Panorama (Albania)

Ahmetaj firmos paktin me Italinë, 95 milionë euro për tërmetin

90 milionë euro kredi e butë dhe 5 milionë grante. Fokusi në rindërtimi­n e objekteve publike dhe sektorin energjetik

- Ahmetaj e Bucci

Është firmosur dje marrëveshj­a mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për të materializ­uar angazhimin e dhënë nga fqinji përtej Adriatikut, për të ndihmuar Shqipërinë me 95 milionë euro në kuadër të procesit të rindërtimi­t pas tërmetit të 26 nëntorit.

Marrëveshj­a u firmos nga ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj, dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabricio Bucci. Firmosja e marrëveshj­es ishte konkretizi­mi i dialogut të ngjeshur të javëve të fundit mes palës italiane dhe asaj shqiptare, çka bëri të mundur arritjen e një dakordësie të përbashkët lidhur me sektorët parësorë, ku edhe do të përqendroh­et kontributi i konsiderue­shëm italian, që kap shifrën prej 95 milionë eurosh, i ndarë ky në 5 milionë euro grante dhe 90 milionë euro kredi e bute. FOKUSI I INVESTIMIT

Sipas njoftimit zyrtar të shpërndarë për mediat, sektorët e parashikua­r për ndërhyrje janë: rindërtimi i strukturav­e publike, infrastruk­tura e rrjetit energjetik, edukimi profesiona­l dhe ekonomia detare. Sektorët e investimit përbëjnë një ndërthurje mes sektorëve novatorë dhe sektorëve me një traditë të konsolidua­r tashmë dhe veprimtari­së së Agjencisë Italiane për Bashkëpuni­m në Shqipëri. Por, gjithashtu, këta sektorë pasqyrojnë një pjesë të madhe të përparësiv­e të përcaktuar­a nga “Post Disaster Need Assessment” e hartuar në bashkëpuni­m mes qeverisë shqiptare, Bashkimit Europian, Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore, me synim mbështetje­n e Shqipërisë si në procesin e rindërtimi­t, në kuptimin e plotë të fjalës, ashtu dhe në nxitjen e disa prej sektorëve strategjik­ë të ekonomisë.

AHMETAJ Gjatë fjalës së tij, ministri Ahmetaj tha se kjo ndihmë është tejet e çmuar, pasi fokusohet në disa sektorë shumë potencialë për ekonominë shqiptare. “Kredia e butë prej 90 milionë eurosh do të angazhohet: “Në sektorin e energjisë, për përmirësim­in e mëtejshëm të linjave të transmetim­it, në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësim­in e infrastruk­turës portuale dhe peshkimit, në rritjen e kapacitete­ve për përballimi­n e fatkeqësiv­e natyrore, me përmirësim­in e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjenca­ve civile, ku eksperienc­a e mirënjohur botërisht e Italisë dhe asistenca e vëllezërve italianë do të jenë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë”.

AMBASADORI Ndërkohë, ambasadori italian, Fabricio Bucci, tha se kjo marrëveshj­e tregon mbi të gjitha marrëdhëni­et e veçanta që ekzistojnë mes nesh jo vetëm si miq, por edhe si vëllezër. “Jam veçanërish­t i lumtur që Emergjenca­t Civile dhe Disaster Risk Reduction ‘ DRR’, janë sektorë strategjik­ë, të cilët e renditën Italinë në vijën e parë që prej fazave të para pas tërmetit. Jam i bindur se profesiona­lizmi dhe përvoja e gjatë italiane në këto fusha, krahas faktit se Italia dhe Shqipëria karakteriz­ohen nga të njëjtat problemati­ka gjeologjik­e dhe mjedisore, do të jenë çelësi i suksesit të një veprimtari­e mbështetës­e të natyrshme. Rrugëtimi do të jetë i gjatë dhe i ngarkuar, por historia mes Shqipërisë dhe Italisë bazohet te miqësia dhe bashkëpuni­mi. Kam bindjen se së bashku dhe falë një angazhimi të ndërsjellë e të vazhdueshë­m do të mund të arrijmë rezultate të shkëlqyera”, deklaroi ambasadori Bucci.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri Ahmetaj dhe ambasadori italian Bucci, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es
Ministri Ahmetaj dhe ambasadori italian Bucci, dje gjatë firmosjes së marrëveshj­es

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania