Panorama (Albania)

Sindikata e Arsimit, ministres: Mos e zbatoni këtë vit udhëzimin penalizues

- Arian Peraj

Kanë më shumë se një apo dy dekada që nxjerrin breza të tërë nxënësish, por ngelin në provimin ku u regjistrua­n për t'u rritur profesiona­lisht e financiari­sht.

Kjo ka ndodhur me jo pak mësues në testin e kualifikim­it, rezultatin e të cilit shumica i kanë marrë në copa letre pranë zyrave arsimore dhe jo online. Këtë fakt e denoncon eksperti i arsimit në Partinë Demokratik­e, Ndriçim Mehmeti, i cili ka publikuar dje foto të mësuesve në radhë për të marrë... pikët e provimit. Sipas Mehmetit, ministria, e paaftë për të publikuar rezultatet online, ka detyruar mësuesit të grumbulloh­en në kulmin e pandemisë, duke vënë kështu në rrezik jetën e tyre. "Për të marrë pikët e provimit, mësuesit duhet të grumbulloh­eshin masivisht në dyert e zyrave vendore arsimore për të marrë pikët e provimit në kundërshti­m me aktin normativ të nxjerrë nga vetë qeveria. MASR mburret se do të bëjë mësim ' onllajn' për 650 mijë e më shumë nxënës e studentë dhe nuk nxjerr dot ' onllajn' pikët e provimit për mësuesit. Kjo është shpikja më e re për të ruajtur shëndetin e mësuesve tanë". Ndonëse vlerësimi i të gjitha testeve ka kaluar në të njëjtat duar dhe u është dërguar njëkohësis­ht zyrave arsimore, këto të fundit kanë bërë publik lajmin në ditë të ndryshme. Nga fundjava, mësuesve iu është komunikuar vetëm sasia e pikëve, por jo nëse janë kualifikua­r. Pas denoncimev­e e ankesave të mësuesve, disa zyra vendore arsimore kanë shpallur pikët online pasditen e vonë, duke dhënë, veç vlerësimit final, edhe pikët e grumbullua­ra në secilën pjesë të testit. SKEMA E VLERËSIMIT

"A jam kalues me kaq pikë"? Kjo është pyetja e këtyre ditëve midis mësuesve. Jo pak prej tyre nuk janë në dije

Zv. presidenti i Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Arian Peraj, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale, i ka kërkuar ministres së Arsimit, Besa Shahini, ta mendojë dy herë zbatimin e udhëzimit famëkeq, atë nr. 8, 26.03.2020, për këtë vit, që përkon me kushtet e pandemisë dhe në kundërshti­m me frymën e ligjit për arsimin parauniver­sitar. "Shumë kolegë që e kanë zhvilluar këtë testim, po shfaqin pasiguri dhe frikë për saktësinë e hartimit të testit, skemës së vlerësimit dhe ndershmëri­së së gjithë procesit. Të gjithë jemi dëshmitarë dhe e njohim situatën në Shni të skemës së vlerësimit që përdoret për këtë provim. Udhëzimi për provimin e kualifikim­it kërkon gjysmën e pikëve të totalit për të kaluar, por vlerësimi bëhet i diferencua­r. Nga 70 pikë në test, nga të cilat 30 i përmban pjesa e parë dhe 40 e dyta, kërkohet jo më pak se gjysma e pikëve në të dyja pjesët. Me pak fjalë, një 50- pikësh në total nuk qipëri që nga 9 marsi i këtij viti e në vijim. Jeni ju vetë, që në mbyllje të vitit shkollor falënderua­t dhe vlerësuat me fjalët më të mira mësueset e sistemit që u përballën me një situatë të panjohur e të vështirë, nga e cila dolën të mjafton për t'u quajtur kalues. Minalisht, nevojiten 15 pikë në pjesën e parë të testit që ka të bëjë me pjesën e dokumentac­ionit shkollor, 20 për lëndën që jep dhe 15 që duhet t'i ketë siguruar nga dorëzimi i portofolit profesiona­l.

ANKESAT Pas udhëzimit surprizë që penalizon mësuesit mbetës, përballja me rezultatin ka rraskapitu­r. Janë po këta mësues që pas afro dy muajsh nga kjo situatë, po përballen me frikën e zbatimit të udhëzimit më kriminaliz­ues që ka nxjerrë një ministri Arsimi ndaj punonjësve të vet". Peraj apelon që udhëzimi në fjalë të mos zbatohet, së paku për këtë vit, ku mësuesit e kaluan me shumë vështirësi si testin, ashtu edhe presionin që thuhet se iu është bërë nga administra­torët ditën e provimit. Veç të tjerash, Peraj paralajmër­on Shahinin se tonet penalizues­e në dy udhëzime të nxjerra pa aprovimin e sindikatës, mund të përballet me situata të paparashik­uara. qenë një tjetër surprizë për mësuesit. Përveç mënyrës sesi janë njohur me të, ata vënë në pikëpyetje vetë tezën dhe mënyrën teknike të vlerësimit. "Nisur nga ankesat e mësuesve të të gjitha profileve, pa përjashtim, për vlerësimin në përgjithës­i dhe sasinë e pikëve në veçanti, të gjithë kanë një të përbashkët: mungesën e një numri të konsiderue­shëm pikësh. Mos ndoshta kjo ka të bëjë me përgjigjet e hedhura në fletëpërgj­igje që do të kontrolloh­eshin me skaner optik?! Mbase nuk u janë bashkangji­tur pikëve të tjera. Jemi mësues me përvojë 10 e 20vjeçare që i njohim mirë aftësitë e njëri- tjetrit. Nuk pretendojm­ë as për test të vështirë e as për terror. Mund të ketë ndonjë gabim, se ndryshe s'ka mundësi", thotë një mësues, pa dashur të identifiko­het me emër. Ndërsa të tjerë shprehen se me ta është bërë eksperimen­t, pasi nuk kanë pasur fletëpërgj­igje për të plotësuar. Në këto kushte, shumë mësues kanë hapur udhëzuesin e ri për të parë mënyrën e ankimimit të pikëve ( procedura, tabela në të djathtë të shkrimit). Në të shtatin vit të zhvillimit të provimit për kualifikim­in, ky është i pari vit ku mësues në masë kontestojn­ë rezultatet. Një gjë e tillë përkon me vitin e ndryshimit të udhëzimit, i cili penalizon mësuesit që nuk kalojnë. Ata janë të detyruar të futen në provim sezonin pasues dhe në rast se nuk marrin pikët e duhura, humbasin vendin e punës. Shkolla ndërpret çdo marrëdhëni­e financiare me ta dhe vendi i tyre shpallet vakant.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania