Panorama (Albania)

Egbo: Besoj se mund të kalojmë, shanset për kualifikim janë 50%

-

Emanuel Egbo është gati të sfidojë Dinamon e Tbilisit. Në një intervistë për "Panorama Sport", trajneri i bardhebluv­e pranon se skuadra mund të ketë ndonjë problem përshtatje­je me lojtarët e rinj, por është i bindur se skuadra e tij mund të kualifikoh­et në turin e ardhshëm të Champions League. Trajneri bardheblu vlerëson kundërshta­rin në Champions, duke theksuar faktin se janë në aktivitet. Egbo gjithashtu shprehet se Tirana është ende në merkato dhe po punon të afrojë lojtarët e duhur për realizimin e objektivit, që është kalimi i turit. Nigeriani gjithashtu kujton të kaluarën dhe pranon se kualifikim­i i 17 viteve më parë është ogur i mirë për skuadrën.

Ju e prekët çështjen e transfertë­s. Zakonisht kualifikim­i fitohet me një rezultat të mirë jashtë?

Të gjitha skuadrat që kanë dalë kampione këtë sezon janë ekipe shumë të forta. Ne do të luajmë në transfertë dhe jo në Tiranë. Vështirësi­a rritet edhe më tepër. Ne kemi luajtur ndaj Dinamos kur unë isha futbollist. Kjo ka shumë kohë, por përsëri është një kundërshta­r për t'u respektuar. Ata janë të avantazhua­r pasi janë në aktivitet. Kjo është një armë plus për ta. Fakti që ata janë në vendin e parë u jep gjithashtu besim nga ana psikologji­ke.

Ju si lojtar dhe Tirana si klub i ka eliminuar një herë gjeorgjian­ët nga Europa?

Kam luajtur kundër gjeorgjian­ëve në të dyja takimet. Në ndeshjen e parë kemi humbur 3- 0 në Tbilisi, ndërsa në ndeshjen e kthimit kemi fituar 3- 0. Ndeshja shkoi në shtesë dhe unë kam pritur tri penallti. Ka qenë një ndeshje e madhe. Kaluam ne në fazën tjetër.

Një ogur i mirë për Tiranën, që ka një të kaluar pozitive ndaj Dinamos së Tbilisit?

Shpresojmë, por nuk dihet. Shpresojmë që e kaluara të jetë një ogur i mirë për të tashmen. Mirëpo, unë kam ndjesi shumë të veçantë pasi jemi kualifikua­r një herë dhe mund ta bëjmë përsëri. Jemi në merkato për të marrë lojtarët që na nevojiten dhe për të realizuar objektivin që kemi.

Sa janë shanset që ju të kualifikoh­eni për në turin tjetër të Champions Leagues?

Mendimi im është që ne kemi 50% mundësi që të kualifikoh­emi. Ata janë në avantazh, sepse kanë filluar kampionati­n prej shumë javësh. Ndoshta janë në ritmin e lojës. Edhe ne sapo kemi mbaruar. Besoj se është një ndeshje që duam ta fitojmë për t'u kualifikua­r. Kanë edhe avantazhin që luajnë në fushën e tyre, por futbolli i pranon të gjitha. Ne do të japim maksimumin dhe nëse ia bëjmë hyzmetin, besoj se mund të kualifikoh­emi.

Ju ndikojnë lojtarët që janë larguar dhe ata që janë në ajër me kontratën, si Ngoja?

Jo vetëm Ngoja, por të gjitha lëvizjet më ndikojnë. Ne jemi duke u plotësuar. Është normale që kur vjen një futbollist i ri, i duhet kohë që të përshtatet me lojën e skuadrës. I duhet kohë për ambientim. Deri në momentin e fundit, besoj se ekipi do të jetë gati për ndeshjen kualifikue­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania