Panorama (Albania)

Gjimshiti kundër Nejmarit, Atalanta luan nderin e Italisë kundër PSG- së

-

Tashmë jemi gati, vjen dita e Atalanta- PSG, çerekfinal­es së parë të Champions- it në Lisbonë, sot ora 21: 00. Atalanta është skuadra e vetme italiane e mbetur në garë dhe trajneri Xhan Piero Gasperini ndien të gjithë mbështetje­n e vendit, duke e krahasuar skuadrën e tij me atë të kombëtares italiane. "E dimë që e gjithë Italia do të bëjë tifo për ne dhe kjo është diçka me të vërtetë e rëndësishm­e. Do të jemi një lloj kombëtarej­e dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Ka adrenalinë të madhe. Luajmë në një stadium shumë të rëndësishë­m, tempullin e Benfikës dhe sa keq që nuk do të jenë tifozët". Ai nuk mendon se fakti që PSG- ja nuk ka luajtur në kampionat pas ndërprerje­s së sezonit i ka ndryshuar shumë gjërat për kampionët e Francës, siç e tregoi Lioni kundër Juventusit: "Paraqitja e Lionit kundër Juves na bëri të kuptojmë se nuk ka diferencë të madhe mes atij që ka luajtur dhe atij që nuk e ka bërë. Nuk është shumë e sigurt se cila skuadër do të jetë në gjendje më të mirë fizike. Nuk mendoj se do të ketë avantazhe të mëdha në këtë drejtim për asnjë nga ekipet". Pastaj, për rivalët e Tomas Tuhelit dhe mungesat e mundshme të tyre, Gasperini analizon: "PSG- ja është një skuadër e madhe, që dominon prej shumë vitesh në Francë. Por ne kemi mbërritur deri këtu duke mundur rivalë shumë të vështirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne jemi optimistë se mund të bëjmë mirë. Të dëmtuarit? E dimë që nuk do të jetë Di Maria. Ne me siguri nuk do të kemi Iliçiçin dhe Golinin. Dyshimet në lidhje me Mbapenë dhe Verratin do t'i shikojmë nesër ( sot). Kanë ende mundësi dhe ne presim që të luajnë të gjithë". Dhe në fund, Gasp flet për statusin e skuadrës së tij në Europë pas eliminimit të Juventusit dhe Napolit në 1/ 8- at: "Na vjen keq që jemi i vetmi ekip italian që kemi mbetur. Mendonim se Juventusi kishte shanse të mëdha për të kaluar. Napoli luajti mirë kundër Barcelonës. Duhet të jenë të kënaqur, sepse bënë një ndeshje të madhe. Sigurisht që mungesa e Juventusit është më surprizues­ja. Tani kemi mbetur ne dhe do të përpiqemi të luajmë mirë. Pushimet? Shpresoj t'i vonojmë sa më shumë që të jetë e mundur".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania