Panorama (Albania)

Meta pret ekipin nga Italia: Solidarite­t vëllazëror, s’do ta harrojmë kurrë

-

Presidenti Meta priti dje në një takim në ambientet e Presidencë­s ekipin e mjekëve dhe infermierë­ve të ardhur nga Italia për të trajnuar stafin mjekësor shqiptar në përballje me COVID- 19. Presidenti Meta, pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID- 1, COVID- 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperienc­ave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpuni­mit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është më se i domosdoshë­m, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet. Ndërsa falënderoi ekipin e mjekëve dhe infermierë­ve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, kreu i shtetit u shpreh se “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidarite­t vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhëni­en e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”. Ndërkohë, të hënën, Presidenti kërkoi nga qeveria që të përfshijë në skemën e mjekimit edhe trajtimin me plazmë, duke e cilësuar këtë të fundit efektive në trajtimin e të prekurve me COVID. “Nisur nga informacio­net përgjithës­isht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune ( konvaleshe­nte) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID- 19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. Në këtë situatë, është shumë e rëndësishm­e të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialist­ë, si një vend me eksperienc­ë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli”, nënvijëzoi kreu i shtetit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania