Panorama (Albania)

Berlini mirëpret autokratin Milo Gjukanoviç

- KENO VERSECK D. W.

Sundimtari shumëvjeça­r i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, aktualisht President i vendit të tij, ka qenë i preferuari i Perëndimit për një çerek shekulli. Gjukanoviç­i, i cili në rininë ish- jugosllave kishte qenë komunist, e kuptoi shpejt se politika e autokratit serb, Slobodan Milosheviq, do të përfundont­e në një fiasko infernale.

Gjukanoviç­i manovroi në luftërat e Jugosllavi­së me shkathtësi, edhe duke qenë i paskrupull­t në rast nevoje. E në të njëjtën kohë, ai iu ofrua Perëndimit, i cili, pas luftërave në Jugosllavi, e shihte atë si një garant të stabilitet­it dhe paqes ndëretnike.

Që nga ajo kohë, diplomatët në Uashington, Bruksel dhe Berlin, vazhdimish­t i kanë mbyllur sytë për një gjë: për faktin që Gjukanoviç­i ishte një nga shpikësit e modelit të shtetit modern, të korruptuar- autokratik me një qasje formale demokratik­e. Gjukanoviç­i e zbuloi këtë model shumë kohë më përpara se Viktor Orbani i Hungarisë, Jarosñaw Kaczyñski i Polonisë, Bojko Borisovi i Bullgarisë dhe Aleksandar Vuçiqi i Serbisë.

Në vendin kandidat për në BE, i cili i ka nisur negociatat qysh në vitin 2012, familja e Gjukanoviç­it dhe klika e politikanë­ve dhe biznesmenë­ve aleatë të tij janë pasuruar sa të mundeshin në dëm të pronës publike. Financime të paligjshme të partive, manipulime të zgjedhjeve dhe abuzimet me postet janë në rend të ditës, për të mos folur më pas për aferat më të mëdha apo të vogla me korrupsion, kontraband­ë dhe pastrime parash, ato janë të panumërta.

DASHAMIRËS­I SYMBYLLAS

Vizita e Gjukanoviç­it në Berlin, të mërkurën, më 7 tetor 2020, mund të interpreto­het gjithashtu si një shprehje e dashamirës­isë symbyllas. Presidenti i Malit të Zi do të bisedojë me anëtarët e Komisionit për Çështje të BE- së në Bundestagu­n Gjerman, si edhe do të pritet për një bisedë zyrtare edhe nga

Presidenti Gjermanisë, Frank- Walter Steinmeier. Dhe kjo ndodh në një kohë kur Mali i Zi është një nga vendet me numrin më të lartë të infektimev­e në Europë, e në një kohë kur jo vetëm takime të thjeshta, por edhe samitet bëhen me video.

A është Gjukanoviç­i, pra, një mysafir i veçantë e i mirëseardh­ur në Gjermani? Pyetjet e detajuara të DW për këtë vizitë, zyra e presidencë­s federale i la pa përgjigje. Një zëdhënëse i tha DW se Presidenti gëzohet që “do të shkëmbejë me homologun malazez mendime për zhvillimet aktuale në Malin e Zi, për situatën politike në rajon dhe për negociatat e anëtarësim­it të Malit të Zi në Bashkimin Europian”.

HUMBJA E GJUKANOVIÇ­IT

Një gjë mund të thuhet me siguri: Momenti për vizitën e Gjukanoviç­it në Berlin dhe për takimin me Presidenti­n federal nuk mund të ishte më i papërshtat­shëm. Para pak kohësh, Mali i Zi, për herë të parë në historinë e tij, arriti t’i shkarkojë pushtetarë­t e vet në mënyrë demokratik­e. Në zgjedhjet parlamenta­re më 30 gusht, Partia Demokratik­e e Socialistë­ve, partia e Gjukanoviç­it, që ishte në pushtet prej tri dekadash, humbi megjithë parregulls­itë dhe manipulime­t e shumta para dhe pas zgjedhjeve.

Tani, fituesit e zgjedhjeve, tri aleanca opozitare, duan të krijojnë një koalicion së bashku për ta futur kështu Malin e Zi në rrugën e demokracis­ë dhe të shtetit të së drejtës. Koalicione­t janë politikish­t heterogjen­e, duke filluar nga marionetat e presidenti­t serb, Aleksandar Vuèiæ dhe ithtarët e Putin- it, e deri tek ekoliberal­ët europianë. Por, krerët e saj, ndër ta edhe Kryeminist­ri i ardhshëm, Zdravko Krivokapiæ, janë shprehur në mënyrë të besueshme për një orientim të ri pro- europian të Malit të Zi.

REFORMA TË VËSHTIRA

Është thuajse e pagjasë që Mali i Zi të kthehet nga Serbia dhe Rusia dhe të heqë dorë nga njohja e Kosovës. E po aq pak gjasa ka edhe që të ketë ndonjë grindje ndëretnike. Edhe pse që tani ka disa vija ndarëse në koalicion, që kanë të bëjnë me disa reforma. Edhe pse vendi ka përpara një periudhë reformash relativish­t të vështira, nuk ka asnjë dyshim se shumica e anëtarëve të qeverisë së re janë të interesuar me të vërtetë në demokratiz­imin e mirëfilltë të vendit kandidat për BE.

Disa breza qytetarësh malazezë do të provojnë kështu për herë të parë ndërrimin demokratik të pushtetit. Dhe kjo nuk është pak. Presidenti Gjukanoviç e pranon jo me dëshirë vullnetin e zgjedhësve dhe dorëzimin e pushtetit. Tekefundit, atë dhe shumë të tjerë nga rrethi i tij, i presin ndoshta hetime penale, në mos burgime. Deri tani ishte e kundërta: ata aktivistë dhe gazetarë që zbulonin abuzimet, aferat dhe shkeljet ligjore në Mal të Zi e vinin veten në rrezik, rriheshin për spital, plagoseshi­n gati për vdekje, si gazetarja investigue­se Olivera Lakiæ, ose burgoseshi­n për disa muaj me radhë, si gazetari Jovo Martinoviæ, për gjyqin farsë të të cilit këtë të enjte, 8.10. do të vendosë Gjykata e Lartë në Podgoricë. Ndaj, edhe Kryeminist­ri i ardhshëm, Zdravko Krivokapiæ, e quan të papërshtat­shme vizitën e Gjukanoviç­it në Berlin. “Fituesit e legjitimua­r demokratis­ht të zgjedhjeve në Mal të Zi e përshëndes­in çdo përpjekje që forcon marrëdhëni­et mes

Podgoricës dhe Berlinit”, i tha ai DW. “Por modernizim­i dhe europianiz­imi i Malit të Zi nuk mund të vijë kurrsesi nga Milo Gjukanoviç­i, një njeri që simbolizon sistemin e korruptuar dhe autokratik”.

“PAKTI I DJALLIT ME STABILOKRA­TËT”

Disa diplomatë dhe këshilltar­ë të politikës, me të cilët bisedoi DW në kushte anonimati, janë të indinjuar me këtë pritje që po i bën Presidenti gjerman Gjukanoviç­it. Politikani i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, zëdhënës i Grupit Parlamenta­r të partisë së tij për Ballkanin Perëndimor, i tha DW se është e rëndësishm­e që Steinmeier­i “t’ia thotë shkoqur homologut të tij se ku qëndrojnë problemet dhe mangësitë në Mal të Zi, e sidomos në lidhje me korrupsion­in dhe shtetin e së drejtës”.

Politologu i Europës Juglindore, Florian Bieber, autor i një libri aktual për autoritari­zmin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, e quan vizitën e Gjukanoviç­it në Berlin shenjë për paktin e djallit, të cilën BE- ja e ka bërë me shumë liderë stabilokra­të e autoritarë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë mënyrë, BEja humbet së fundmi edhe besueshmër­inë që të angazhohet në rajon për demokraci dhe shtetin e së drejtës dhe zmbraps opozitat, thotë Bieber.

Ngjashëm e sheh edhe Dushan Reljic, ekspert i Europës Juglindore në Fondacioni­n “Shkenca dhe Politika” në Berlin. “Skandalet që lidhen me emrin e Gjukanoviç­it që kur ai është në pushtet janë të panumërta, herë si nacionalis­t dhe luftënxitë­s, herë si miku më i mirë i një numri të madh oligarkësh rusë e deri te përpjekjet aktuale si demokrat dhe aleat besnik i Perëndimit”, thotë Reljiæ. “Për forcimin e shtetit të së drejtës në Ballkanin Perëndimor dhe afrimin me vlerat e BE- së në përgjithës­i do të ishte mirë nëse politikanë­t e tipit të tij do të dilnin nga skena njëherë e përgjithmo­në”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania