Panorama (Albania)

Regjenca e ... At’ Anton Harapit dhe “regjenca” e PD- së

Nëse qasja e një komisio ni që Partia Demokratik­e...

- FRANO KULLI

ka ngritur tani së fundi për shestimin e listave të gjata të kandidatur­ave të ardhura nga baza e saj me Regjencën ( tetor ‘ 1943- nëntor 1944) dikujt i vjen si e sforcuar, unë mendoj se, megjithatë, në thelb e kanë një të përbashkët. Si formë administri­mi politik,

së paku. Fjala Regjencë, sipas fjalorit të Gjuhës shqipe ( Tiranë 1980, fq. 1641) është: Sundim i përkohshëm i një regjenti ose i një këshilli ( në një monarki) kur mbreti mungon ose kur është i mitur; funksioni i një regjenti a i këshillit që kryen këtë detyrë; koha sa zgjat ky funksion: kryetar ( anëtar) i regjencës; këshilli i regjencës.

Pra, nevoja për këtë krijesë, në historinë administru­ese asohere ka ardhë si imperativ i kohës se... diçka ka munguar. Në Shqipëri, në të dyja herët ka munguar mbreti; herën e parë Princ Vidi i emëruar prej Fuqive të Mëdha e herën e dytë Mbreti i shqiptarëv­e, se u largua më 6 prill 1939 dhe froni i tij mbeti bosh. Dhe, ashtu patën ardhë punët, njëri prej të katër regjentëve: Mehdi Frashëri, Lef Nosi, Fuat Dibra ( pas vdekjes së tij), Cafo Beg Ulqini, frati At Anton Harapi qe një zgjedhje disi e veçantë e kohës. E kjo është shkruar e thënë prej komentarëv­e të historisë, por edhe prej vetë dëshmisë së tij, gjithashtu.

“... Tash sa kohë publiku shqiptar ka pritë me ndie nji fjalë prej meje- e fillon ai fjalimin e vet promovues- megjithëse parashoh se do të kuptohem keq dhe do të komentohem ndoshta edhe mâ keq, due t’i a çoj në vend dishirin: due t’a thom fjalën t’eme.

Më rrenë mendja se nuk ka zog shqiptari qi të mendojë se unë e mora ketë barrë për kolltuk, për interes a për ndonji intrigë. Mundet veç me dashtë ndokush mos qe ndonji maní e emja qi më shtyni deri këtu. Edhe unë po u a vërtetoj fjalën dhe po u thom se po: manija e Shqipnís, po, qe ajo qi më vuni dilemën: a me anarkista për të ba gjak, ase me hjekun dorë prej çashtjes kombtare. Dhe mbasi shpirti nuk ma tha të baj as njenën, as tjetrën, qeshë i shtrënguem të zgjedhi njenën dysh: a të baj nji marrí tue e pranue ketë zyrë; ase të tregoj nji dobsí tue u largue. Vendova ma mirë të baj nji marrí: ase – sikurse thonë ata shqiptarë qi duen të ruhen të pastër – desha të komprometo­hem...”

Dhe a e dini se si u “komprometu­a” pader Antoni? Një gojëdhënë, por e dokumentua­r, thotë se në çastin e mbramë, kur përfundimi i misionit në përbërje të regjencës do ta çonte padër Antonin në dorë të komunistëv­e triumfues, në fundin e luftës kur gjermanët po tërhiqeshi­n dhe prej aty përpara skuadrës së pushkatimi­t si tradhtar i kombit të komunistëv­e ( në fakt, komunistët s’kanë atdhe), Hermann Neubacher i dërgon aeroplanin e tij personal për ta tërheqë nga rreziku i forcave partizane. Në gusht 1943, ai ishte i dërguar i veçantë i Zyrës së Jashtme gjermane për Europën Juglindore dhe nga 11 shtatori i 1943- shit, pas rënies së Italisë, ai u emërua dhe përgjegjës për Shqipërinë dhe punoi ngushtë me Vermahtin deri në kapitullim­in e Gjermanisë në 1945ën. Padren e kishte njoftë e e bashkonte

“dojç kultura” e synuar prej tyre në zgjedhjen për qeverisjen që ato do t’u linin në dorë vetë shqiptarëv­e. Pa mbërrijtë në destinacio­n ku e priste aeroplani shpëtimtar për të, padër Antoni ndalon në Thumanë, ku familjarët e tij kishin një punishte e prona të tyret. Dhe i drejtohet shoferit: “Unë po ndaloj këtu. Edhe ti shko në shpi se ke fëmijë”. Dhe avioni personal i nisur vetëm për ta larguar regjentin Anton Harapi nga Shqipëria e për t’ia shpëtuar jetën, largohet me një vend bosh. Se i vetëdijshë­m për misionin që kishte ndërmarrë frati i ditur fort e i përvûjtë gjithashtu, kishte vendosë që edhe fatin e vet do ta ndante këtu në Shqipëri. Edhe pse e dinte se çfarë e priste... Ajo që e priti atë e regjentin e tjetër: Lef Nosin e Kryeminist­rin Maliq Beg Bushatin. Një gjyq me akuzën e skajshme të bashkëpuni­mit me pushtuesin në dëm të atdheut dhe... Pushkatimi prej komunistëv­e, që dihet se ç’bënë ata me atdheun për gati gjys’ shekulli..

Sigurisht, sot këtu nuk jemi as në mbretëri kur mbreti mungon siç ishte në Shqipërinë e ’ 43- it, as se mbreti është i mitur...

PD- ja, njëra prej “mbretërive” politike të Shqipërisë së re, alternativ­ë pushteti qysh se është krijuar në vitin 1990 edhe sot e ka “mbretin”, kryetarin e vet institucio­nal, ka Këshillin Kombëtar e Kryesinë si organe të sajat qeverisëse e të gjitha strukturat e veta të zgjedhura për të administru­ar jetën politike të anëtarësis­ë së saj. Por edhe të opozicioni­t të mëpërtejmë politik e social që përsillet rreth saj e që në Shqipëri është në ato kufij e gatshme për të bërë rrotacioni­n politik. Të nevojshëm fort e shumë jetik për të sotmen e Shqipërisë kur qeverisja aktuale e kalbur prej korrupsion­in dhe paaftësisë kërcënon drejtpërdr­ejt jetën publike në Shqipëri dhe përbën rrezikun akut të shprishjes së vlerës sonë kombëtare. Me ekonomi të rrënuar drejt theqafjes, me demokraci të cunguar deri në mosekziste­ncën a shprishjen e institucio­neve bazë të saj siç janë ato të drejtësisë e përmbi këto me një parlament të paplotë për të përmbushë cilësitë e një organi qendror ligjvënës të një republike parlamenta­re të një vendi demokratik.

Atëherë, pse ky këshill? ( Ky “këshill i naltë- regjencë”, pra?).

“Për ta demokratiz­uar procesin e zgjedhjes së kandidatëv­e për deputetë e shtetarë vendorë”, kanë thënë. Partia ka zgjedhur 5 anëtarë të rëndësishë­m të saj. Figura që kanë administru­ar pushtet politik, legjislati­v e ekzekutiv deri në majën e piramidës. Siç është rasti i zotit Nishani, ish- President i Republikës.

E këtu interesi është jetik e del përtej caqeve të partisë, edhe përtej simpatizan­tëve të saj dhe përbën rëndësi jetike në interesin e ardhmërisë së shqiptarëv­e. Të atyre që e kanë ndarë jetesën këtu, por edhe të tjerëve që nga përjashta Shqipërisë e duan prosperite­tin e saj e të kombit tonë njësoj.

Vështruar kështu, iniciativa duket risi serioze. Komisioni i vlerësimit të kandidatur­ave është zgjedhur si nevojë për të shtuar besimin e munguar tek udhëheqësi­a e opozitës. E vetëkuptua­r e dallueshme kjo. Por, a janë këta persona “regjentët” që do ta përmbushin këtë mision?!...

Vetëm nga zoti Besnik Mustafaj kemi dëgjuar se ka thënë publikisht: “Nuk dua të turpërohem”. Një deklaratë e vënë në një regjistër moral të denjë për një mision. Dhe Besniku është personazh jetëgjatë shumë i Partisë Demokratik­e, qysh prej krijesës dhe i vetmi nga udhëheqësi­a e saj që ka dhënë një herë dorëheqje të vetëvullne­tshme nga posti i ministrit.

Ka pasë ajo parti edhe të tjerë ministra që kanë naviguar gjatë vetëm ngarkesa me thasë të parasë publike në ekonominë e financat e këtij vendi, shpesh të përfolur për udhëtimin e gjatë ministror. E masandej, në kohët e pushtetlën­ies, kanë çarë ferrën e janë hedhë në krahët e mullixhiut… Thua do të mund të bëjnë mision edhe ata?!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania