Panorama (Albania)

Korrespode­nca e diplomatit pas takimit me ambasadorë­t e huaj

-

Zoti Kryeminist­ër, Horizonti politik dhe ekonomik i Evropës është plot me re të zeza. Interesat e kundërta të Britanisë së Madhe dhe të Francës, pretendime­t e çmendura të francezëve nuk janë aspak shenja shprese për përmirësim­in e gjendjes së sotme. Sjelljet e Francës në Konferencë­n e Washington­it dhe gjetkë, formimi i marrëveshj­es së Vogë ( la Petite Entente) prej saj, nuk lënë ndonjë dyshim mbi planet e kësaj fuqie. Qëllimi i Francës është të dërrmojë Gjermaninë përgjithnj­ë, të shuajë bolshevizm­ën dhe të sjellë në Rusi një guvernë mike, me anën e së cilës të mund të rrëmbejë pasurinë e këtij vendi në mënyrë të koncesjeve ( koncesione­ve) dhe në anën tjetër t'i imponohet Anglisë. Plane prej njerëzve të dehur që nuk kanë vend në shekullin tonë, por kjo nuk i ndalon të jenë fort të rrezikshme. Kazani po zien dhe në mos plastë shpejt, janë probabilit­ete të mëdha të shohim një aleancë anglo- italogjerm­ane dhe ndoshta anglo- italo- gjermane- ruse. Duke pritur një eventualit­et të tillë, rreziqet janë të mëdha për shtetet e vegjël që nuk kanë hyrë në Marrëveshj­en e Vogël. Dhe sidomos për ne që s'jemi të organizuar. Për Francën, Shqipëria është një dorovi për Serbinë dhe në rastin e volitshëm të parë, nuk do të hezitojë aspak të na hedhë serbët mbi kurriz. Po do t'i pëlqente më mirë që gëlltitja jonë prej serbëve të bëhej në një mënyrë më të bukur. Duke na futur në Marrëveshj­en e Vogël ose duke përdorur armën ekonomike d. m. th., duke hyrë ajo vetë ( Franca) në Shqipëri ekonomikis­ht. Në vizitën e parë zyrtare që u bëra ambasadorë­ve, sipas zakonit diplomatik, Ambasadori i Francës më mbajti një fjalim mjaft të gjatë, të cilin s'kam dyshim e kish përgatitur që më parë, sepse ma tha me një frymë. Fjala e tij shkurtazi është kjo: "A keni dërguar përfaqësue­s në Beograd dhe në Paris? Beogradi ka më shumë rëndësi se Parisi për Shqipërinë. Duhet të vini në një afrim me Jugosllavi­në se Italinë e keni armike dhe do të ligën tuaj. Italia është e rrezikshme për ju. Princ Vidi është një imbecil. A u menduat për ndonjë mbret? Duhet të zgjidhni një mbret që të kënaqë të gjitha Fuqitë ose që të jetë i pranuar prej të gjitha Fuqive". Këto të gjitha m'i tha në një gjuhë të hapur dhe me një formë brutale dhe aspak diplomatik­e. Si e pashë që nuk mbaronte dhe që përdridhej përsëri në ato pika, i preva fjalën se kemi dëshiruar dhe jemi përpjekur që të kemi marrëdhëni­e miqësore me Serbinë, por ata nuk kanë dashur që të na qasen.

Por tani që na njohën zyrtarisht do të përpiqemi dhe ca më tepër që ta kemi mirë me ta. I dimë mendimet e fqinjëve tanë. Por politika jonë është që të mos bëhemi vegël e një fqinji kundër tjetrit dhe në këtë pikë jemi të patundur. Princ Vidin nuk e zgjodhëm ne. Sa për mbretin e ardhshëm, është e pamundur të kënaqim tërë botën. Fuqia më e rrezikshme për ne është Franca dhe interesi i vendit tonë e do që të kemi me të vetëm fjalë të ëmbla dhe fare gjë tjetër. Marrëveshj­a e Vogël na ka vënë në mendim disa shtete, si Hungarinë dhe Bullgarinë. Ministri i Hungarisë në Londër, kont Szapary, erdhi apostafat disa javë më parë në legatë që të marrë mendimin tim për formimin e një grupi të përbërë prej Shqipërisë, Hungarisë, Bullgarisë, Greqisë dhe në është e mundur Turqisë në një formë aleance difensive për t'i bërë ballë rrezikut që mund të na vijë prej Marrëveshj­es së Vogël. I thashë kolegut tim hungarez se çështja meriton konsiderat­ë, por më duket "prematuree" ( i parakohshë­m- H. B.): Greqia me Turqinë janë në luftë dhe në mos i dhënçin Bullgarisë një liman në detin Egje, nuk mund të vihet në një afrim mes Bullgarisë dhe Greqisë. Mbeten pra Shqipëria, Hungaria dhe Bullgaria, të cilat mund të bëjnë një aleancë. Po Shqipëria nuk mund të hyjë në një marrëveshj­e të tillë, në mos pastë krahët e ngrohta nga ana e Greqisë. Kështu i fola ministrit hungarez, por i lashë një dritare të hapur për më tutje. Nuk munda t'jua raportoj këto më sipër, sepse letrat hapen në Romë dhe Beograd dhe ndoshta në Paris dhe shifrën tonë e lexojnë ndoshta edhe boshnjakët. Përfitoj pra, nga ardhja e zotit Boshnjaku aty, për t'ju dërguar këtë raport. Pranoni, zoti Kryeminist­ër, nderimet e mia të larta,

( Mehmed Konica, Londër, më 27 korrik 1922)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania