Panorama (Albania)

Pensionet, emrat që përfitojnë shtesën

ISSH publikon listën e dytë të pensionist­ëve përfitues. Shembujt si llogaritet shtesa për 17 mijë naftëtarët, metalurgët e minatorët

-

Janë rreth 17 mijë minatorë, naftëtarë dhe metalurgë, të cilëve u është llogaritur shtesa e re dhe kanë nisur ta përfitojnë atë.

Pjesë e skemës janë edhe rreth 7 mijë pensionist­ë të tjerë, dosjet e të cilëve janë në proces shqyrtimi nga ana e drejtorive të Sigurimeve Shoqërore. Ndryshimet ligjore, të zyrtarizua­ra gati dy muaj më parë, u dhanë mundësinë naftëtarëv­e, të cilët në fazën e parë iu ishte refuzuar kërkesa, që të jenë po ashtu përfitues nga skema suplementa­re. Gazeta boton sot listën e dytë me emrat e pensionist­ëve në qarkun e Fierit, që u është llogaritur shtesa e re. "Lista vijuese e aplikimeve të naftëtarëv­e pensionist­ë të rishqyrtua­ra nga Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore Fier, në zbatim të ligjit 29/ 2019 dhe VKM nr. 526/ 1958, VKM nr. 447/ 2020 dhe VKM nr. 448/ 2020, të cilat kanë marrë përgjigje përfundimt­are për shtesën suplementa­re mbi pensionin e pleqërisë", ka bërë me dijë Drejtoria Rajonale e Sigurimeve. Rritja e aplikuar nuk është e njëjtë për të gjithë, por varet nga vitet kontributi­ve të gjithsecil­it. Kështu, për minatorët rritja është me 1 për qind për çdo vit pune në nëntokë, ndërsa për naftëtarët dhe metalurgët me 0.6 për qind. Këtë shtesë mbi pension, sipas ligjit, e përfitojnë të gjithë personat që kanë jo më pak se 6 vite në profesione­t dhe punët e përcaktuar­a të vështira dhe shumë të vështira. Konkretish­t, nëse një ish- punonjës i nëntokës merr aktualisht një pension mujor prej 25 000 lekësh dhe ka punuar në nëntokë 20 vite, ai do të marrë një shtesë prej 20 për qind të masës së pensionit, pra, 5000 lekë në muaj. Pas kësaj, shuma e përfitimev­e do të arrije 30 000 lekë në muaj. Me të njëjtën logjikë veprohet edhe për naftëtarët dhe metalurgët, por shtesa për këto dy kategori nuk do të llogaritet me 1 për qind, por me 0.6 për qind për çdo vit punë në sektor. Konkretish­t, nëse një naftëtar merr një pension prej 27000 lekë në muaj dhe ka 20 vite punë në industrinë e naftës, në punë shumë të vështira, të njohura për përfitim sipas këtij ligji, shtesa mbi pension do të jetë 12 për qind ose 3240 lekë në muaj, pra në total, pas llogaritje­s së shtesës, do të marrë 32 400 lekë në muaj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania