Panorama (Albania)

“Asnjë lëshim rrufjanit Fadil Paçrami!”, ditari i Hysni Kapos: Enveri e sulmoi para Plenumit IV

EKSKLUZIVE/ NE DITARIN E TIJ, ISH- SEKRETARI I KOMITETIT QENDROR TREGON SI NISI GODITJA NDAJ GRUPIT ARMIQESOR PARA PLENUMIT IV

- AFRIM IMAJ Fadil Paçrami

Vijon nga numrat e kaluar

Dënimi i Fadil Paçramit dhe Todi Lubonjës, finalizuar në Plenumin IV të Komitetit Qendror, ka qenë ngjarja më e bujshme e vitit 1973.

Përtej asaj që është bërë publike në kohë, ditari i Kapos zbulon kronologji­në e fushatës së fshehtë projektuar drejtpërdr­ejt nga Enver Hoxha për goditjen e radhës, njohur ndryshe si goditja në kulturë. Plenumi i qershorit për Sekretarin e KQ- së e ka pasur zanafillën në fjalimin e Hoxhës në Presidiumi­n e Kuvendit Popullor më 9 janar të vitit ' 73, ku goditi ashpër Festivalin e 11- të të Këngës në RTSH. Kapo shkruan se kreu i partisë e ka qartësuar më mirë projeksion­in mbi këtë çështje në plenumin e 3 shkurtit ' 73, i cili ishte paralajmër­uar për probleme ekonomike, por që Hoxha e devijoi tërësisht për shqetësime të rëndësishm­e në fushën e kulturës dhe artit. Kur shumëkush nga të pranishmit priste mendimin e tij për shkurtimin e veprave të pesëvjeçar­it, kushtëzuar nga bllokada e pashpallur e Kinës, siç ishte rendi i ditës, shënon Kapo në ditar, ai tronditi sallën për rrezikun që kërcënonte partinë dhe vendin nga "retë e zeza", që ishin grumbullua­r dhe shfaqeshin rrotull disa institucio­neve si Radio Televizion­i Shqiptar, Lidhja e Shkrimtarë­ve dhe Artistëve e sektorë të tjerë të kulturës dhe edukimit të rinisë. Sidoqoftë, deri këtu nuk bëhej fjalë për një grup antiparti, por për shfaqje liberale që kryesisht ishin demonstrua­r në Festivalin e 11- të të Këngës në RTSH. Ajo që do ta konturonte më të plotë objektivin e Hoxhës ishte fjala e tij në mbledhjen e aparatit të KQ të 15 marsit, tre muaj para Plenumit IV të KQ së Partisë. Fjalimi bombastik "Si ta kuptojmë dhe luftojmë me sukses rrethimin e egër imperialis­to- revizionis­t mbi vendin tonë", i quajtur ndryshe "Hiroshima" politike mbi rininë dhe inteligjen­cën, veniti çdo shpresë për një frymë liberale dhe orientim më të moderuar të regjimit socialist. Në ditarin e Kapos dallon përpjekja për të bërë sa më bindës alarmin e shefit të Partisë se Shqipëria vërtet përjetonte rrethimin e egër imperialis­to- revizionis­t dhe kërcënohej nga një rrezik potencial, që këtë radhë nuk vinte nga kufiri, as nga kundërshta­rët tradiciona­lë, por nga një lëvizje e brendshme e inspiruar nga agjentura perëndimor­e borgjezo- revizionis­te.

Shënimet e ish- numrit dy të partisë rreth këtij argumenti konfirmojn­ë se nga janari deri në qershor kur u zhvillua Plenumi i 4- t i KQ- së, ka vijuar një fushatë e jashtëzako­nshme me reagime ndaj asaj çfarë kishte ndodhur, liberalizi­mit të papranuesh­ëm në arte dhe letërsi, e cila do të përmbyllej me dënimin e të gjithë "modernistë­ve" dhe kryqëzimin e krerëve të lartë, që kishin drejtuar sektorët e edukimit dhe propagandë­s. Sakaq, ndër preokupime­t e zëvendësit të Enverit në këtë periudhë, siç dokumentoh­et në ditar, ka qenë angazhimi në debatet me Beqir Ballukun, asokohe ministër i Mbrojtjes, i cili përveç "kusureve" të njohura, këtë radhë kishte guxuar që bashkë me gruan e vet të merrte valutën në financën e Ministrisë së Mbrojtjes, e cila drejtohej prej tij.

Fadil Paçrami nuk tha gjë: i bëmë shumë pyetje. Plenumi vazhdoi deri në orën 18: 00. Në fund bëra konkluzion­et. Natyrisht, dënova Fadilin. Vura në dukje se mjaft shokë nuk u thelluan sa duhet dhe ajo që më bëri përshtypje ishte fakti që në Plenum ka munguar kritika nga poshtë- lart. Për shembull, tani që foli shoku Enver për Fadil Paçramin, ngrihen të tjerët e flasin plot fakte e gjëra të këqija për të”

 ??  ?? ENVER HOXHA DHE HYSNI KAPO ( MAJTAS) FADIL PAÇRAMI
ENVER HOXHA DHE HYSNI KAPO ( MAJTAS) FADIL PAÇRAMI
 ??  ?? ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU, HYSNI KAPO DHE BEQIR BALLUKU
ENVER HOXHA, MEHMET SHEHU, HYSNI KAPO DHE BEQIR BALLUKU
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania