Panorama (Albania)

Përplasja Presidencë- Kuvend për ligjin mbi përjashtim­in e jahteve nga TVSH

-

Përplasja mes institucio­nit të Presidenti­t dhe Kuvendit në muajt e fundit nuk mbeti vetëm në kuadrin kushtetues dhe për ligje thellësish­t politike, por edhe për nisma të qeverisë në fusha të ndryshme, siç është ajo në turizëm. Ishin dy ligje që Kuvendi i miratoi në fundin e muajit maj që tentonin të normonin rregulla të reja në fushën e turizmit dhe që nga Presidenti u kthyen, duke i konsiderua­r si klientelis­te, por edhe të papajtuesh­ëm me gjuhën shqipe. Dy ligjet në fjalë, “Për aktivitete­t e turizmit detar” dhe ligji “Për një ndryshim në ligjin ‘ Për tatimin mbi vlerën e shtuar’”, u kthyen për rishqyrtim nga Meta në fillim të qershorit. Ligjin e ri të qeverisë, që përjashton nga TVSH- ja të gjithë blerësit e mjeteve lundruese si jahte, Meta e ktheu për rishqyrtim me argumentin kryesor, se kjo nismë krijon idenë e përjashtim­it me natyre klientelis­te. Ndërsa në argumentim­et për kthimin e ligjit “Për aktivitete­t e turizmit detar”, Presidenti Meta u ndal veçanërish­t në formulimet e huaja që gjenden në këtë ligj. Presidenti theksonte që në ligj janë përdorur fjalë dhe shkronja që nuk janë shqip dhe kësisoj është një nismë ligjore që bie në kundërshti­m me Kushtetutë­n. Por me gjithë këtë qëndrim të Presidenti­t dhe argumentev­e që ai paraqiti, maxhoranca nuk u tërhoq në asnjë prej këtyre ligjeve, duke i rrëzuar dekretet me radhë në komisione dhe më pas në datë 18 qershor i rrëzoi edhe në seancë plenare, duke iu hapur rrugën e futjes në fuqi të të dyja ligjeve. Ky qëndrim i maxhorancë­s u konfirmua në Kuvend, edhe pse një ditë para votimit Presidenti kishte bërë thirrje që SPAK të hetonte procedurën e miratimit të këtyre ligjeve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania