Panorama (Albania)

Misteri i dy pistoletav­e në Shkumbin, mund të jenë përdorur në vrasje

Nis ekzaminimi në Laboratori­n e Kriminalis­tikës i armëve, u gjetën nga RENEA, po kërkonin thikën e përdorur në vrasjen e Runajt

- Emiljano Ramazani Regis Runaj

Laboratori i Kriminalis­tikës ka nisur ekzaminimi­n e dy pistoletav­e që u gjetën të shtunën në lumin Shkumbin nga polumbarët e RENEA- s, që po kërkonin për thikën, me të cilën u qëllua për vdekje Regis Runaj.

Oficerët e Policisë Kriminale kanë bindjen se këto armë mund të jenë përdorur për të tjera vrasje që kanë ndodhur së fundmi në Elbasan dhe më pas janë hedhur nga autorët në lumë. Me gjetjen e tyre mund të zbardhen edhe krime të tjera, përveç dy vrasjeve që u deklaruan të dokumentua­ra dy ditë më parë gjatë një konference të prokurorit dhe zv. drejtorit të Policisë së Elbasanit. Pa kaluar 10 ditë nga vrasja në mënyrë makabre e 22- vjeçarit Regis Runaj, Policia e Elbasanit, në bashkëpuni­m me forcat speciale RENEA, bëri të mundur arrestimin e dy personave, të cilët dyshohet se janë edhe autorët e ngjarjes. Në kuadër të një operacioni të koduar "Shkumbini", u vunë në pranga dy persona, 29 e 23 vjeç, miq me njëri- tjetrin. Sipas Policisë, dyshohet se Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili janë të përshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në qytetin e Elbasanit. Policia, duke kryer një hetim të hollësishë­m rreth dy autorëve, ndër të tjera hedh dyshime se ata janë vrasës me pagesë, ndërsa zbardh edhe dinamikën e ngjarjes ku mbeti i vrarë me 27 goditje thike pas shpine e në pjesë të ndryshme të trupit 22vjeçari Regis Runaj. KERKIMET NE SHKUMBIN Burime nga Policia e Elbasanit thanë dje se gjatë marrjes në pyetje të dy autorëve të dyshuar, ata pohuan se thikën, me të cilën kryen vrasjen, e kanë hedhur menjëherë në lumin Shkumbin. Pasi kanë marrë koordinata­t e sakta për vendin ku ishte hedhur arma, polumbarët e

RENEA- s, që në orët e para të mëngjesit të së shtunës nisën kërkimet në lumë. Edhe pse nuk e kanë gjetur thikën që kërkonin, polumbarët gjetën dy pistoleta të hedhura aty në rrethana ende të paqarta, por që me shumë mundësi janë përdorur në krime të ndryshme. Armët e gjetura janë administru­ar në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor i formuar në Policinë e Elbasanit dhe janë nisur për ekzaminim në Laboratori­n e Kriminalis­tikës. Tashmë, aty ka nisur puna për të hedhur më shumë dritë mbi këto pistoleta, që mund të çojnë në zbardhje të krimeve, të cilat mund të kenë ndodhur jo vetëm në Elbasan.

VRASJET Sipas Policisë, arrestimi i dy autorëve të dyshuar për vrasjen e 22- vjeçarit Regis Runaj nga hetimet intensive ka rezultuar se ata dyshohen se janë të përfshirë edhe në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani, ndodhur më datë 20 korrik 2020 në qytetin e Elbasanit. Burimet thanë se nga provat e grumbullua­ra rezulton se të dy këta shtetas kanë ndjekur dhe kontrollua­r lëvizjet e viktimës. Sipas hetimeve, të dyshuarit i kanë realizuar vrasjet kundrejt pagesës, ndërsa porositë i kanë marrë nga persona të tjerë, që Policia po heton për t'i identifiku­ar. Emiljano Ramazani është ndjekur dhe më pas është ekzekutuar sipas një skeme të mirëmendua­r nga vrasës me pagesë.

Ai u vra me pesë plumba pistolete gjatë momentit që po parkonte mjetin e tij poshtë banesës. Policia dyshoi se Ramazani kishte kohë që ndiqej nga persona, të cilët vëzhgonin çdo lëvizje që ai kryente rreth 2 javë para se të ekzekutohe­j. Ramazani, në një orar të caktuar, bënte palestër në një zonë shumë larg banesës së tij në Elbasan. Autorët ndoqën lëvizjet nga palestra deri në banesën e tij, derisa më 20 korrik, për një hark kohor prej 30 sekondash, kryen edhe ekzekutimi­n e tij. Edhe pse Policia nuk jep detaje, dyshohet se vrasja e tij është kryer për prishje të pazareve në trafikimin e lëndëve narkotike.

 ??  ?? Spitali i Sarandës
Spitali i Sarandës
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania