Panorama (Albania)

Liga e Europës, objektivi ynë, Konte: Duam finalen

-

Pas kolegut të tij Peter Bosh, pasdite i ka takuar Antonio Kontes të paraqitet në sallën për shtyp të "Merkur Spiel- Arena" të Dyseldorfi­t në prag të sfidës së vlefshme për 1/ 8- at e Ligës së Europës. Trajneri i Interit është i vetëdijshë­m për forcën dhe talentet e Bajer Leverkusen­it, megjithatë ka besim të plotë te skuadra e tij dhe nuk fshihet. Çfarë ndryshon për ju nga Getafe te Bajer Leverkusen? Çdo skuadër ka karakteris­tikat e saj. Kur folëm për Getafen, thamë që është një skuadër me temperamen­t gjaknxehtë e ndaj duhet të ishim të zotë të përdornim të njëjtat armë. Bajeri ka talente të ndryshme, duhet të tregohemi të zotë të mos pësojmë kundërsulm­et. Njëkohësis­ht, ne duhet të zhvillojmë ndeshjen tonë, duke përdorur manovrat që na karakteriz­ojnë.

Shumë pyetje janë bërë për Lukakun. Bëtë gjithçka për ta marrë tek Interi, sa kënaqësi ju jep shpërthimi i një blerjeje?

Unë mendoj që nëse skuadra kryen një punë të mirë, Romelu, Lautaro e Aleksis, plus Espozito kur është thirrur në detyrë, janë paraqitur gjithmonë në mënyrë pozitive. Zotësia e individëve varet edhe nga konteksti i skuadrës, nga mbështetja që marrin. Sezoni i madh është meritë e gjithë ekipit. Edhe Lautaro po kalon një sezon të mirë, kujtojmë që ka qenë edhe në qendër të zërave të merkatos. Kompliment­et u shkojnë atyre, por gjithmonë vijnë pas atyre për skuadrën. Jam i lumtur me ambientimi­n e Lukakut, i favorizuar edhe nga fakti që gjeti djem të mirë në grup, me të cilët ka ndërtuar një raport të bukur. Sa e ndieni se mund të shkoni deri në fund? Me siguri duhet të jemi pozitivë, punojmë në maksimum çdo ditë për të arritur një objektiv të përbashkët. Megjithatë, për të arritur deri në fund duhet një punë e madhe. Ne nuk duhet të kemi pengje, duhet të japim gjithçka dhe nëse kjo do të mjaftojë për të arritur te fitorja finale, atëherë do të jemi të kënaqur, përndryshe do të ndalemi atje ku është e drejtë, por pa pasur pengje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania