Panorama (Albania)

UDHËZIMI I RI

-

NENI 18 Përsëritja e provimit të kualifikim­it

Kandidatët, për të gjitha kategoritë e kualifikim­it profesiona­l, që futen në procesin e kualifikim­it, duke filluar nga ky vit, në rast se nuk e kalojnë me sukses provimin, e rijapin detyrimish­t në sesionin pasardhës. Kandidatët që nuk paraqiten në provim ose nuk e përfundojn­ë, konsideroh­en që nuk e kanë kaluar me sukses.

Kandidatët, në rast se nuk e marrin provimin dhe në sesionin pasardhës, pezullohen nga detyra deri në momentin e kalimit të provimit me sukses. Kandidatit i pezullohen efektet financiare në periudhën e pezullimit dhe vendi i punës shpallet përkohësis­ht i lirë.

NENI 21 Procedura e ankimit

Për portofolin: a) Kandidati ka të drejtë të ankohet me shkrim për vlerësimin te titullari i ZVAP- së brenda tri ditëve nga vlerësimi i portofolit. b) Titullari i dërgon ankuesit përgjigjen me shkrim brenda pesë ditëve nga data e dorëzimit të ankesës. c) Përgjigjja e titullarit është përfundimt­are.

Për provimin: a) Kandidati ka të drejtë të ankohet me shkrim, brenda tri ditëve nga data e përfundimi­t të provimit te drejtori i QSHAsë, për parregulls­i gjatë zhvillimit të provimit ose për ndëshkimet që i janë dhënë nga monitorues­i i QSHA- së. b) Drejtori i QSHA- së i dërgon ankuesit përgjigjen me shkrim brenda dhjetë ditëve nga data e dorëzimit të ankesës.

Për vlerësimin e testeve: a) Brenda tri ditëve nga data e njoftimit të rezultatev­e të provimeve, ZVAP- ja mbledh të gjitha ankimet me shkrim të kandidatëv­e për vlerësimin e provimit dhe i dërgon në formë elektronik­e dhe me postë në DRAP. b) Brenda tri ditëve nga marrja e ankimeve nga ZVAP- të, DRAP i mbledh të gjitha ankimet nga ZVAP- të përkatëse dhe i dërgon në QSHA në formë elektronik­e dhe me postë, sipas formatit të përcaktuar nga QSHA. c) Nëse ankesa e kandidatit gjykohet e drejtë, testi rivlerësoh­et. ç) Vendimi i Komisionit të Shqyrtimit të Testeve është përfundimt­ar. d) Përgjigjet e vlerësimev­e përfundimt­are të kandidatëv­e u dërgohen në formë elektronik­e DRAP- it dhe ZVAP- së përkatëse.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania