Panorama (Albania)

“CILËSIA E ULËT E TESTEVE”, DASHO: NË SPITAL MË SHUMË PACIENTË “TË DYSHUAR”

-

Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, e ka cilësuar shqetësues faktin që në dy spitalet ku trajtohen pacientë të prekur nga COVID, ka më shumë pacientë “të dyshuar” me COVID sesa pacientë të diagnostik­uar. ” Një nga maksimat e para që na kanë mësuar profesorët në fakultet ka qenë se “pa diagnozë, nuk ka mjekim”. Kuptohet se paqartësia në vendosjen e diagnozës së COVID, e cenon procesin e përkujdesj­es për shëndetin dhe jetën e pacientëve. Përveç implikimev­e për shëndetin e pacientëve, situata ka implikime edhe për shëndetin publik si në nivel individi, ashtu edhe në nivel popullate. Në nivel individi, nuk dihet nëse, pas shërimit, këta persona e kanë kaluar apo jo COVID- in, gjë që ka rëndësi për strategjit­ë parandalue­se në të ardhmen. Në nivel komuniteti apo popullate, njohja e statusit lidhur me COVID te këta pacientë ka rëndësi për të vlerësuar përhapjen e COVID në popullatë dhe orientuar gjurmimin”, ka shkruar doktori në rrjetet sociale. Sipas tij, shumë ekspertë jashtë qeverisë kanë fajësuar Ministrinë për cilësinë e dobët të testeve me argumentin se testet me besueshmër­i të ulët kanë sjellë në pikën kur testimi nxjerr më tepër fals negativë ( persona të prekur nga COVID që testi nuk i identifiko­n dot) sesa realisht pozitivë ( persona të prekur që testi i identifiko­n si të tillë). Në këtë situatë, pra, kur diagnostik­imi është i vonuar, doktori konsideron të udhës që të kryhet analiza serologjik­e, apo e gjakut. “Ditët e fundit kanë qarkulluar edhe idetë se pacientët janë paraqitur me shumë vonesë pranë spitaleve COVID, kur virusi ka ‘ migruar’ tashmë nga fyti ( aty ku e identifiko­n testi i tamponit) drejt mushkërive. Në të dyja rastet është e pakuptuesh­me se përse nuk përdoret testi i antitrupav­e, i cili ka shumë gjasa të identifiko­jë antitrupa IgM, duke nisur nga fundi i javës së parë të sëmundjes, atëherë kur edhe mendohet se mund të jetë negativizu­ar tamponi. Është koha që të mendohet seriozisht për diagnozën e saktë dhe të besueshme të pacientëve të prekur ose të dyshuar si të prekur me COVID”, thekson më tej Dasho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania