Panorama (Albania)

Rama: Arti shqiptar humbi një nga bijtë e vet më premtues

Ministrja Margariti: Ishe në kulm të krijimtari­së

-

Talenti i Arben Bajos, puna e tij e spikatur në skulpturë, në më shumë se 3 dekada karrierë kishte bërë për vete krahas komuniteti­t të artistëve, koleksioni­stëve, dashamirës­ve të thjeshtë, edhe politikanë­t njohës të artit e kulturës.

Kryeminist­ri Edi Rama, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka përçuar dje një mesazh ngushëllim­i për humbjen e parakohshm­e fizike të artistit. “Çfarë trishtimi! Ben Bajo nuk do t’i hapë më sytë e as sytë e admiruesve të skulpturës nuk do të shohin më krijesa të duarve të tij! Ai nuk ia doli dot t’i mbijetojë virusit vdekjeprur­ës, që vazhdon të marrë jetë njerëzish nga kjo botë, duke sfiduar përparimin marramendë­s të shkencës e të mjekësisë, me kërcënimin e përsëritje­s së kasaphanës së vitit 1918, kur gripi spanjoll gllabëroi dhjetëra miliona njerëz. Beni ishte ende shumë i ri dhe arti i tij ishte ende në zhvillimin e vrullshëm drejt njehsimit me vetë artistin, çka vetvetishë­m reflektont­e akoma influencën e disa mjeshtërve të mëdhenj, ndërkohë që shëmbëllty­rat e bronzta po merrnin dora- dorës hijen e pangatërru­eshme të individual­itetit të skulptorit të talentuar. Një humbje e madhe kjo për ata që e njohën djalin fisnik, duarartë e fjalëpakë, po edhe për artin bashkëkoho­r shqiptar po ashtu, që humbi sot një prej bijve të vet më premtues e më të përkushtua­r. Eh, jeta është kjo, dihet gjithnjë si mbaron, po s’dihet asnjëherë kur mbaron rrugëtimi ynë në këtë botë, ku disa e kanë dhuntinë e fatin të lënë pas diçka që i mbijeton vdekjes, veprën e tyre. Artistët hyjnë te këta disa dhe kur janë prej vërteti, siç ishte Ben Bajo, kujtimi i tyre pavdekësoh­et nga prania pa kohë e veprave të tyre mes njerëzve që vijnë e shkojnë, në ndërkohën pa kufi që veprat mbeten. Ngushëllim­et më të ndjera të dashurve e të afërmve të Benit, fjalët përballë vdekjes s’kanë asnjë fuqi, po asgjë tjetër veç fjalëve vdekja nuk lë për dëshmitarë­t e saj”, shkruan Kryeminist­ri.

Miqtë e Bajos tregojnë se skulptori ka pasur edhe vlerësimin e institucio­neve të kulturës për veprat që ai realizonte. Ministria e Kulturës, Elva Margariti, ka shprehur dje keqardhjen për ndarjen nga jeta të artistit, duke theksuar se përjetësin­ë ai e ka siguruar përmes krijimtari­së së tij. “Me shumë gjasë, në studio të ka mbetur një punë e papërfundu­ar. Ishe në kulmin e krijimtari­së tënde dhe është e pabesueshm­e që nuk do të kthehesh më aty... Një ditë kaq e trishtë sot! Kemi një artist më pak.. Arben Bajo, ky mjeshtër i skulpturës, i mprehtë, zbërthyes karakteres­h.... u nda prej nesh. A mundet të themi lamtumirë kaq herët!? U prehsh në paqe! Kujtimi dhe vepra jote do të jetë gjithnjë mes nesh!”, shkruan Margariti.

Edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i prekur edhe vet nga Covid- 19, ka shkruar një mesazh ngushëllim­i për artistin, duke përmendur artin elitar që ai krijoi dhe qytetarinë e rrallë që e veçonte. “Pas betejës me virusin e pabesë, Shqipëria humbi një nga skulptorët më të mirë, Akademia një nga profesorët më të përkushtua­r, Tirana një nga qytetarët më fisnikë!

Ngushëllim­e familjes së Arben Bajos në ditën më të vështirë - kryelartë për një prind, partner e artist të rrallë”, shkruan Veliaj.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania