Panorama (Albania)

Nga Kushtetuta te turizmi, përplasjet mes Presidenti­t dhe Kuvendit

-

Përplasja mes Presidenti­t Ilir Meta dhe maxhorancë­s socialiste, që kulmoi pranverën e këtij viti më 2 mars, kur ai doli në shesh bashkë me mijëra qytetarë kundër asaj që ai e quajti maxhoranca që po bën grusht shteti, përtej retorikës politike, është luajtur edhe në fushën e dokumentev­e zyrtare. Janë me dhjetëra ligjet që Presidenti Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend gjatë vitit 2019 dhe 2020. Që nga ligjet që prekin kompetenca­t e tij kushtetues­e, tek ato që ndërhyjnë në kodet rregullato­re të vendit, Meta ka gjetur mangësi në shumë nisma ligjore që Kuvendi ka miratuar në periudhën pasi është larguar opozita e bashkuar ( PD dhe LSI). Nëse në vitin e shkuar, dy çështjet që përballën më fort Presidenti­n Meta dhe Kuvendin kishin të bënin me zgjedhjet lokale dhe procedurat për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetues­e, në gjysmën e parë të 2020- ës, përplasjet kanë qenë për çështje më “soft”. Disa ligje me qëllim rregullimi­n në sektorin e turizmit dhe disa të tjerë në fushat e ekonomisë, janë kthyer nga Meta me arsyetime të ndryshime, që nga cenimet e pretenduar­a për liritë e investimit e deri te përdorimi i fjalëve të huaja në formulimin e neneve të ligjeve. Por, të gjithë këto ligje, me përjashtim të dyve, ai për mediat dhe tjetri për kompetenca­t e Presidenti­t në betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetues­e, nuk janë pranuar nga maxhoranca, që i ka rrëzuar njëri pas tjetrit në Kuvend. Vlen të theksohet se në këtë periudhë “lufte” mes Kuvendit dhe Presidenti­t, “paqe” është bërë vetëm për ndryshimet në Kodin Penal për përballimi­n e pandemisë dhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, që ishin produkt i marrëveshj­es së 5 qershorit mes PS- PD- LSI.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania