Panorama (Albania)

Kanosi me armë administra­torin e hotelit, arrestohet i riu

-

Policia e Vlorës ka arrestuar ditën e djeshme një 19vjeçar, pasi dyshohet se ka qëlluar në zonën e Lungomares në Vlorë, në drejtim të një personi tjetër. Sipas informacio­neve zyrtare, mësohet se i riu njihet si person problemati­k, pasi edhe më herët ka qenë i përfshirë në konflikte. Ndërsa konflikti i ndodhur orët e vona të së hënës ka ndodhur për motive të dobëta mes palëve. “Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta. Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë, pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen ‘ Ujë i Ftohtë’ Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër, duke kanosur kështu shtetasin T. D. për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale ‘ Armëmbajtj­a pa leje’ dhe ‘ Kanosja’”, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë. Çfarë ndodhi mbrëmjen e së hënës në Lungomare? Sipas burimeve nga uniformat blu, 19- vjeçari është konfliktua­r me administra­torin e një hoteli në atë zonë. Shkak ka qenë një vend parkimi. Pasi janë konfliktua­r verbalisht, burimet thanë se i riu ka qëlluar me armë në ajër duke kanosur kështu edhe administra­torin e hotelit. Fatmirësis­ht, në këtë ngjarje nuk pati të lënduar në njerëz. Menjëherë Policia është vënë në ndjekje të të riut, duke e arrestuar atë pak kohë pas ngjarjes. 19- vjeçari është i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi është person me precedentë penalë, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë, për inskenim të një rrëmbimi dhe për dhunimin e dy shtetasve. E. N

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania