Kosova pa fat, në finale për Euro shkon Maqedonia
"Dardanët" shpërdorojnë shumë, Muriç shmang goleadën e vendasve
Eliminim i dhimbshëm për Kosovën. "Dardanët" nuk ia kanë dalë dot në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve, duke u eliminuar nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2- 1, duke bërë që ëndrra Euro 2020 të shuhet!
Pa fat, shumë raste të shpërdoruara dhe mundësi të çuara dëm për të shkuar deri në fund të këtij shansi, që do ta bënte Kosovën të futej në histori me kualifikimin në Europianin, që për shkak të pandemisë, u shty të zhvillohet në verën e vitit 2021, por ka ruajtur emrin "Euro 2020".
GOLAT Ishte një ndeshje që për nga golat u mbyll në pjesën e parë, por rastet e krijuara dhe loja e zhvilluar ishte shumë voluminoze dhe drithëruese, sidomos në të dytin fraksion. Të 3 golat u realizuan në pjesën e parë, duke u siguruar kështu kualifikimin për në finale maqedonasve. Autogoli i Kolollit dhe goli i Velkovskit vulosën këtë sfidë, ndërkohë që për "Dardanët" barazoi shifrat përkohësisht Hadërgjonaj. Ishte një aksion fatkeq për Kolollin, me një devijim të pafat që e dërgon sferën në rrjetën e Muriç. Kosova reagon shpejt, mirëpo Maqedonia e Veriut brenda këtij fraksioni realizon një tjetër gol avantazhi. Kaq mjafton për 45 minutat e para.
PJESA E DYTË Maqedonia e Veriut ia del që të shënojë edhe dy herë të tjera, por anulohen për pasaktësi dhe pozicione jashtë loje. Teksa Kosova ka tentuar të reagojë me disa kundërsulme, në fund të ndeshjes një gjuajtje e bukur e Zhegrovës grushtohet nga portieri dhe Aliti nga fare pranë nuk e shtyn drejt rrjetës, pasi portieri reagon edhe pse i shtrirë. Në fundin e ndeshjes pati sigurisht drithërima dhe zhgënjim. Një ecuri fantastike, një shans i artë për të arritur një rezultat historik, por nuk u realizua. Në përfundim të takimit futbollistët e Kosovës shpërthyen në lot. Maqedonia e Veriut do të luajë në finale të Ligës D për edicionin e parë, për të diskutuar me Gjeorgjinë një biletë se cila skuadër do të shkojë në Europian.