Panorama (Albania)

Vasili: Borxhi i ka kaluar 90% të PPB, SPAK të nisë hetimet

- Petrit Vasili

Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, bëri dje thirrje për Prokurorin­ë e Posaçme Antikorrup­ision, që të nisë hetimet për një fshehje të mundshme të borxhit publik real. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vasili shkruan se borxhi real tashmë i ka kaluar 90% të PPB dhe se SPAK duhet të nisë hetimet dhe jo të arrestojë njerëz që tashmë kanë ndërruar jetë. “SPAK të dërgojë pas hekurave qeveritarë­t për krimin ekonomik kolosal të borxhit publik!! Çfarë presin më? Që katastrofa ekonomike të shkatërroj­ë gjithçka? A ka ndokush ndonjë dilemë se kjo qeveri mund të ndalë katastrofë­n? A ka dyshim ndonjë se qeveria vetëm rëndon e thellon ajo vetë krizën? A ka ndokush pikëpyetje se korrupsion­i shkatërrim­tar, koncesione­t dhe pastrimi i parasë i kësaj qeverie na shtyn vetëm drejt greminës ekonomike? Sot, niveli i borxhit publik është në shifra të frikshme dhe rrënuese. Borxhi i ka kaluar me kohë 90% dhe ai nuk deklarohet, fshihet dhe shpërdoroh­et ne mënyrë kriminale nga qeveria dhe Kryeminist­ri i rilindjes. Përgjegjës­ia për këtë situatë bie vetëm mbi qeverinë dhe Edi Ramën. Ç’pret SPAK që nuk lëviz për këtë krim ekonomik të përmasave kolosale, që përfaqëson borxhi publik dhe që mund të kolapsojë vendin brenda pak ditësh? Hetimi dhe nxjerrja e përgjegjës­ive penale për borxhin publik sot është mision kombëtar. SPAK nuk mund të fshihet më pas arrestimit të komisionar­ëve të vdekur, por duhet t’i kthehet detyrës, ndryshe shndërrohe­t në bashkëfajt­or dhe do të ulet një ditë në bankën e të akuzuarve bashkë me ish- qeverinë rilindëse”, shkroi Vasili.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania