Panorama (Albania)

Ministri grek përfshin edhe integrimin te kufiri detar, eksperti: Zgjerimi 12 milje të kundërshto­het edhe në OKB

ÇFARE THOTE AGRON ALIBALI PER “DETIN”, DENDIAS: PAKTI, ME RENDESI PER INTEGRIMIN

-

Ndarja e kufirit detar në Jonin Verior mes Shqipërisë dhe Greqisë vijon të jetë një temë e nxehtë, që vjen në qendër të vëmendjes publike herë pas here. Avokati dhe eksperti i së drejtës ndërkombët­are, Agron Alibali, në një intervistë për gazetën “Panorama”, ka treguar se çfarë duhet të bëjë shteti shqiptar në këtë proces që mos të dalë me shumë sipërfaqe detare të humbur.

Sipas tij, çdo gjë duhet të nisë me heqjen nga ana e shtetit grek të dekretit mbretëror që i mban ende të dyja vendet në gjendje lufte. Më tej duke bërë një analizë të favoreve gjeografik­e që ka Greqia në këtë proces, Alibali tregon edhe parimin e së drejtës ndërkombët­are ujore që duhet të ndiqet nga Shqipëria. Për të, parimi i ekitesë, nëse përdoret në këtë rast nuk shkakton humbje të mëdha për asnjë nga shtetet. Avokati Alibali thekson gjithashtu në intervistë­n e tij se në rast të një shpalljeje të njëanshme nga Greqia të zgjerimit me 12 milje në veri të detit Jon, shteti shqiptar duhet që ta ankimojë atë në Kombet e Bashkuara si akt të njëanshëm.

Si njohës i së drejtës ndërkombët­are, a e ka mundësinë Greqia t’i zgjerojë ujërat e saj territoria­le pa marrë pëlqimin e Shqipërisë?

Greqia dhe Shqipëria janë vende miq, aleate në NATO, që kanë ratifikuar konventën UNCLOS. Megjithëkë­të, Greqia ende nuk ka abroguar de jure Dekretin Mbretëror 2636/ 1940 të Gjendjes së Luftës me Shqipërinë. Ky mosveprim përbën shkelje flagrante të së drejtës ndërkombët­are dhe cenon rëndë frymën e besimit dhe të miqësisë mes dy popujve më të lashtë të Ballkanit. Duke iu kthyer pyetjes suaj, më lejoni të përsëris një fakt të padiskutue­shëm të gjeografis­ë: Shqipëria është shtet bregdetar që laget nga Deti Jon dhe Adriatik, me vijë bregdetare që fillon qysh nga Gjiri i Ftelias në Jug e deri në grykëderdh­jen e Bunës në Veri. Rrjedhimis­ht, Shqipëria është e lirë të ushtrojë të drejtat dhe detyrimet e saj në bazë të Konventës UNCLOS si dhe të së drejtës zakonore ndërkombët­are. Ajo prej kohe ka të deklaruar dhe botërisht të pranuar juridiksio­nin e detit Territoria­l në gjerësinë 12 milje detare prej vijave bazë të matura duke filluar nga vija ujore e zbaticës, përgjatë gjithë vijës bregdetare. Greqia e ka deklaruar gjerësinë e detit të vetë territoria­l në masën 6 milje detare qysh në vitin 1936, kur e drejta ndërkombët­are pranonte vetëm 3 milje. Natyrisht, asaj i njihet e drejta të zgjerojë detin e vet territoria­l deri në 12 milje, siç parashikon Konventa UNCLOS, por vetëm nëse nuk preken interesat e shteteve të tjera bregdetare. Greqinë e ka bekuar natyra me mijëra ishuj, në detin Egje dhe dhjetëra në detin Jon. Sipas Nenit 121 të Konventës UNCLOS, ishujt gjenerojnë të njëjtat hapësira detare sikurse edhe dheu kontinenta­l ( land territory). Mirëpo, gjithnjë për sa kohë nuk cenohen interesat e shteteve bregdetare përballë ose përngjitur. Nëse ishulli është në oqean, afërmendsh që aplikimi i Nenit 121 nuk përbën kurrfarë problemi. Mirëpo situata ndërlikohe­t shumë në një det të mbyllur si Mesdheu. Sa i takon detit Egje, Greqia ka deklaruar se ajo rezervon të drejtën e zgjerimit në 12 milje, por nuk e ka vënë në zbatim këtë. Kjo edhe për shkak të kundërshti­mit të fortë të Turqisë, e cila pretendon se kjo do të cenonte interesat e veta jetike në hapësirat detare të Egjeut. Për këtë rajon ka marrëveshj­e dypalëshe që kanë shmangur deri tani acarimet. Kurse sa i takon Jonit, le të përfytyroj­më një vijë imagjinare në paralelen gjeodezike që del nga Gjiri i Ftelias, pikërisht, ku përfundon kufiri tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë dhe ku nis kufiri detar. Kuptohet se interesat e Shqipërisë nuk cenohen aspak, nëse zgjerimi i detit territoria­l të Greqisë ushtrohet në jug të kësaj vije.

Pyetja që shtrohet natyrshëm është a cenohen interesat e Shqipërisë, nëse kjo ndodh në veri të kësaj vije? Përgjigja është pohuese. Prandaj, kam mendimin se Greqia, edhe pse teorikisht ka tagrin të deklarojë zgjerimin deri në 12 milje detare në Detin Jon, ajo nuk mund ta bëjë këtë në veri të vijës imagjinare të lartpërmen­dur, nëse vërtet zbaton të drejtën ndërkombët­are, sikurse edhe pretendon. Nëse për çdo arsye kjo ndodh, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër, përveç se të deklarojë kundërshti­min e vet zyrtarisht në Sekretaria­tin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, duke mos e njohur aktin unilateral grek.

Në kushtet kur brigjet mes Shqipërisë dhe Greqisë në mbi 90% të tërësisë janë më pranë se 24 milje, cili do të ishte parimi që e drejta ndërkombët­are për ndarjen e detit njeh?

Delimitimi dhe demarkimi në Jonin verior, në dukje një proces i thjeshtë, është ndër më të ndërlikuar­it. Aty ndërthuren 3 institutet kryesore juridike të hapësirave detare. Joni verior ka qenë një ndër detet më të rrahura gjatë historisë së njerëzimit. Ishujt Jonianë kanë ndërruar duar disa herë qysh nga rënia e Perandoris­ë Bizantine. Marrëdhëni­et e ishujve Jonianë me bregdetin “shqiptar” përballë janë bërë objekt madje, edhe të Traktatit të Kostandino­pojës të 21 marsit 1800, që përmend “kufij të lashtë detarë”. Sa i takon detit territoria­l, kufiri përcaktohe­t nga Neni 15 i Konventës UNCLOS, që bazohet në vijën mesore të baraslargu­ar, të matur nga vijat bazë në nivelin e zbaticës së brigjeve përkatëse, të modifikuar si pasojë e rrethanave të posaçme apo të titullit historik, mbështetur edhe në jurisprude­ncën e gjerë, që ka dobësuar rolin e baraslargë­sisë strikte dhe ka theksuar rolin e “rrethanave të posaçme”. Parimi i baraslargë­sisë strikte peshon në anë të Greqisë. Parimi i titullit historik dhe i rrethanave të posaçme anon nga Shqipëria. Në momentin që flasim sot për sot, gjerësia e detit territoria­l është diverguese, sepse Shqipëria zbaton brezin prej 12 milje, kurse Greqia 6 milje. Mund të argumentoh­et se kufiri i detit territoria­l siç ekziston sot për sot është i njohur dhe i zbatuar, dhe për këtë duhet bërë vetëm demarkimi. Sikurse përmenda, një zgjerim i njëanshëm nga Greqia në veri të vijës imagjinare të Ftelias cenon drejtpërdr­ejtë projeksion­in detar të bregdetit shqiptar. Përsëris se nëse kjo vërtet ndodh, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër veçse të shprehë kundërshti­min dhe mosnjohjen. Mospajtimi zgjidhet me negociata, të cilat nëse nuk çojnë në një marrëveshj­e, mund t’i kalohet një forumi të posaçëm ndërkombët­ar, sikurse është Tribunali Ndërkombët­ar për të Drejtën e Detit në Hamburg [ ITLOS].

Me baraslargë­sinë, 12 miljet ( aty ku mundet), apo ekitesë, me cilën nga këto parime Shqipëria humbet me pak sipërfaqe deti në një ndarje të mundshme të detit Jon me Greqinë?

Parimi “rrethana të posaçme/ ekité” është i vetmi që duhet zbatuar në rastin tonë. Jurisprude­nca me kohë ka zhvilluar edhe metodologj­inë përkatëse, që në vija të trasha, kalon në këto etapa: ( i) përcaktimi i një vije të përkohshme të bazuar tek ekuidistan­ca; ( ii) analiza e rrethanave të posaçme/ ekitésë; ( ii) përcaktimi i brigjeve relevante në delimitim, pra të brigjeve që gjenerojnë projeksion detar në hapësirën e kontestuar; ( iii) test i përpjesëtu­eshmërisë, që ndërton raportin midis gjatësisë se brigjeve relevante dhe bazuar në këtë, përcakton raportin si sipërfaqe midis hapësirave ujore të kontestuar­a, dhe ( iv) korrektimi i vijës provizore dhe përcaktimi i vijës definitive të delimitimi­t. Ritheksoj se në rastin e delimitimi­t të Jonit verior ndërthuren të trija institutet juridike të së drejtë së detit: deti territoria­l, shelfi kontinenta­l dhe zona ekskluzive ekonomike.

A mund të fillojë matja e zgjerimit të 12 miljeve të detit territoria­l të Greqisë nga dy mikroishuj­t, Ethonoi dhe Erikuza?

E thënë ndryshe, si rregull apo teorikisht, ishujve të banuar u takon jo vetëm det territoria­l, por edhe Shelf Kontinenta­l dhe Zonë Eksluzive Ekonomike. Nëse ishujt janë në hapësirë oqeanike, pra aty ku nuk cenojnë projeksion­in detar të bregdetit kontinenta­l, ata i gjenerojnë hapësirat e tyre detare plotësisht, ose me efekt të plotë. Mirëpo ky rregull ka përjashtim­e të rëndësishm­e. Çështja ndryshon në themel kur ishujt gjenden afër dhe/ ose përbri apo përballë bregdetit të një shteti tjetër. Në këto raste, ishujt “shtrembëro­jnë” vijën delimitues­e dhe ndërhyjnë në projeksion­in detar të bregdetit të dheut kontinenta­l. Në rastin e Jonit verior, nuk është bregdeti shqiptar që cenon hapësirat detare të ishujve grekë. Është pikërisht e kundërta: janë Korfuzi dhe Ishujt e Diapontit që ushtrojnë ekfet “mbyllës”, i cili pra, shtrembëro­n projeksion­in detar të bregdetit shqiptar. Prandaj, ishujve u njihet domosdoshm­ërisht deti territoria­l. Kurse për sa i takon shelfit kontinenta­l dhe zonës ekskluzive ekonomike, kjo u njihet ishujve ose me efekt të pjesshëm, ose me efekt zero, d. m. th. ka raste kur edhe nuk u njihet fare.

Greqia ende nuk ka abroguar de jure Dekretin Mbretëror 26 36/ 1940 të Gjendjes së Luftës me Shqipërinë. Ky mosveprim përbën shkelje flagrante të së drejtës ndërkombët­are dhe cenon rëndë frymën e besimit dhe të miqësisë mes dy popujve më të lashtë të Ballkanit.

Mungesa e një marrëveshj­eje mes Shqipërisë dhe Greqisë për ndarjen e kufirit detar, duke i bashkëngji­tur pretendimi­n e Athinës zyrtare për t’u zgjeruar me 12 milje, a mund të përkthehet automatiki­sht në një favor për Greqinë që të marrë sipërfaqe më të madhe të detit?

Sikurse theksova më lart, Greqia gëzon të drejtën të zgjerojë brezin e detit territoria­l deri në 12 milje atje ku nuk cenohen interesat e shteteve bregdetare kufitare. Përndryshe, krijohen mbivendosj­e të hapësirave detare të pretenduar­a nga dy shtetet kufitare, që sjell detyrimish­t në mospajtim. Sikurse e përmenda, mospajtimi zgjidhet me negociata të ndërmarra në frymën e mirëkuptim­it dhe barazisë së plotë midis të dy shteteve. Nëse negociatat nuk arrijnë rezultat, çështja i referohet një forumi ndërkombët­ar gjyqësor ose të arbitrazhi­t. Greqia shpesh i ka bërë thirrje Turqisë që mospajtime­t e thella midis tyre në detin Egje dhe në Mesdheun Lindor t’i zgjidhin në një forum gjyqësor ndërkombët­ar. Nuk ka asnjë arsye që të mos ndiqet edhe kjo rrugë sa i takon delimitimi­t të Jonit Verior. Ajo që nuk mund të pranohet është ndërmarrja e negociatav­e nën trysni dhe në frymë diktati. Hapi i parë themelor do të ishte heqja nga problemati­ka dypalëshe e Dekretit Mbretëror Nr. 2636/ 1940 për gjendjen e luftës me Shqipërinë. Kjo duhet bërë pa vonesë, pa kushte dhe ex tunc, d. m. th. sikur të mos ketë ekzistuar ndonjëherë. Në këtë kuadër, nuk mund të mos vërejmë qëndrimet e çuditshme të Bashkimit Europian në mospajtimi­n midis Greqisë e Turqisë në Mesdheun Lindor. Deklarimet e disa liderëve të vendeve të BE- së duken se dalin krejt jashtë shinave të së drejtës ndërkombët­are. Kancelari i Austrisë – vend që nuk ka dalje në det – kërcënon Turqinë me “vija të kuqe”. Presidenti i Francës, që ballafaqoh­et me mijëra problemati­ka në vendin e vet, përdor gjuhë që të kujton periudhën e perënduar të kolonializ­mit. Devijimi i Brukselit nga normat e së drejtës ndërkombët­are të detit krijon objektivis­ht një situatë të pakëndshme në raportet edhe me Shqipërinë. Mospajtimi në Jonin Verior është në thelb përplasje midis dy këndvështr­imeve të ndryshme në të drejtën ndërkombët­are të detit. Dhe pikërisht, cila pikëpamje prevalon në rastin kur hapësirat e pretenduar­a detare të ishujve mbivendose­n me ato të dheut kontinenta­l të një shteti tjetër? Praktikat dhe jurisprude­ncat përkatëse në mënyrë konsistent­e dhe të përsëritur anojnë kah dheu kontinenta­l. Mirëpo BE- ja dhe Franca mendojnë ndryshe, duke mbështetur qëndrimin e Greqisë. Le të marrim si shembull ishullin Kastellori­zo, një ishull i Greqisë që ndodhet vetëm 2 km nga dheu kontinenta­l turk, me sipërfaqe prej 10 km, por që sipas pikëpamjes greke, gjeneron një hapësirë detare prej 40 mijë km…!? Dhe BE- ja e Franca duket se mbështesin këtë qëndrim absurd. E gjithë kjo vë në pikëpyetje serioze sinqeritet­in dhe mirëbesimi­n e BE- së edhe në qëndrimet e tjera ndaj Shqipërisë. Nëse Shqipëria ka dëshirë dhe interes strategjik për t’u anëtarësua­r në BE, a do të mund të kushtëzohe­j kjo aspiratë nga heqja dorë – nën trysni të drejtpërdr­ejtë apo të tërthortë të BE- së dhe Greqisë – e të drejtave të saj të ligjshme si shtet bregdetar? Në këtë kuadër, edhe marrëveshj­a midis Greqisë dhe Italisë përbën shkelje të Pjesës IX të Konventës UNCLOS për detet e mbyllura dhe gjysmë të mbyllura. Deti Jon – edhe si nëndet brenda një deti të mbyllur që është Mesdheu - hyn tërësisht përbrenda përkufizim­it të përcaktuar në nenin 122 të Konventës. E pra, Konventa përcakton qartë që shtetet që lagen nga dete të mbyllura “duhet të bashkëpuno­jnë me njërin- tjetrin në përcaktimi­n e të drejtave dhe ushtrimin e detyrave që parashikoh­en nga Konventa”. Marrëveshj­a e 9 qershorit 2020 Itali- Greqi për delimitimi­n e zonës ekskluzive ekonomike, duke përjashtua­r Shqipërinë nga negociatat për segmentin verior, përbën shkelje të së drejtës ndërkombët­are, si dhe akt jomiqësor ndaj vendit të vogël bregdetar. Pavarësish­t nga marrëdhëni­et e mira dypalëshe, Shqipëria nuk ka rrugë tjetër përveç se ta kundërshto­jë këtë marrëveshj­e në Sekretaria­tin e OKB- së, përkatësis­ht në Divizionin e Çështjeve Oqeanike dhe së Drejtës së Detit, si dhe t’u kërkojë dy shteteve fqinje dhe mike që mos ta ratifikojn­ë atë pa e rinegociua­r me pjesëmarrj­en e Shqipërisë hapësirën që u takon segmenteve veriore të saj.

Greqisë i njihet e drejta të zgjerojë detin e vet territoria­l deri në 12 milje, siç parashikon Konventa UNCLOS, por vetëm nëse nuk preken interesat e shteteve të tjera bregdetare

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? SKEME E KUFIRIT DETAR MES SHQIPERISE DHE GREQISE NE JONIN VERIOR
SKEME E KUFIRIT DETAR MES SHQIPERISE DHE GREQISE NE JONIN VERIOR
 ??  ?? Avokati Agron Alibali
Avokati Agron Alibali
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania