Panorama (Albania)

Rriten testimet, shtohet numri i të prekurve me COVID

Në 24 orët e fundit 140 raste të reja dhe 5 humbje jete, 2 prej tyre pa sëmundje të tjera

-

Rriten testimet, shtohet numri i të prekurve me koronaviru­s. Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit janë kryer më shumë se 600 teste dhe janë konfirmuar pozitivë 140 persona, pra, gati 23 për qind e të infektuarv­e.

Një shifër kjo më e larta që nga fillimi i pandemisë. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga COVID19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID- 19. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamzë, 6 në Kukës; nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë; nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë; nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480 që nga fillimi i epidemisë”, tha një ditë më parë Rovena Daja.

RASTET FATALE E marta, përveçse shënoi një rekord të ri sa u takon rasteve pozitive, regjistroi po ashtu një bilanc të rëndë në humbje jete. Dje, si pasojë e koronaviru­sit kanë humbur jetën 5 persona, 2 prej të cilëve pa sëmundje të tjera. “Fatkeqësis­ht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID, pavarësish­t përpjekjev­e të mjekëve, një 46vjeçar nga Gjirokastr­a pa sëmundje të tjera, një 48vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoq­ëruese, një 81- vjeçar dhe një 84- vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoq­ëruese”, ka bërë me dije Ministria e Shëndetësi­së. E rënduar po ashtu vijon të paraqitet situata në spital, ku aktualisht gjenden të shtruar 124 pacientë. Megjithatë, siç është pohuar edhe zyrtarisht, dy spitalet COVID janë të mbushur dhe me gjasë këtë javë do të vendoset në funksion të të infektuarv­e një tjetër strukturë. Bëhet fjalë për ish- Kirurgjitë në QSUT, të cilat janë planifikua­r për të shërbyer si COVID 3. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Në spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolle­ve përkatëse”, tha Daja.

MOSHAT Të rrezikuar nuk janë vetëm të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike. Ministria e Shëndetësi­së bëri me dije në fillim të kësaj jave se mosha mesatare e të infektuarv­e është 47 vjeç. Mësohet po ashtu se përqindjen më të lartë të të prekurve, me 19.7% të rasteve të konfirmuar­a, e zë grupmosha 55- 64 vjeç, e ndjekur nga grupmosha 2534, vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuar­a. Vatrat kryesore të infeksioni­t janë Tirana, Durrësi dhe Shkodra. ndërsa nën kontroll paraqitet situata në Qarkun e Elbasanit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania