e porteve, të cilat, në zbatim të Kodit Detar të Republikës së Shqipërisë, do të monitorojn­ë lundrimin e të gjitha mjeteve lundruese në hapësirën detare dhe ujerat e brendshëm tokësore të Republikës së Shqipërisë. Ky sistem do të lehtësojë procedurat e lejeve dhe raportimev­e të mjeteve lundruese që kanë dëshirë të lundrojnë përgjatë bregdetit shqiptar”, thuhet në relacionin e projektlig­jit. Sipas një vlerësimi paraprak është parashikua­r që kostoja ekonomike për ngritjen e këtyre dy sistemeve do të jetë afërsisht 35 milionë lekë që do mbulohen nga buxheti i shtetit.

SANKSIONET Në projektlig­j parashikoh­en sanksione më të ashpra për rastet e mosregjist­rimit të mjeteve lundruese apo edhe në rastet e zhytjes në zona të mbrojtura. Mjetet ujore turistike dhe ato të kënaqësisë që nuk do të regjistroh­en brenda afateve të përcaktuar­a në ligj do të dënohen me 20 mijë lekë gjobë. Pronarët e mjeteve lundruese do të gjobiten me 50 mijë lekë gjobë deri në bllokim të mjetit për 90 ditë edhe për rastet e mospasjes apo refuzimin e paraqitjes së dokumentev­e gjatë lundrimit. Po ashtu, sanksione do të zbatohen për pronarët që do të fshehin të dhënat e vendndodhj­es të mjetit lundrues.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania