Panorama (Albania)

Dhunojnë me sende të forta 21- vjeçarin, në kërkim autorët

-

Një 21- vjeçar është dhunuar dhe goditur me sende të forta në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, ndërsa personi i dhunuar është shtetasi G. Kokaj. Pas sulmit, i riu është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës në gjendje shoku, ku pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore, mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, nisi hetimet dhe identifiko­i brenda një kohe të shpejtë autorët e dhunimit të 21- vjeçarit Kokaj. Identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që kanë pasur i dhunuari dhe autorët e kësaj ngjarjeje, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Ndërkohë, burimet nga uniformat blu bënë të ditur se 21- vjeçari i dhunuar ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe se vijon të marrë mjekim nga bluzat e bardha. Po ashtu, 21- vjeçari ka dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen, ku ka treguar edhe shkakun. Sipas tij, shkak është bërë një konflikt i hershëm me të rinjtë e tjerë, të cilët herë pas here e kërcënonin se do ta dhunonin. Dhe ky fakt nuk ka vonuar. Mbrëmjen e së hënës, autorët i kanë zënë pritë 21- vjeçarit duke e goditur atë me sende të forta. Nga goditjet, i riu pësoi dëmtime të rënda në trup, por fatmirësis­ht pa rrezik për jetën. Policia vijon hetimet, për të bërë të mundur arrestimin e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. E. H

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania