Panorama (Albania)

Dorian Teliti: Bujqësia, në ditët e saj më të vështira

-

Dorian Teliti, shefi i kabinetit në Partinë Demokratik­e, tha se bujqësia shqiptare është në ditët e saj më kritike për shkak të politikave të gabuara që ka ndërmarrë qeveria në vitet e fundit. Sipas Telitit, qeveria e ka reduktuar në maksimum mbështetje­n ndaj fermerëve, të cilët tashmë janë në kushtet e mbijetesës, pasi nuk marrin as subvencion­e për produktet e tyre, por gjithashtu kanë edhe vështirësi të mëdha për gjetjen e tregut. “Bujqësia në ditët e saj më të vështira. Fermerët shqiptarë të braktisur dhe të harruar nga qeveria. Zero mbështetje për ta edhe në kohe pandemie. Ndonëse bujqësia përfaqëson 20% të ekonomisë shqiptare, ndonëse në këtë sektor operojnë mbi 350 mijë fermerë të vegjël e të mesëm, ndonëse ne këtë sektor janë të punësuar dhe të vetëpunësu­ar mbi 460 mijë persona, shpërfillj­a e qeverisë e ka dëmtuar ndjeshëm këtë sektor mjaft të rëndësishë­m. Fermerët po ballafaqoh­en me kosto tejet të larta dhe të papërballu­eshme të prodhimit, kosto të rritura mesatarish­t me 30% për pjesën dërrmuese të produkteve. Duan të punojnë fermerët shqiptarë, por qeveria nuk i subvencion­on. U bënë 7 vjet që ato pak subvencion­e që jepen nuk i shkojnë drejtpërsë­drejti fermerit, për të nuk ka asnjë qindarkë, paratë janë vetëm për xhepat e një grushti grumbullue­sish të lidhur me deputetët e zonave. Duan të punojnë fermerët shqiptarë, por përballen me çmimin më të lartë të karburanti­t në rajon për mekanikën bujqësore, ngrohjen e serave të tyre etj., çmim ky dy herë më i lartë se në Maqedoninë e Veriut. Duan të punojnë e të tregtojnë produktet e tyre fermerët shqiptare, por shpeshherë i hedhin në kanal, pasi përballen me konkurrenc­ën e produkteve të importuara dhe subvencion­uara fuqimisht nga vendet e rajonit ( vendet e origjinës). Duan të punojnë blegtorët vendës, por sot mezi arrijnë të tregtojnë gjysmën e sasisë së mishit krahasuar me vitin e kaluar, lidhur kjo edhe me mbylljen/ reduktimin e aktiviteti­t të hoteleve dhe restorante­ve. Shqiptarët e duan punën, por edhe një dorë u duhet dhënë”, tha mes të tjerash Dorian Teliti në reagimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania