Schutz: S’besojmë se shkëmbimet territoriale sjellin zgjidhje të qëndrueshme
DiplomatjagjermaneapelonpërmarrëveshjemesKosovëseSerbisë
Në intervistën e saj për BIRN- in, diplomatja me përvojë, e cila ka shërbyer edhe në Shqipëri para se të bëhej drejtoreshë e Ballkanit Perëndimor në Berlin, tha se Gjermania shpreson të rifillojë dialogu i ngecur midis Kosovës dhe Serbisë. Ajo theksoi se Gjermania nuk beson në ndonjë zgjidhje afatgjatë që mund të vijë nga shkëmbimet territoriale, por shtoi se një marrëveshje mes të dyja vendeve do të ndihmonte të gjithë rajonin për t’u zhvilluar më shpejt. “Falë përpjekjeve të ndërmjetësimit nga Përfaqësuesi Special i BE- së, Miroslav Lajçak, dhe mbështetjes së Gjermanisë dhe Francës, dialogu i udhëhequr nga BE- ja midis Beogradit dhe Prishtinës rifilloi më në fund më 12 korrik, pas ndërprerjes së tij 20 muaj më parë. Ne shohim një nevojë urgjente për progres në dialog, pasi situata e pazgjidhur po mban peng të dyja vendet dhe duke penguar bashkëpunimin rajonal, aq shumë të nevojshëm për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse që lejon realizimin e perspektivës së BE- së është në interes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe të rajonit në tërësi. Kjo marrëveshje gjithashtu duhet të sjellë një stabilitet më të madh në rajon. Siç dihet, ne nuk besojmë se kufijtë e rinj ose shkëmbimet territoriale do të kontribuojnë në një zgjidhje të qëndrueshme”, shpjegoi Schutz, duke iu referuar kundërshtimit të Gjermanisë ndaj shkëmbimeve territoriale si një zgjidhje përfundimtare. Pajtimi mbetet një detyrë e rëndësishme për rajonin dhe një gur themeli për zhvillim pozitiv dhe progresin në rrugën drejt BE- së, tha mes të tjerash Schutz.