Bushati: Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare
“Është e vështirë të kërkosh një vizion të përbashkët të 57 shteteve”
euro është granti që BEja jep për Programin e Zhvillimit Ekonomik dhe të Turizmit përmes Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, një program investimesh në infrastrukturën turistike dhe trashëgiminë euro është ndihma e Bashkimit Europian si për mbështetje ndaj Shqipërisë me pajisje mjekësore për të mbështetur reagimin e qeverisë në sektorin social, dhe për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike për shkak të COVID
Ish- ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ishte si i Ngarkuar Special i Kryesisë Shqiptare të OSBE- së në Bratislavë, në punimet e forumit Globsec, ku personalitete nga e gjithë bota diskutojnë kryesisht mbi sfidat e sigurisë. Në panelin e diskutimit “De- fragmentimi i botës- parashikimi i një të ardhmeje më bashkëpunuese”, bashkë me Bushatin ishin ministri i Jashtëm i Kazakistanit Mukhtar Tleuberdi, sekretari i shtetit Slovak, Martin Klus dhe gjenerali John Allen, president i Brookings Institution. “OSBE është një platformë për dialog, një organizatë e mbështetur te konsensusi që bën së bashku shtete nga Amerika Veriore, Azia Qëndrore dhe Europa. Mbetet akoma e vetmja platformë ku këto tri kontinente janë të pranishme dhe diskutojnë së bashku, por që gjithsesi është prekur nga “Erozioni i besimit”, që po përjetojmë me mulitilateralizimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në tërësi. Është e vështirë të kërkosh një vizion të përbashkët të 57 shteteve pjesëmarrëse në OSBE me histori dhe tradita të ndryshme”, u shpreh Bushati në fjalën e tij. Sipas tij, kërkohet të rikthehet besimi i humbur. “Për mua çështja thelbësore është besimi. Ne kemi nevojë të rikthejmë besimin. Të rikthejmë besimin mes vendeve anëtare si fillim, por edhe më gjerë. Tashmë nuk jemi në kushtet e debatit klasik që kemi përjetuar në të shkuarën Perëndim
Lindje apo anasjelltas, pasi ky defragmentarizim për të cilin po flasim është shumë më i komplikuar. Nga ana tjetër, është e rëndësishme të flasim për vlerat e përbashkëta të organizatës. Ne kemi parë në disa raste që organizata ka qenë në gjendje të provojë asistencë për shtetet pjesëmarrëse dhe të shërbejë si ndërmjetës i besueshëm, por në shumë raste të tjera ka qenë thjesht e pamundur për shkak të rregullave të rëna dakord ose të interpretuara në një mënyrë të caktuar që i kanë pamundësuar veprimin organizatës. Në disa raste e kemi pasur të vështirë edhe të vendosim “vijën e kuqe”, dhe jemi dukur sikur kemi bërë vija në rërë. Kapërcimi i kësaj situate është shumë e rëndësishme për besueshmërinë e organizatës dhe kjo do të jetë shumë e rëndësishme edhe për besueshmërinë e rendit ndërkombëtar në tërësi”, u shpreh Bushati.