Panorama (Albania)

Mister vdekja e 13- vjeçarit në Lukovë, çfarë dëshmuan shokët

-

Një djalë 13- vjeçar është dërguar orët e para të mëngjesit të së dielës pa shenja jete në spital. Sipas informacio­neve të Policisë, i mituri me inicialet D. M., banues në Delvinë të Sarandës, ishte duke pushuar me disa shokë të tij. Shkaku i vdekjes së tij mbetet mister për uniformat blu, të cilët kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje. Mësohet se 13vjeçari ka kaluar pushime me disa moshatarë të tij në Shpellën e Lukovës. Në mëngjesin e së dielës, rreth orës 07: 00, shokët e kanë thirrur për pesë minuta, por ai nuk ka reaguar. Menjëherë u njoftua ambulanca ku është transportu­ar në Spitalin e Sarandës. Gjithashtu, është njoftuar dhe familja e 13- vjeçarit, të cilët ishin në Delvinë. Në orët në vijim pritet të dalë edhe autopsia e të miturit për të bërë zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Policia vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes. Burimet bënë të ditur se shokët e 13vjeçarit që humbi jetën, janë shoqëruar në komisariat ku edhe kanë dhënë dëshminë e tyre. Në praninë e një psikologej­e, ata kanë treguar se çfarë ka ndodhur një natë më parë. Sipas tyre, ata kanë qenë të gjithë bashkë mbrëmjen e së shtunës dhe se gjithçka ka qenë në rregull. Pasi kanë qëndruar bashkë deri orët e vona, të rinjtë janë shprehur se kanë rënë për të fjetur dhe se të gjithë ishin shumë mirë nga ana shëndetëso­re. "Ishim të gjithë bashkë dhe në darkë ramë të flinim. Ishim shumë mirë. Jemi zgjuar në mëngjes si zakonisht. Kemi thirrur edhe shokun tonë, por ai nuk po përgjigjej, kemi shkuar për të parë se ku ndodhej. Kur e prekëm, ai sërish nuk reagoi dhe thirrëm menjëherë ambulancën pasi pamë se diçka nuk po shkonte", janë shprehur të rinjtë që ishin bashkë me 13- vjeçarin që humbi jetën. sh. d.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania