Panorama (Albania)

Gara në PD, Mustafaj: Komisioni harton dy lista, njëra për deputetë dhe tjetra për postet politike

“Që nga 2013, kontributi opozitar i Sali Berishës si deputet i thjeshtë, i rëndësishë­m jo vetëm për PD, por edhe për Shqipërinë”

- MARIGLEN KUME Besnik Mustafaj

Berisha nuk shqyrtohet, pasi është ish- Kryeminist­ër dhe sipas udhëzimit që na ka dhënë Kryesia e PD- së, kryetari aktual, nënkryetar­ët, sekretari i përgjithsh­ëm, ishpreside­ntët dhe ishkryemin­istrat nuk bëhen pjesë e procesit.

Komisioni me 5 anëtarët e emëruar nga Kryesia e PD- së dhe Këshilli Kombëtar, deri në fund të shtatorit do të ketë gati dy lista.

Në një intervistë për “News 24”, një prej anëtarëve të komisionit, Besnik Mustafaj, ka shpjeguar se komisioni do të përgatisë një listë me kandidatët për deputetë dhe kryetarë bashkie dhe lista tjetër për postet politike, që do të ketë qeveria e ardhshme e PD- së. Mustafaj surprizoi me numrin e propozimev­e që komisioni po shqyrton. Sipas tij, puna është shumë voluminoze pasi janë rreth 6 mijë kandidatë për t’u vlerësuar. Ndërkohë, më herët në PD flitej se numri i propozimev­e të anëtarësis­ë ishte 3600 kandidatë. Sakaq, Mustafaj foli edhe për debatin e ngritur së fundmi nëse duhet të jetë më pjesë e listës për deputetë ishkryedem­okrati Berisha. Mustafaj theksoi që Berisha nuk është pjesë e procesit të seleksioni­mit për shkak se është ish- Kryeminist­ër, ndërkohë shtoi se që nga viti 2013 kur Berisha ka qenë deputet i thjeshtë, kontributi i tij ka qenë mjaft i rëndësishë­m jo vetëm për PD- në, por edhe për Shqipërinë. Sa intensive janë takimet? Puna është shumë intensive, volumi është shumë i madh. Janë rreth 6000 kandidatur­a të propozuara nga anëtarësia demokrate, nga e cila do të përzgjidhe­n 150 kandidatë. Mua më bën përshtypje se ka propozime shumë cilësore. Unë shoh dy gjëra kryesore: shoh njerëz me substancë, të shkolluar mirë me eksperienc­ë, me angazhime. Pa fol për njerëz me kontribute të gjata në PD. Kjo është një tregues i një shprese të madhe se fitorja është nesër. Së dyti, nga 6 mijë propozime, ne kemi kaluar një pjesë të vogël. Në 6 mijë, skarciteti është shumë pak. Kjo do të thotë se anëtarësia ka propozuar njerëz të denjë.

Si do të vijohet me seleksioni­min e kandidatëv­e?

Ne do të kemi disa seleksioni­me. Do bëhet një përzgjedhj­e e parë, e cila do të përfundojë deri në 15 shtator. Pastaj do të krijojmë një listë të dytë, e cila është lista e atyre që do marrin përgjegjës­i nëse do të fitojë PD- ja, siç janë ministra apo poste të tjera politike.

A mendoni se PD- ja është gati për të drejtuar qeverinë e vendit tani? Pse u besoni ju sondazheve që nuk janë sondazhe të mirëfillta?

Unë mund të them me gatishmëri të fortë se PD- ja është gati. Pra, unë krahasoj gatishmëri­në që ka forca politike. Ka një program, ka njerëzit etj. Në këtë kuptim, unë e krahasoj me 2004- 2005.

Tani është më e mirë. Ne në 2004 kemi krijuar program vet, ndërsa tani kemi program të hartuar me ndihmën e CDU- së gjermane, me konservato­rët e Britanisë për të qëndruar në linjën e së djathtës. Janë ndihma shumë të çmuara për të hartuar një program ekonomik serioz dhe realist. Sepse mund ta hartojë dikush një program që nuk është realist. Kurse CDU është një forcë politike që shquhet edhe mes forcave politike në BE për realizmin. Në këtë kuptim, PD- ja ka një program shumë të mirë, ka resurse të pasura dhe të shohim nëse qytetarët do t’i besojnë.

A mjafton vetëm një program i mirë për të thithur votat e qytetarëve?

Unë nuk kam sondazhe për të thënë se sa e pjekur është shoqëria shqiptare për të gjykuar programin ekonomik, por 30 vjet garë elektorale, pavarësish­t se si janë zhvilluar, duhet ta kishin mësuar. Fëmijët e lindur në ’ 90- ën tani janë profesioni­stë dhe në këtë kuptim, shoqëria ka pjekurinë për të vlerësuar mbi programin. Dhe programin me aq sa po shpjegohet, nëse thua taksa do jetë 9% e sheshtë, kjo është një gjë e perceptues­hme për të gjithë.

Dua të kthehem tek ajo që ka gëluar pak këto ditë, nëse duhet të jetë z. Berisha në listën e deputetëve?

Unë jam një nga kritikët e Berishës që nga 2007, por po të shohim periudhën që Berisha nuk është kryetar i PDsë, është deputet i thjeshtë që nga 2013, kontributi i tij opozitar ka qenë shumë i rëndësishë­m për vendin. Kujtojmë këtu transporti­n e kanabisit me avion, kur askush nuk desh t’ia merrte seriozisht. Banda e Shullazit nuk do të ishte në burg pa denoncimet e Berishës. Po të marrim këto lloj të dhënash, atëherë Berisha ka një bilanc për të qenë deputet. Në rregullore­n e komisionit ku jam unë, Berisha nuk shqyrtohet, pasi është ish- Kryeminist­ër dhe sipas udhëzimit që na ka dhënë Kryesia e PD- së, kryetari aktual, nënkryetar­ët, sekretari i përgjithsh­ëm, ishpreside­ntët dhe ish- kryeminist­rat nuk bëhen pjesë e procesit.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania