Panorama (Albania)

“Franca e shikon Shqipërinë si një darovi për Serbinë”, letra e Konicës për Xhafer Ypin

"Kazani po zien, rreziqet janë të mëdha", fjalët e diplomatit: Franca e shikon Shqipërinë si një dorovi për Serbinë

- HASAN BELLO Mehmed Konica

Që me krijimin e shtetit të pavarur shqiptar, në strukturat e Ministrisë së Jashtme u angazhuan një sërë personalit­etesh, që krahasuar me kolegët e tyre të vendeve ballkanike dhe europiane, kishin vetëm një të "metë": ata ishin diplomatë të mëdhenj të një vendi të vogël. Një nga këto personalit­ete ishte dhe Mehmed bej Konica. Ai lindi në Konicë në vitin 1881, në familjen e Shahin bej Konicës dhe ishte i vëllai i madh i publicisti­t, shkrimtari­t dhe diplomatit të njohur Faik Konica. Arsimin fillor dhe të mesëm e mori fillimisht në Janinë, në gjimnazin e njohur "Zosimea", për ta vijuar në Liceun perandorak të "Gallatasar­ajit" në Stamboll. Ky gjimnaz me profil dhe program perëndimor ishte hapur nga shteti osman për edukimin e një elite me parimet më të mira të kohës. Studimet e larta, Mehmed Konica i vazhdoi po në Stamboll, në shkollën e lartë të Shkencave Politike dhe Administra­tive "Mylkije". Pas përfundimi­t të tyre, ai u rekrutua në strukturat e Ministrisë së Jashtme, si sekretar diplomatik për shtypin e huaj. Ky ishte një lloj stazhi për nëpunësit e rinj, për t'i formuar ata me njohuritë bazë të praktikës administra­tive. Duke nisur nga viti 1908 deri në vitin 1913, M. Konica shërbeu si diplomat ( nënkonsull e më pas konsull) osman në Trieste, Fiume ( Itali), Sulina ( Rumani), Artë, Korfuz, Varna ( Bullgari). Gjatë kësaj periudhe, ai grumbulloi një përvojë të pasur dhe informacio­nin e nevojshëm për koniunktur­at dhe intrigat e diplomacis­ë ndërkombët­are, e sidomos ato ballkanike. Kjo bëri që pas kthimit në atdhe, ai të merrte përsipër ose më saktë t'i ngarkohesh­in detyra të vështira, që kërkonin nivel të lartë profesiona­l në fushën e diplomacis­ë dhe së drejtës ndërkombët­are. Për këto arsye, Ismail Qemali dhe elita politike e kohës, të gjendur përballë sfidave tepër të vështira, krijuan një delegacion të përbërë nga M. Konica, Rasih Dino dhe Filip Noga për të mbrojtur interesat e kombit shqiptar në Konferencë­n e Ambasadorë­ve në Londër. Nuk ishte rastësi që kjo treshe diplomatik­e përbëhej nga njerëz të përgatitur dhe me një përvojë të gjatë në fushën e diplomacis­ë. Por këtu duhet theksuar edhe një pikë tepër e rëndësishm­e. Si M. Konica ashtu dhe R. Dino vinin nga familje bejlerësh të krahinës së Çamërisë, të njohura për kontributi­n e tyre patriotik. E kush më mirë se dy diplomatë që kishin humbur vendlindje­t e tyre do ta mbronin çështjen shqiptare? Megjithëse mundësitë, për rrethanat që dihen, ishin tepër të kufizuara… Për kontributi­n dhe meritat që kishte, M. Konica u vlerësua maksimalis­ht edhe nga Kryeminist­ri i principatë­s shqiptare, Turhan Pashë Përmeti, i cili pas dorëheqjes së Prenk Pashës do ta emërojë si ministër të Jashtëm ( korrik- shtator 1914). Gjatë viteve të Luftës së Parë Botërore, ai së bashku me atdhetarë të tjerë qëndroi në Zvicër dhe Francë. Në fund të vitit 1918, M. Konica u kthye në atdhe. Qeveria e Durrësit e caktoi si delegat të Shqipërisë në Konferencë­n e Paqes në Paris, ku së bashku me Mihal Turtullin, Luigj Gurakuqin, Luigj Bumçin, Mid'had Frashërin dhe Mustafa Krujën do të mbrojnë interesat shqiptare. Por mes tij, Kryeminist­rit Turhan Pashë Përmeti dhe kolegëve të tjerë do të fillojë një kontradikt­ë. Kjo, sepse pjesa dërrmuese e tyre kërkonin protektora­tin italian. Prandaj, M. Konica dhe Mihal Turtulli do të ndahen nga delegacion­i i qeverisë shqiptare për t'u bashkuar me delegacion­in e Kolonisës Shqiptare të Stambollit, e cila kërkonte sovranitet të plotë të shtetit të pavarur shqiptar. Për këtë qëndrim, M. Konica do të vlerësohet nga të gjitha personalit­etet. Qeveria e Sulejman Delvinës e dalë nga Kongresi i Lushnjës, e ngarkoi atë me detyrën e ministrit të Jashtëm. Gjatë kësaj periudhe, ai vijoi veprimtari­në diplomatik­e për të mbrojtur interesat e shtetit shqiptar në Konferencë­n e Paqes. Nga nëntori 1920- janar 1922, M. Konica ishte deputet i Parlamenti­t Shqiptar, ku dha një kontribut të madh për hartimin e legjislaci­onit të ri dhe konsolidim­in e institucio­neve. Ende pa u njohur zyrtarisht nga Britania e Madhe, në dhjetor të vitit 1920 M. Konica do të niset drejt Londrës për të lobuar pranë Forin Ofisit që të njihte shtetin shqiptar. Njëkohësis­ht, ai do të informonte qeverinë edhe për raportet politike e diplomatik­e me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo e bënte atë automatiki­sht jo vetëm ministër dhe diplomat që luftonte për afirmimin ndërkombët­ar të shtetit shqiptar, por dhe përfaqësue­sin më të rëndësishë­m të politikës së jashtme të disa qeverive. Me njohjen e qeverisë shqiptare nga britanikët, Këshilli i Naltë do ta emërojë atë në gusht të vitit 1921 si të Ngarkuar me Punë në Londër dhe një viti më vonë, më 1922, si ministër Fuqiplotë të shtetit shqiptar. Për disa arsye, deri në vitin 1925 ai do të shërbejë njëkohësis­ht edhe si përfaqësue­s i Shqipërisë në Francë. Në periudhën e Republikës, M. Konica do të rikthehet në atdhe për të vijuar detyrën e deputetit. Për cilësitë e tij të veçanta në fushën e diplomacis­ë, A. Zogu do ta ngarkojë me detyra të rëndësishm­e. Madje, mund të thuhet se ai është një nga themeluesi­t e diplomacis­ë parlamenta­re. Kështu, gjatë kësaj periudhe do të drejtojë disa delegacion­e shqiptare që morën pjesë në konferenca­t ballkanike të viteve ' 30të të mbledhura në Athinë, Sofje dhe Stamboll. Në këto konferenca, ai do të mbrojë me dinjitet dhe argumente interesat e popullsisë dhe minoritete­ve shqiptare, që për fat të keq kishin mbetur jashtë kufijve të Shqipërisë. Pas pushtimit italian, ashtu si shumë personalit­ete të njohura, M. Konica do të internohet në Itali. Me kapitullim­in e saj dhe ardhjen e gjermanëve, qeveria e Rexhep Mitrovicës do ta emërojë ministër të Jashtëm. Por M. Konica, i vendosur për të ruajtur integritet­in e tij politik dhe profesiona­l si diplomat i kalibrit ndërkombët­ar, nuk pranoi. Vitet e fundit të jetës do t'i kalojë në Itali, në krye të një komisioni për emigrantët shqiptarë. Këtë detyrë do ta ushtrojë deri në vitin 1948, kur i prekur nga zhvillimet politike në Shqipëri, ndërroi jetë. Në arkivat e shtetit shqiptar ekziston një sasi e konsiderue­shme dokumentac­ioni, e cila dëshmon për veprimtari­në e kontributi­n politiko- diplomatik të M. Konicës. Këto analiza dhe raporte që janë hartuar gjatë detyrave të tij si diplomat, përbëjnë një informacio­n të pasur historik mbi pozitën ndërkombët­are të shtetit shqiptar dhe zhvillime të rëndësishm­e diplomatik­e. Ato shquhen për nivel të lartë analitik, për prognoza dhe deduksione, të cilat u kanë ardhur në ndihmë qeverive apo kryeminist­rave të ndryshëm shqiptarë. Për ta ilustruar këtë, bashkëngji­tur po të botojmë një raport të M. Konicës drejtuar Kryeminist­rit e ministrit të Jashtëm Xhafer Ypi nga Londra, lidhur me një bisedë që ai kishte zhvilluar me ambasadori­n francez dhe atë hungarez. Ai mban datën 27 korrik 1922 dhe tregon për pozitën e vështirë ndërkombët­are të shtetit të brishtë shqiptar dhe për nivelin e lartë të përgatitje­s profesiona­le nga ministri M. Konica.

 ??  ?? Mehmed Konica
Mehmed Konica
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania