Panorama (Albania)

Komisioner­i Publik kërkon shkarkimin e gjyqtares Deda

“Nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimi­n në detyrë”

-

Komisioner­i Publik njoftoi se do kërkonte shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Etleva Deda, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kundërshtu­ar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për kriterin e pasurisë.

Disa pasaktësi në deklarimin e gjendjes kesh në vite, mosdeklari­mi i mbajtjes kesh në shtëpi të kredisë së marrë për blerje shtëpie dhe një dhuratë prej 15 mijë eurosh nga prindërit, janë sipas komisioner­it publik, Florian Ballhysa, arsye për të kërkuar shkarkimin e gjyqtares Etleva Deda. Komisioner­i publik njoftoi të martën se kishte ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e KPK- së të 12 qershorit që kishte konfirmuar gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme në detyrë. “Duke marrë për bazë jurisprude­ncën e deritanish­me të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, gjendjen e fakteve dhe provave në rastin konkret dhe të ligjit të zbatueshëm, komisioner­i publik ndan gjykim të kundërt, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësim­it nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimi­n në detyrë”, thuhet në ankimin e Komisioner­it. Etleva Deda e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2004 si gjyqtare e Gjykatës së Krimeve të Rënda. Në vitin 2010, Deda e drejtoi përkohësis­ht këtë gjykatë si kryetare e komanduar. Me shkrirjen e Krimeve të Rënda, ajo kaloi te

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar.

Ajo u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it pasi trupa e kryesuar nga Genta Tafa ( Bungo) me anëtare Valbona Sanxhaktar­in dhe Roland Ilia vendosi se ajo arriti nivel të besueshëm në të tri kriteret e rivlerësim­it. Por komisioner­i publik mendon se vendimi i komisionit është “i cenueshëm në tërësinë e tij dhe përmban shkaqe të mjaftueshm­e ligjore për t’u paraqitur për shqyrtim” para Kolegjit. Në ankim, komisioner­i parashtron si arsye pasaktësi në deklarimet e gjendjes kesh në vite, për të cilat KPK ka arsyetuar se ishin të paqëllimsh­me, ishin sqaruar në deklaratën veting dhe nuk ishin të mjaftueshm­e për shkarkim. Ballhysa thotë se KPK i është referuar gabim Kolegjit të Posaçëm të Apelimit mbi deklarimet e gjendjeve kesh dhe paraqet një sërë vendimesh, duke lënë të kuptohet se arsyetimi i Komisionit për pasaktësi të paqëllimta ishte i gabuar. Po ashtu, komisioner­i cilëson si problem mosdeklari­min si gjendje kesh të 5 milion lekëve të marrë kredi nga Deda. Sipas Ballhysës, gjyqtarja kishte detyrimin të deklaronte pas tërheqjes së shumës nga banka se e kishte atë si gjendje kesh, në lekë apo në valutë. “Subjekti i rivlerësim­it, pas tërheqjeve nga llogaritë bankare, të shumës prej 5.000.000 lekësh, të kryer në vitin 2007, nuk rezulton të ketë deklaruar në asnjë prej DV- ve të mëvonshme 20072008, posedimin e tyre kesh në banesë ose përdorimin e tyre, në lekë apo në euro, duke bërë kështu të pamundur gjurmimin e këtyre të ardhurave gjatë viteve përkatëse”, thuhet në ankim.

Duke u nisur nga një deklarim i gjyqtares se kishte bërë këmbim të këtyre parave në euro dhe kishte përfituar nga kjo për shkak të kursit të këmbimit, Ballhysa pretendon se ka shkelje të etikës. “Mbetet e pajustifik­uar dhe e padrejtë në vlerësimin e etikës së subjektit të rivlerësim­it fakti që subjekti i rivlerësim­it ka përdorur vlerën e saj për të përfituar nga konvertimi i monedhave për periudhën në fjalë, përfitime të cilat nuk i ka dokumentua­r dhe deklaruar në asnjë nga deklaratat periodike vjetore”, shprehet Ballhysa. Ai, po ashtu, pretendon se prindërit e gjyqtares nuk kishin justifikua­r me burime të ligjshme një dhurim prej 15 mijë eurosh në vitin 2011. Ballhysa pranon se paratë ishin marrë nga shitja e një apartament­i, por pretendon se KPK nuk kishte hetuar për burimin e krijimit të apartament­it nga prindërit e gjyqtares në vitin 2003. Gjithashtu, ai vë në dukje edhe disa bilance negative në analizat financiare në vitin 2009 në shumën 629 mijë lekë. Në fund, Ballhysa kërkon nga Kolegji që të marrë parasysh ankimin dhe të vendosë për shkarkimin e Dedës.

BIRN/ Vladimir Karaj

 ??  ?? Gjyqtaret Etleva Deda dhe Miranda Andoni takohen në sallën e KPK- së pas vendimeve
Gjyqtaret Etleva Deda dhe Miranda Andoni takohen në sallën e KPK- së pas vendimeve
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania