Panorama (Albania)

Nga Basha te Bardhi e Paloka, kush s’i nënshtrohe­t “vetingut”

Kush ka qenë deputet në 10 vitet e fundit dhe kush ka mbajtur një post drejtues, subjekti i dekriminal­izimit nuk verifikohe­t

-

Kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, sekretari i përgjithsh­ëm i PD- së, Gazment Bardhi, dhe dy nënkryetar­ët e PD- së, Edmond Spaho dhe Edi Paloka, nuk bëhen pjesë e procesit të nisur në PD për propozimin dhe përzgjedhj­en e kandidatëv­e për deputetë dhe kryetarë bashkie.

“Procesit të propozimit, konsultimi­t dhe përzgjedhj­es së kandidatur­ave nuk i nënshtrohe­n kryetari i partisë, sekretari i përgjithsh­ëm, nënkryetar­ët e partisë, kryetari i Këshillit Kombëtar dhe kryeminist­rat gjatë qeverisjes së Partisë Demokratik­e”, sanksionoh­et në pikën 7 të udhëzimit të Partisë Demokratik­e. Automatiki­sht, kupola e PD- së është e skualifiku­ar edhe nga detyrimi për plotësimin e formularit të vetëdeklar­imit, ku kandidatët e tjerë do të japin të dhëna që lidhen me gjendjen gjyqësore, pasurinë dhe shëndetin mendor. Po ashtu, edhe personat që kanë qenë deputetë, kryetarë bashkie apo edhe në qoftë se kanë mbajtur një pozicion që ka qenë subjekt i ligjit të dekriminal­izimit, gjithashtu do të përjashtoh­et nga detyrimi për të plotësuar formularin e vetëdeklar­imit. “Brenda 5 ditëve nga njoftimi, çdo kandidat është i detyruar që të plotësojë formularin e vetëdeklar­imit mbi të dhënat e tij. Përjashtoh­en nga detyrimi për të plotësuar formularin e vetëdeklar­imit, kandidatët që në 10 vitet e fundit kanë pasur mandat përfaqësim­i politik të Partisë Demokratik­e si deputetë apo kryetarë bashkie”, thuhet në pikën 23 të udhëzimit të PD- së.

PROCESI Komisioni i Seleksioni­mit ka hyrë në javën e dytë të punës së përzgjedhj­es së kandidatëv­e. Vetë puna e komisionit do të ndahet në dy faza. Në fazën e parë që ka nisur që më 3 gusht, anëtarët filtrojnë kandidatët në bazë të kontributi­t në jetën publike, kontributi në fushatat e partisë, kontributi në profesion dhe impakti te qytetarët.

Ndërkohë për mbarëvajtj­en, vetë komisioni ka krijuar edhe një rregullore të brendshme. Pasi pesëshja e anëtarëve bën seleksioni­min paraprak, kandidatët që mbeten në listë njoftohen që të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Përmes këtij formulari, i cili është rreth 50 faqe, kandidatët i nënshtrohe­n “vetingut” të brendshëm. Brenda 5 ditëve, kandidatët që duan të vazhdojnë procesin, duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklar­imit. Kandidatët që kualifikoh­en dhe kandidatët që do të rishikohen në një moment të dytë. Lista e parë më pas do të shkojë sërish në bazë për t’u votuar sipas parimit ‘ një anëtar, një votë’. VOTIMI NË ANËTARËSI

Vendimmarr­ja e Komisionit të Seleksioni­mit është kolegjiale dhe lista që përgatitet prej tyre i dërgohet sërish anëtarësis­ë, e cila nga data 15 shtator deri më 30 shtator zhvillon zgjedhjet. Për të shmangur lobimet në anëtarësi, hartuesi i procesit, sekretari i përgjithsh­ëm i PDsë, Gazment Bardhi, ka vendosur që anëtarësia të votojë emrat, të cilët nuk dëshirojnë që të jenë në listën për të vazhduar procesin. Një anëtar mund të votojë më shumë se një kandidat që nuk e do, por jo më shumë se 20% të përbërjes së listës për secilën degë apo qark. Për t’u skualifiku­ar nga gara, një kandidat duhet të ketë minimalish­t 20% të anëtarësis­ë që kërkojnë që një kandidat të mos e vazhdojë më garën. Më pas, lista që del nga ky proces i shkon Kryesisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania