Panorama (Albania)

“Balluku ka marrë valutën e Ministrisë së Mbrojtjes”

- Beqir Balluku

Fadil Paçrami e Todi Lubonja janë elementë antiparti. Këta plehra revizionis­të na dalin të predikojnë që të kaluarën ta braktisim, themelet duhet t'i hedhim në erë, pse ajo na qenka anakronike, është konservato­re, nuk e do rinia. "S'duhet më të shkruajmë e të krijojmë vepra që të entuziazmo­jnë, duhet flakur tej çdo gjë që ngjall emocione ose ndjenja patriotike". "Modernia nuk i duron këto", thonë këta plehra. Fadil Paçrami, në të ashtuquajt­urën autokritik­ë thotë: "Të ndalemi ca në çështjen e vitit ' 60 e tëhu" dhe kërkon të na shpjegojë se si "ky revolucion­ar i madh" mori pjesë "me të madhe" në luftën e revolucion­arizimit dhe veçanërish­t të literaturë­s dhe të arteve. Kjo i përngjet përrallës së mizës dhe të buajve, që tërhiqnin qerren e ngarkuar plot në një rrugë të përpjetë.

Ngritja e çdo gjëje në një nivel më të lartë, po ashtu edhe në literaturë dhe në arte, janë vepra të Partisë dhe të punonjësve dhe jo të atyre që bëjnë zhurmë si miza, që pickojnë dhe sabotojnë. Në çdo periudhë të jetës sonë ka pasur ngritje, ka pasur përparim, ka pasur progres. Kjo është karakteris­tika revolucion­are e gjithë zhvillimit tonë. Të moshuarit revolucion­arë dhe krijues janë të lumtur dhe ky është objektivi i tyre i jetës, t'u shërbejnë me të gjitha forcat atdheut dhe popullit dhe të ndihmojnë, të nxisin dhe të inkurajojn­ë brezin e ri që të afirmohet, të krijojë, të marrë stafetën, të vazhdojë traditën revolucion­are më me shkëlqim. Përse vallë Fadil Paçrami po përpiqet të na shpjegojë në periudhën e pasviteve ' 60 që për ne e për të gjithë është e qartë? Apo pse pas vitit ' 60 ai filloi të shkruajë "dramat e tij të famshme"? Gjepura!

Dihet historikis­ht se viti 1960 ishte fillimi i luftës së hapur frontale heroike të Partisë gruaja e tij kanë tërhequr padrejtësi­sht fonde nga arka e Ministrisë së Mbrojtjes. Njoftova shokun Enver. Më dha porosi si të veproja. Thirra Beqirin. I fola për këto veprime të gabuara të tij dhe të gruas së tij. E udhëzova të bëjë autokritik­ë të thellë. Beqiri ka kohë që nuk është në rregull... 2 prill 1973 Shoku Enver më informoi për kritikat e rrepta që i kishte bërë Beqir Ballukut, që njollosin figurën morale të komunistit e sidomos të kuadrit udhëheqës. Biseduam me shokun Enver për ca probleme në Ushtri. 10 prill 1973 U takova me shokun Enver dhe folëm për rrezikun e libsonë kundër revizioniz­mit modern sovjetik dhe botëror, ishte lufta për jetë a për vdekje e Partisë kundër bllokadës revizionis­to- kapitalist­e.

Këtu fillon edhe starti i Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, por jo në rrugën revolucion­are të Partisë, por në rrugën kundërrevo­lucionare, antiparti, revizionis­te. Faktet këtë tregojnë. Ata më kot duan të humbasin gjurmët e dhive të zgjebosura në këtë det të madh revolucion­ar, që ka shpërthyer në vendin tonë. Ata nuk mund të identifiko­hen dot me rininë tonë heroike, që i përbuz, pse me pikëpamjet dhe veprimet e tyre përpiqeshi­n ta degjeneron­in moralisht, ideologjik­isht dhe fizikisht. Ata nuk mund të identifiko­hen me njësitet e mëdha të shkrimtarë­ve, poetëve, kompozitor­ëve, këngëtarëv­e e artistëve të talentuar, pse ata i urrejnë si njerëz pavlerë, intrigantë, ngatërrest­arë, rrufjanë politikë, përkrahës të rrymave dekadente borgjezo- revizionis­te në literaturë e në art dhe armiq të betuar të artit tonë realist socialist.

Lufta e Partisë dhe durimi që ka treguar për anëtarin e saj, Todi Lubonjën, nuk bëri efekt tek ai. Todi Lubonja mbeti një mikroborgj­ez me të gjitha karakteris­tikat meskine të njerëzve me këtë origjinë, që nga zemërvogël­sia dhe lufta e përpjekjet që bënte ai, si për të përfituar favore dhe poste të rehatshme dhe deri tek arroganca e megalomani­a për "vlerat e mëdha" të vetvetes.

Për të, ashtu si edhe për Fadil Paçramin, vija e Partisë dhe horizontet që hapte ajo ishin të ngushta. Për "mendjet e tyre të mëdha" duheshin hapur të tjera perspektiv­a, "të çlirëta, të gjera, pafund, liberale, moderniste", në çdo gjë. eralizmit dhe të liberalëve. Bëmë mbledhjen e Sekretaria­tit për rrezikun e liberalizm­it. 14 prill 1973 Vazhdojnë diskutimet në konferencë­n e Partisë së Universite­tit. Në përgjithës­i, mirë. Agim Mero u mundua të bëjë autokritik­ë, por jo të plotë, duhet të thellohet akoma. Për Todi Lubonjën nuk foli ato që di. Disa pedagogë janë dhaskal, por jo punëtorë partie. Kritika duhet të jetë më e fortë, më e hapur. Në fund fola edhe unë. Ka oportunizë­m, karrierizë­m, liberalizë­m e intelektua­lizëm. 26 prill 1973 Kinezët po i hapin dyert. Kanë lejuar më në fund edhe martesat e kinezëve me të huajt, duke kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin. 30 qershor 1973 Thirra Agim Meron, bisedova mbi disa mendime që i kishte shfaqur Vitos. Nuk më pëlqeu qëndrimi i tij. Si duket, nuk do t'i thotë Partisë haptazi gabimet e tij të rënda dhe influencim­in që kanë ushtruar mbi të Todi Lubonja e të tjerë. 12 korrik 1973 Në orën 18, bashkë me Ramizin shkuam tek shoku Enver në Durrës. Biseduam. Na dha mjaft udhëzime të rëndësishm­e për zbërthimin e vendimeve të Plenumit të IV të KQ. 12 gusht 1973 Bashkë me Haxhiun ( Lleshin- shënim i red.) shkuam në festën e Brigadës së Parë. U bë parakalimi dhe mitingu me rastin e 30- vjetorit të krijimit. Foli Haxhiu. 1 shtator 1973 Të gjithë shokët janë kthyer nga pushimet, kanë filluar punë. Shoku Enver erdhi, u takuam, biseduam mbi Kongresin e 10 të Partisë Kineze. Dha udhëzime si duhen kuptuar vendimet e tij. 11 shtator 1973 Në Kili u bë grusht shteti. Aliende u vra. Fashistët morën fuqinë në dorë. Ja ku të çon politika e "revolucion­it paqësor" e revizionis­tëve sovjetikë. Pompidu u nis për në Pekin. Të shohim çfarë do bëjnë kinezët me Francën. 22 shtator 1973 Sot u nisa për në Burrel për të marrë pjesë në stërvitjen "Kaptina". Shkuam në Komandën e Korpusit. Komandanti më raportoi për situatën. Beqiri nuk më priti. Ai ka shkuar në drejtim të Selishtës. 24 shtator 1973 Me Adilin vizituam Brigadën e Krujës. U takuam me ushtarët, i përshëndet­ëm. Shkuam në Komandën e Korpusit. U takuam me pjesëtarët e batalionit të Dibrës dhe ata të shkollës Frashëri. Vizituam fortifikim­et. Në drekë u kthyem në shtab. Midis Beqirit dhe Petritit ndodhi një grindje pa vend. Shkaktari dukej qartë, ishte Beqiri. I qetësuam, por Adilit dhe mua nuk na la përshtypje të mirë qëndrimi i tyre. Në darkë u kthyem në Tiranë. Vijon...

 ??  ?? Faksimile nga ditari i Hysni Kapos
Faksimile nga ditari i Hysni Kapos
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania