Panorama (Albania)

Champions, Tirana sfidon Dinamo Tbilisin

Gjeorgjian­ët në aktivitet dhe kryesim, luhet 3 ditë pas 100- vjetorit

- OLSI TUJANI

Nëse dhurata për 100- vjetorin e themelimit të klubit u përmbush nga Tirana, tani është koha për festë.

E pikërisht tri ose katër ditë ( 18 ose 19 gusht) pas ditëlindje­s së 100- të ( 15 gusht), kryeqyteta­sit kanë shansin për të kërkuar lavdinë. Dje, në shortin e hedhur në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA- s, Tirana ka mësuar se kundërshta­ri për turin e parë të Ligës së Kampionëve do të jetë Dinamo Tbilisi.

CHAMPIONS- I Me rregullat e reja të UEFA- s, Tirana do ta diskutojë këtë tur kualifikue­s me ndeshje teke në Tbilisi të Gjeorgjisë. Kampionia në fuqi atje është rivali që në bazë të grupit të katërt që UEFA kishte ndarë paraprakis­ht, konsideroh­et edhe më i lehti në raport me Astanan, Karabag dhe Makabi Tel Aviv. E ndërsa ky mund të konsideroh­et një gjysmëlajm i mirë, e keqja e këtij shorti është jo vetëm forma thuajse e shkëlqyer e gjeorgjian­ëve në Europa Ligë vjet, por mbi të gjitha ajo aktuale. Vjet, Dinamo Tbilisi ia doli që të kalojë ekipe si Engordani dhe Gabala në turet 1 dhe 2 të Ligës së Europës dhe u eliminua nga Fejnordi në turin e tretë. Këtë herë, Dinamo Tbilisi është një nga ekipet më në formë pas 9 javësh në sezonin e ri që ka nisur, duke koleksionu­ar 18 nga 27 pikë të mundshme, pas 9 ndeshjesh.

EUROPA Tirana rikthehet të luajë në Europë, pasi 3 vite më parë u eliminua nga Makabi Tel Aviv në Europa Ligë, por kthimi në Champions ndodh pas më shumë se një dekade. Për 25 herë kampionët e vendit do të jetë një kërkim drejt lavdisë, duke marrë në konsiderat­ë që është vetëm një 90- minutësh ku mund të ndodhë gjithçka. Në rast suksesi, Tiranën e pret ndeshja e turit të dytë dhe në të kundërt zbret në turin e dytë të Ligës së Europës. Me fitimin e titullit, Tirana ka flamurin e përfaqësim­it të Shqipërisë në kompeticio­nin më të rëndësishë­m për klube, gjithashtu edhe të të qenit lokomotivë e skuadrave shqiptare për zbatimin e një protokolli të rrallë dhe tejet strikt. Shembull suksesi? Tirana e ka një të tillë, pikërisht duke eliminuar Dinamo Tbilisin në vitin 2003, kur në portë ishte Egbo, i cili priti dy penallti.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania