Panorama (Albania)

SPAK kërkon konfiskimi­n e 17 pasurive të ish- të dashurit të Viola Spiros

Ish- i dashuri i Viola Spiros është arrestuar në Itali për trafik të lëndëve narkotike. I sekuestroh­et apartament­i në mes të Tiranës

-

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar të konfiskohe­n shtatëmbëd­hjetë pasuri, që i përkasin Valentin Selajt dhe të afërmve të tij.

Sipas SPAK- ut, Valentin Selaj është protagonis­t në trafikun e lëndëve narkotike dhe anëtar i një grupi që trafikoi kokainë në Europë. Pasuritë që prokurorët mendojnë se burojnë nga droga janë sipërfaqe toke të konsiderue­shme, shtëpia e prindërve të Selajt, të cilin media italiane e etiketoi si ‘ zoti i kokainës’, garazhe, automjete, njësi shërbimi dhe llogari bankare. Njëra nga pasuritë gjendet në bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë dhe është një apartament që u ble nga Selaj gjatë vitit 2017, në vlerën e 220 mijë eurove. Në njoftimin zyrtar, SPAK përcjell bashkëpuni­min me Prokurorin­ë holandeze që hetoi gjashtë shtetas, mes tyre edhe Selajn, për trafik, pastrim parash dhe organizatë kriminale. Të huajt vunë në dijeni prokurorët shqiptarë për dyshimet se një pjesë të fitimeve që burojnë nga trafiku i kokainës, Selaj i investoi në Shqipëri, sikurse edhe rezultoi nga hetimi pasuror i nisur dy vite më parë. Në një nga aksionet policore, Valentin Selajt dhe bashkëpunë­torëve të tij iu bllokuan 97 kilogramë kokainë dhe 16 kilogramë heroinë. Hetimi me disa prokurorë zbuloi se grupi përdorte linjën nga Amerika Latine, në portin e Amsterdami­t e më tej ia shpërndant­e ngarkesat Anglisë dhe Italisë, ku gjatë një operacioni antidrogë Selaj ra në pranga së bashku me partnerët në krim. Valentin Selaj njihet edhe si ish- i dashuri i gazetares Viola Spiro. Kohën kur Selaj ra në pranga, ata ishin një lidhje dashurie bashkë.

HETIMET Sipas letërporos­isë, nga hetimet e kryera në Holandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczy­k, prej disa vitesh kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Objekti i letërporos­isë ka qenë kryerja e verifikime­ve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri, si dhe kryerja e verifikime­ve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojnë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera. Nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të, Valentin Vasil SELAJ, Vasil Gjergj SELAJ, ( babai i Valentinit), Leze Kolë SELAJ, ( nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil SELAJ alias Ardian Vasil SELAJ, ( vëllai Valentinit) kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshm­e dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike. Mbështetur në faktet e lartpërmen­dura, aktiviteti­n e dyshuar kriminal të shtetasit Valentin Vasil Selaj në Holandë, mungesa e të ardhurave të ligjshme në Shqipëri dhe jashtë saj për shtetasit Vasil Selaj, Leze Selaj dhe Aleks Selaj, pasuritë e konsiderue­shme të paluajtshm­e e të luajtshme dhe investime që kanë në pronësi këta shtetas, lindin dyshime të arsyeshme se këto pasuri kanë ardhur si produkt i aktiviteti­t kriminal.

 ??  ?? Selaj e Spiro
Selaj e Spiro
 ??  ?? Valentin Selaj dhe Viola Spiro
Valentin Selaj dhe Viola Spiro
 ??  ?? Valentin Selaj
Valentin Selaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania