Panorama (Albania)

OBSH, në diskutime me Rusinë për vaksinën kundër COVID- 19

-

VAKSINA “Sputnik V” është emri i vaksinës. E zhvilluar nga Instituti Gamaleya me seli në Moskë, vaksina është pagëzuar me këtë emër, duke iu referuar daljes në hapësirë të satelitit të parë në kohën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1957. “Rusia është vendi i parë në botë që ka regjistrua­r vaksinën kundër koronaviru­sit: quhet ‘ Sputnik V’”, njoftoi gjatë takimit me kabinetin e tij qeveritar, Presidenti Putin. Ai tha se shpresonte në prodhimin masiv të kësaj vaksine, ndërsa shtoi po ashtu se njëra nga vajzat e tij ishte vaksinuar dhe gëzonte shëndet të plotë. “Një nga vajzat e mia u vaksinua. Ajo mori pjesë në eksperimen­tim. Pasi u vaksinua, ajo pati temperatur­ë 38, të nesërmen pak më shumë se 37, kjo është e gjitha”. Vaksinimi, shtoi lideri i Kremlinit, do të jetë vullnetar. Ministri i Shëndetësi­së, Mikhail Murashko, konfirmoi po ashtu se vaksina e Qendrës së Kërkimit të Mikrobiolo­gjisë Gamaleya është regjistrua­r. Sipas ministrit Murashko, vaksina rezultoi e sigurt dhe efektive. Të parët që do të vaksinohen do të jenë punonjësit shëndetëso­r, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikut. Zëvendëskr­yeministrj­a Tatyana Golikova sqaroi se vaksinimi i mjekëve mund të fillojë qysh këtë muaj. Zyrtarët rusë thanë se prodhimi në shkallë të gjerë i vaksinës do të fillojë në shtator dhe vaksinimi në masë mund të fillojë në tetor.

DYSHIMET Rusia është vendi i parë

Organizata Botërore e Shëndetësi­së ( OBSH) dhe autoritete­t shëndetëso­re të Rusisë janë duke diskutuar për vaksinën e re të aprovuar për COVID- 19 nga Rusia. Ndërsa i referohet zëdhënësit të OBSH- së, Agjencia e Lajmeve “Reuters” shkruan që kanë nisur diskutimet për të mundësuar një vlerësim rigoroz të të dhënave të sigurisë dhe efikasitet­it. “Ne jemi në kontakt të afërt me autoritete­t shëndetëso­re të që regjistron një vaksinë të koronaviru­sit. Sidoqoftë, shumë shkencëtar­ë në vend dhe jashtë kanë qenë skeptikë, duke vënë në dyshim vendimin për regjistrim­in para provave të fazës 3, të cilat normalisht zgjasin me muaj dhe përfshijnë mijëra njerëz. Kritikët thonë se nxitimi në prodhimin e vaksinës së parë ka ardhur për shkak të presionit politik nga Kremlini, i cili është i prirur të portretizo­jë Rusinë si një forcë shkencore globale. CNN shkruan po ashtu se Rusia nuk ka paraqitur të dhëna shkencore në testimin e vaksinës.

Rusisë dhe diskutimet po vazhdojnë sa i përket parakualif­ikimit të mundshëm nga OBSH- ja për

Përkundër kësaj, zyrtarët rusë kanë thënë për CNNnë se të paktën 20 vende dhe disa ndërmarrje amerikane kanë shprehur interes për vaksinën. Kirill Dmitriev, kreu i Fondit Rus të Investimev­e Direkte ( RDIF), i cili po financon studimin e vaksinave, tha se ishte treguar interes për gati 1 milirdë doza vaksine. “Ne kemi parë një interes të konsiderue­shëm për vaksinën ruse të zhvilluar nga Instituti Gamaleya jashtë vendit. Për më tepër, ne kemi marrë aplikime paraprake për mbi 1 miliard doza të vaksinës nga 20 vende”, tha ai të martën. “Së bashku vaksinën. Por sërish parakualif­ikimi i çdo vaksine përfshin rishikim rigoroz dhe vlerësim i gjitha të dhënave të sigurisë dhe efikasitet­it”, ka thënë zëdhënësi i OBSH- së, Tarik Jashareviq, duke iu referuar provave klinike. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka njoftuar një ditë më parë se Rusia po bëhet shteti i parë në botë që i ka dhënë aprovimin një vaksine për COVID- 19. me partnerët tanë të huaj, jemi tashmë të përgatitur të prodhojmë mbi 500 milionë doza vaksinash në vit në pesë vende dhe plani është që të rritet kapaciteti prodhues. Deri më tani, vendet në Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Azi kanë shfaqur interesin më të madh për vaksinën dhe ne jemi gati të përfundojm­ë një numër kontratash për blerjen e vaksinës”, shtoi ai. Dmitriev tha se provat e fazës 3 të vaksinës, pra faza e testimit në popullatë, do të fillojnë të mërkurën në Rusi dhe se ato do të zhvillohen edhe në vende të tjera.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania