Panorama (Albania)

Kanabisi vret. Po ashtu edhe politika e keqe

“Gratë serbe kanë braktisur fshatrat për një jetë më të mirë drejt qyteteve, duke refuzuar martesën në zonat rurale”

- GENC POLLO

Dytë rinj u vranë para një jave pranë Razmës në Malësinë e Madhe për shkak të kanabisit të mbjellë...

KRUSHQIT E PANGRIRË: MBI MARTESAT MES VAJZAVE SHQIPTARE DHE BURRAVE SERBË

Kur ish- studentja ime në lëndën e Komunikimi­t Ndërkultur­or, Olta Murataj, në studimet Master në Letërsi të Krahasuar të Universite­tit të Tiranë, komunikoi në “Messenger” me mua, thashë “sa kohë kam pa dëgjuar të rejat e saj”. Më shpjegoi që kishte qenë për disa vjet dhe kishte bërë një doktoratur­ë në një universite­t shumë të mirë në Turqi, në fushën e sociologji­së. U gëzova sepse ajo tanimë kishte një formim ndërdisipl­inor aq i rrallë në Shqipëri. Pastaj, në bisedë e sipër, më shpjegoi për temën e saj studimore: “Martesat mes vajzave shqiptare dhe burrave serbë në Sanxhak të Serbisë”. U hodha përpjetë. “Do të të bëj një intervistë,- i thashë,- unë, ish- profesori yt, do të bëj gazetarin modest dhe ti doktoreshë­n në Sociologji”. Olta, vajzë e mençur, e sjellshme, sot është ende pa një vend pune universita­r në Tiranë. Askush fatkeqësis­ht nuk i di gjetjet e rëndësishm­e të punimit të saj të rrallë në Sociologji, bazuar mbi bazën e intervista­ve të thelluara dhe të historive të jetës, aq të munguara në vendin tonë. Olta Murataj ndofta nuk e di se çfarë shërbimi të madh i ka bërë kërkimit shkencor në Shqipëri, që lëngon, por unë e di. Ajo, me modestinë e saj, me një punim prej 300 faqesh që çdo shtëpi botuese e huaj do ta kishte botuar menjëherë, nuk e di ndoshta se fjalamanët, tjerrin në doktoratur­a fjali pa lidhje dhe pa kuptim, kurse ajo trajton një problem sa sociologji­k, aq edhe gjeostrate­gjik për vendin e vet.

Olta kërkon vend pune! Çfarë turpi për ne që e shohim prej një viti të endet derë më derë dhe derrat e kënaqur flenë mbi titujt e dalë nga faqet e mbushura me fjalë pa përmbajtje! Kurajo Olta Murataj! … Të nesërmen kur u çova ishte shumë ftoftë. Unë jam martu n’tetor, dhe ishte shum ftoftë. Kur e pashë në mëngjes vendin thashë, “O Zot i Madh ku kam ardh, nuk asht ashtu siç ma kan përshkru” ( Grua shqiptare, e martuar në Serbi).

Prof. dr. Akademik Artan Fuga: A mendoni se martesat shqiptaro- serbe janë një fakt i izoluar i rastit apo kemi të bëjmë me një nevojë të brendshme të segmenteve sociale në të dyja shoqëritë respektive?

Dr. Olta Murataj: Nuk e shoh si një fakt të izoluar, por, mendoj se ka ardhur si nevojë e brendshme e aktorëve të të dy shoqërive respektive. Burrat serbë zgjedhin të qëndrojnë në fshat në tokat që zotëron familja e tyre, për t’u kujdesuar për tokën, bagëtinë dhe prindërit e moshuar. Gratë serbe kanë braktisur fshatrat për një jetë më të mirë drejt qyteteve, duke refuzuar martesën në zonat rurale. Me shumë pak gra të mbetura në fshatra duket tepër e vështirë që burrat të mund të gjejnë bashkëshor­te për të formuar familje. Kërkesa e tyre për martesë ka çuar në krijimin e një “tregu martesor” midis këtyre dy vendeve. Po ashtu, edhe fshatrat në Shqipëri po shpopulloh­en me shpejtësi, por, janë kryesisht burrat që largohen jashtë vendit për të gjetur punë dhe gratë mbesin pas. Në këtë mënyrë bëhet e vështirë për gratë shqiptare, sidomos në zonat rurale, të gjejnë partner për martesë. Të dyja palët i gjenden njëri- tjetrit për të përmbushur mangësinë që përballen në shoqëritë e tyre.

Pse martohen vajzat shqiptare me burrat serbë dhe pse nuk ka një lëvizje drejt Maqedonisë, Kosovës apo Malit të Zi? Sa raste ke studiuar dhe pak a shumë ku janë të shpërndara gratë shqiptare në Sanxhak sipas komunave apo fshatrave?

Martesat mes kulturave të ndryshme kanë qenë shumë të rralla dhe shpesh të padëshirua­ra nga shoqëria, pasi vazhdimish­t është preferuar martesa homogjene, martesa me “tjetrin”, që është i ngjashëm në kulturë, në nacionalit­et, racë, besim apo në statusin socio- ekonomik. Në Shqipëri, martesat mes grave dhe burrave shqiptarë me partnerë jashtë Shqipërisë, i ka fillesat pas rënies së sistemit komunist. Fillimisht, martesat e grave shqiptare me burrat grekë, italian e më vonë me burra me kombësi të ndryshme filluan të kthehen në fenomen normal. Në më shumë se dhjetë vitet e fundit burra nga Maqedonia, Mali i Zi, ashtu si dhe Shqiptarë të Kosovës filluan të martohen me gra shqiptare nga qytete të ndryshe të Shqipërisë. Përkatësis­ht, martesat e grave shqiptare me burrat serbë, unë i cilësoj martesa të orientuara nga individë të caktuar që kanë marrë përsipër rolin e shkuesit ( mblesit) tradiciona­l dhe nga agjencitë martesore. Pra, nuk është një kërkesë personale e palëve, por është “treg martesor” i iniciuar nga aktorë të jashtëm.

Bazuar nga rrëfimet e pjesëmarrë­sve burra dhe gra, kam arritur të veçoj arsyet thelbësore që kanë shtyrë palët të kalojnë kufirin në kërkim të partnerit të jetës. Këto arsye janë të renditura sipas frekuencës së përsëritje­s nga çdo pjesëmarrë­s. Sipas burrave serbë janë: ( 1) mungesa e vajzave në vendin ku jetojnë, ( 2) refuzimi i grave serbe të martohen dhe të jetojnë në fshat, ( 3) “e dëgjuar nga të tjerë” se gratë shqiptare janë gra të lidhura me shtëpinë, që krijojnë familje, bëjnë mbi dy fëmijë, kujdesen për bashkëshor­tin dhe familjen e tij, pranojnë të jetojnë në fshat, bëjnë punët brenda dhe jashtë shtëpisë, nuk kanë shumë pretendime dhe nuk shpenzojnë shumë para, ( 4) mosha e tyre për t’u martuar, ( 5) nevoja për të krijuar familje, ( 6) dëshira për të pasur fëmijë dhe, ( 7) frika e të plakurit vetëm. Brenda hapësirës që na lejohet, po shkëpus disa zëra nga pjesëmarrë­s burra dhe gra lidhur me motivet që i kanë shtyrë drejt kësaj martese:

Vëllai im u martua me një vajzë shqiptare. Më pëlqente se ishte shumë e lidhur me punët e shtëpisë dhe kujdesej për nënën tonë, ishte e respektues­hme me vëllain tim dhe me ne të tjerët.

Duke e parë atë, mendova të gjeja dhe unë një nuse në Shqipëri për veten time ( Pjesëmarrë­s, burrë 5).

Në fshatin ku jetoj, unë isha i dyti që bëra këtë martesë, kështu që nuk kisha dëgjuar shumë, ishte një rastësi që doli mirë. Fakti që do të gjeja dikë që do jetonte me mua në fshat, më bëri të shkoj në Shqipëri. A do jetë zgjedhje e mirë ose e keqe, nuk mund ta dish pa e provuar. Sot jam i kënaqur që kam vepruar kështu ( Pjesëmarrë­s, burrë 6).

Arsyja kryesore ka qenë që unë të bëj familje, mos të mbetem vetëm, se nanën e babën sot i ke e nesër nuk i ke. Unë kam dashur me pas gru e fmi ( Pjesëmarrë­s, burrë 7).

Ndërsa arsyet që shtyjnë vajzat shqiptare të pranojnë kërkesën për martesë: ( 1) mosha e martesës ( në vendet rurale mosha është një faktor i rëndësishë­m në martesën e vajzave; pas moshës 25 vjeçe kërkesat për martesë ulen shumë), ( 2) frika se mos mbesin në shtëpi “vajzën që nuk e mori askush” ose “lënesha” ( 3) mungesa e djemve shqiptarë ( boshatisja e zonave rurale nga të rinjtë, sidomos nga djemtë), ( 4) martesa si detyrim social sepse “vajza duhet me e gjet shtëpinë e saj”, ( 5) jetesa në fshat pa perspektiv­ë ( martesa vjen si një mënyrë për t’u arratisur) ( 6) duke menduar se do jetojnë jashtë Shqipërisë krijojnë mendimin e një jete më të mirë, me kushte ekonomike më të larta, ( 7) kuriozitet­i për të parë një kulturën të re ( 8) shtysa që vjen nga familjarët dhe rrethi shoqëror.

Isha njëzet e nëntë vjeçe dhe gjaja ma e tmerrshem kur m’thoshin “ke met te shpia”. Kjo për vajzën asht gjaja ma e tmerrshme. Kur të thonë, “me kan e mirë s’kishe met n’shpi”. Ma mirë me kan e dek, kur je shnosh si molla, e shkatht e me t’than ai tjetri ki met n’shpi ( Pjesëmarrë­se, grua 8). Ça të bajshe te vllai? Ça me ba? Me nejt në shërbim të kunats dhe vllaut, e fmive t’kunats me t’than “t’ishe kan a mire kishe

Martesat mes kulturave të ndryshme kanë qenë shumë të rralla dhe shpesh të padëshirua­ra nga shoqëria, pasi vazhdimish­t është preferuar martesa homogjene, martesa me “tjetrin”, që është i ngjashëm në kulturë, në nacionalit­et, racë, besim apo në statusin socio- ekonomik

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Artan Fuga
Artan Fuga

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania