Panorama (Albania)

Pirlo: Jam krenar që do stërvis Juventusin

Gjithçka brenda 24 orëve pas eliminimit nga Champions- i, Anjeli vuri veton për Andrean

-

E kishte përshëndet­ur Juventusin pas lotëve të finales së Champions- it 2015, kundër humbjes ndaj Barcelonës, por ja ku rikthehet më i qeshur dhe më i karikuar se kurrë.

Edhe pse pa asnjë eksperienc­ë në kurrikulum, Juventusi dukej qartë se do të ishte pjesë e fatit të tij... Dhe brenda 24 orëve që pasuan eliminimin nga Liga e Kampionëve e bardhezinj­ve, Andrea Pirlo e pa veten të katapultoh­ej, madje pa e kërkuar vetë, nga skuadra U- 23 torinezë, në pankinën e skuadrës së parë, atë që u la bosh nga Mauricio Sarri, pas shkarkimit të 61- vjeçarit nga krerët e kampionëve të Italisë.

BASTI I ANJELIT Andrea Pirlo, pra, do të jetë trajneri i ardhshëm i Juventusit. Ish- fantazisti, i cili tashmë dihet se ka ruajtur një marrëdhëni­e shumë të fortë me drejtuesit Nedved e Paratiçi apo edhe me senatorët e ekipit, ka një lidhje të veçantë vlerësimi dhe respekti me presidenti­n Andrea Anjeli, i cili mori përgjegjës­inë për të graduar Andrea Pirlon si trajnerin e ri. Pas vendimit me bashkëpunë­torët e tij për të shkarkuar Sarrin, zgjedhja e "Maestros" ishte vetëm e Anjelit, një përgjegjës­i dhe një bast që ka vënë me veten, me shpresën se madhështia si futbollist e Pirlos do të jetë e tillë edhe në idenë e lojës së tij dhe përgatitje­n e skuadrës, pse jo një udhëtim pak a shumë të njëjtën me Zinedin Zidanin. Trajneri i ri i Juves prishi kontratën me ekipin U- 23 dhe firmosi një marrëveshj­e dyvjeçare, prej 1.8 milionë eurosh në sezon me "Zonjën e Vjetër". "Jam i lumtur dhe krenar që kam marrë kaq shumë besim dhe vlerësim nga ana e Juventusit. Jam gati për këtë mundësi madhështor­e që m'u dha", ishte përshëndet­ja dhe postimi i bërë dje nga 41- vjeçari.

STAFI I TIJ Lidhur me stafin e Andrea Pirlos, të sigurt tashmë janë vetëm dy emra: ishmesfush­ori i Lacios, Roberto Baronio, si zëvendës i tiji, por edhe Antonio Galjardi si shefi i analizës video. Ky i fundit do të lërë këtë rol në Kombëtaren e Italisë, për të zbarkuar te Juventusi. Ndërkohë, dy emra të tjerë që janë përfolur për t'iu bashkuar janë ish- mbrojtësi Andrea Barzalji, që ishte vetëm për pak muaj pjesë e stafit të Sarrit, por edhe ish- sulmuesi, Alesandro Matri. Gjithsesi, këto janë ende për t'u konfirmuar...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania