Panorama (Albania)

Biseda me Ramizin: Të çojmë artistët në fshat

"Enveri, 8 orë duke lexuar raportin e Kongresit të Partisë"

-

lexova deri natën vonë, më revoltuan. Më duket se Zoi ia ka hipur kalit mbrapsht. Nuk fjeta gjatë gjithë natës... 14 shtator 1966 Çështja që më preokupont­e, që e shqetësoi shokun Enver, ishte informacio­ni që i dhashë mbi situatën e krijuar në Peshkopi. Atje, Zoi Themeli që kryen detyrën e Sekretarit të Parë, ka krijuar një kaos të madh. Vendosëm të takohemi në KQ ne, tre sekretarët me Zoi Themelin. Dëgjuam me vëmendje Zoin dhe Hajriun ( Hoxhën). Qëndrimi i Zoit është revoltues. Megjithëse është shumë i varfër nga mendja, i duket se di shumë, qesh me ironi dhe mospërfill­je, kur Hajriu dhe shokët kundërshto­jnë ndonjë mendim të tij. Ai është bërë si Koci Xoxe në Peshkopi, por mundohet të justifikoh­et para shokëve me djallëzi. Taktika nuk i shkoi deri në fund. Zoi ra nga fiku kur ndërhyri shoku Enver. Në sipërfaqe u duk se e kuptoi gabimin, por në të vërtetë mendjemëdh­enjtë zor të njohin gabimet. Sidoqoftë, Partia nuk mund ta lërë me kaq punën e tij... 1 nëntor 1966 U çel Kongresi V i Partisë. Në orën 8: 00 të gjithë miqtë e huaj ( kryetarët e delegacion­eve të më se 27 partive) bashkë me Byronë Politike, zunë vend në presidiumi­n e Kongresit. Deri në orën 20: 00, shoku Enver lexoi raportin. Gjatë tërë ditës isha i shqetësuar për shëndetin e tij. Ai lexoi raportin për afro tetë orë pa ndërprerje. Punë e lodhshme. U gëzuam që e ndiente veten mirë. E përqafuam porsa e përfundoi... 7 nëntor 1966 Vazhdojnë diskutimet në Kongresin e Partisë 8 nëntor 1966 Kongresi V i Partisë u mbyll me Internacio­nalen. Në mbrëmje me Ramizin shkuam për të përshëndet­ur delegatët e ftuar që ishin në hotel "Dajti" 23 nëntor 1966 Gjithë paradites, unë dhe Ramizi patëm bisedime me sekretarin e Përgjithsh­ëm të partisë marksiste- leniniste të Brazilit. Ato qenë shumë të dobishme. Mbi të gjitha, çështjet kishim unanimitet mendimesh. Partia e Brazilit qëndron në pozita të shëndosha marksiste. Shoku sekretar, kuadër i përgatitur me një logjikë të thellë, revolucion­ar i sprovuar. Biseduam dhe zgjidhëm shumë çështje, të cilave ka mundësi t'i japë ndihmë Partia jonë partisë motër të Brazilit... 3 dhjetor 1966 Porsa erdhi shoku Enver në zyrë, pas 15 ditë vizitash në rrethet e jugut, i raportova për punët dhe për bisedimet që patëm me sekretarin e Përgjithsh­ëm të PK- së të Brazilit, Amazonas. Gjatë ditës pata bisedime me Xhafer Spahiun, me Pipi Mitrojorgj­in, Leka Shkurtin për probleme që duhet të kemi parasysh si aparat i KQ- së. Pasdite u takova përsëri me shokun Enver dhe me Haxhi Lleshin. Nesër do të nisem për në Korçë. 10 dhjetor 1966 Zbrita në Korçë. Ora 10: 00, pas një vizite në fabrikën e qelqit, shkova për t'u takuar me gruan e Themistokl­i Gërmenjit. U gëzua shumë. Në orën 15: 00 u nisa për në Pogradec. Isha shumë i lodhur. Gjumi nuk më zinte. Koka më ka dhembur gjatë gjithë kohës që kam qenë në Korçë. Sheqeri m'u ngrit çuditërish­t mbas një periudhe pesëmujore që po përdor insulinë. 15 dhjetor 1966 Punova në zyrë. Fola me rrethet Gjirokastë­r, Elbasan, Korçë. Më informuan për punët. Më vonë dëgjova Manushin ( Myftiun) për plenumin dhe probleme të tjera të Tiranës. Shkuam bashkë te shoku Enver. Manushi raportoi për gjendjen. 17 dhjetor 1966 Mbledhje e sekretaria­tit. Të tre sekretarët dëgjuam punonjësit e aparatit mbi zhvillimin e plenumeve në rrethe. Mbledhja zgjati deri në orën 15. 26 dhjetor 1966 Bisedova me Ramizin për dërgim ekipesh në fshat të përbërë prej shkrimtarë­sh, piktorësh e artistësh, që të njihen me jetën dhe luftën e popullit për realizimin e detyrave që shtron Partia. 4 janar 1967 Biseduam me shokun Enver për probleme të metodës së punës të aparatit, mbi planin e problemeve që duhet të marrë në shqyrtim Komiteti Qendror, Byroja Politike, Sekretaria­ti dhe mbi planin e veçantë të aparatit. Shoku Enver më dha mendime shumë të vlefshme. 6 janar 1967 Dita e fundit në zyrë para nisjes për në Pekin. Nesër në mëngjes nisem për në Romë me avionin tim. Nxora nga dora çështjet që kishin mbetur. I raportova shokut Enver problemet korente që u lashë shokëve për t'i ndjekur. Ai më dha këshillat e fundit përpara nisjes.

Kajro- Egjipt, 10 janar 1967 Vij për herë të parë në Egjipt. Qytet i madh, por duket varfëria dhe kaosi. Vizituam xhaminë e Mehmet Aliut në kodër që dominonte Kajron, muzeun historik, piramidat, Sfinksin. Vepra madhështor­e, të çuditshme. Hëngrëm drekë në restoranti­n grek të Andreas, i dalluar për gatim. Në orën 16: 00 bëmë takim me punonjësit e ambasadës dhe gratë e tyre. U folëm mbi Kongresin e Partisë dhe gjendjen në Shqipëri. U ndamë përzemërsi­sht me ta. Duhet të nisemi për aeroport, ora 18: 15', avioni niset për Pakistan.

Pekin, 21 janar 1967 Gjithë paraditja kaloi në spital. Pres me padurim ditën kur do të nisem për në Shqipëri. Më duket sikur jam në tokën mëmë kur vete në ambasadë. Çmallem atje, shoh një ambient të vogël, shqiptar. Në orën 15: 30 shkova në ambasadë. U takova me shokë, biseduam. Atje piva një kafe vendase. Kadriu, shoferi i ambasadës, nga Petrela, është i shkathët dhe bën kafe të mirë. U largova para orës 17: 00, sepse më njoftuan se shoku Kan Shen donte të takoheshim. Në fakt, nuk erdhi, kërkoi ndjesë, sepse i kishte dalë një punë urgjente.

Vijon nesër...

 ??  ?? Faksimile nga dosja
Faksimile nga dosja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania