Panorama (Albania)

Ekstradohe­t shqiptari i parë në Kanada, 2 vjet në kërkim

Kishte urdhërarre­st se aksidentoi për vdekje me kamion një grua

-

Erjon Kashari, 39 vjeç, është shqiptari i parë që ekstradohe­t në Kanada nga Interpol Tirana, pas marrëveshj­es për ekstradime­t që është nënshkruar mes dy vendeve.

Ndaj tij ishte firmosur një urdhërarre­sti në vitin 2018, nga Gjykata British Columbia, pasi akuzohej për një aksident me pasojë vdekjen atje. Policia tha dje se si rezultat i bashkëpuni­mit të Interpol Tiranës me homologët, ditën e djeshme është bërë ekstradimi nga Shqipëria drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar Erjon Kashari, 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhërarre­stin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale “Neglizhenc­ë me pasojë vdekjen”, parashikua­r nga Kodi Penal kanadez.

Në vitin 2014, në Richmond, Kanada, ky shtetas, duke drejtuar një automjet tip kamion, ka përplasur shtetasen C. M., e cila për pasojë ka gjetur vdekjen. Gjykata e

British Columbia, Kanada, më datë 25.06.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin shqiptar Erjon Kashatri. Ky shtetas është arrestuar në vendin tonë më datë 17.07.2019, me qëllim ekstradimi­n drejt Kanadasë. Autoritete­t gjyqësore shqiptare kanë dhënë miratimin për ekstradimi­n nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Kanadasë të shtetasit Erjon Kashari, i cili iu dorëzua oficerëve të Policisë kanadeze në aeroportin “Nënë Tereza” Rinas. “Interpol Tirana vijon bashkëpuni­min me homologët, për kapjen dhe ekstradimi­n e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar. Si rezultat i këtij bashkëpuni­mi, ditën e sotme, nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Republika e Shqipërisë drejt Kanadasë, i shtetasit shqiptar E. K., 39 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t kanadeze të drejtësisë, bazuar në urdhërarre­stin e datës 15.06.2018 të Gjykatës British Columbia, Kanada, si person nën hetim për veprën penale ‘ Neglizhenc­ë me pasojë vdekjen’, parashikua­r nga Kodi Penal kanadez”, tha zyrtarisht Policia e Shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania