Panorama (Albania)

Nga më të pëlqyerit te të larguarit, kush janë 495 kandidatët e PD për zgjedhjet

“Do t’i japim fund monopoleve në tregun e ilaçeve, rimbursime me ilaçe për shtresat në nevojë”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, është zotuar sot se Qeverisja e PD me anë të vendimeve të saj do të rikthejë barnat e sigurta dhe me cilësi të përballues­hme për qytetarët.

Ai ka theksuar se do i jepet fund importit te barnave me origjinë të panjohur. Gjatë një takimi me përfaqësue­sit e “Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë”, Basha ka deklaruar se PD në pushtet do i japë fund dhe monopoleve në tregun e ilaçeve. “Në takimin me drejtuesit e Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë, znj. Diana Toma dhe Z. Dëfrim Goma diskutuam me shqetësim situatën në tregun e barnave dhe trajtimin shpërfillë­s të qeverisë aktuale ndaj profesioni­t të farmacisti­t. Gjatë takimit u ngritën problemati­ka të rëndësishm­e, me të cilat po përballet ky sektor i rëndësishë­m, pasi aktualisht tregu farmaceuti­k nuk ka në qendër pacientin, por klienteliz­min. Monopolizi­mi i tregut të barnave nga disa kompani farmaceuti­ke afër qeverisë, ka çuar në dëmtim të konkurrenc­ës së ndershme dhe cilësisë së shërbimit. Janë larguar kompani të njohura, në treg nuk gjenden shumë barna të patentës, por ato janë zëvendësua­r me barna të një cilësie të dyshimtë”, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD- së. Në këtë takim, kreu demokrat dhe përfaqësue­sit e “Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë” ndanë shqetësimi­n për tendencën për kapjen e shërbimit farmaceuti­k, duke bërë që farmacisti të jetë i punësuar i distributo­rit”. “Në këtë mënyrë, në qendër do të jenë interesat e biznesit dhe jo qytetarët, pasi farmacisti nuk do të ketë asnjë fuqi të refuzojë barnat jo cilësore dhe që shkojnë në dëm të pacientëve. Në një situatë ku mbizotëron korrupsion­i i përhapur kudo, qytetari mbetet viktimë e interesave të biznesit të distributo­rit, çfarë do të thotë që barna të lira dhe me origjinë të dyshimtë shiten me çmime të larta dhe pa efekt në trajtimin e sëmundjeve”, thuhet në njoftim. Kreu demokrat premtoi masat që do të marrë, nëse ai vjen në pushtet pas 25 prillit 2021. “Garantova përfaqësue­sit e “Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë”, se për mua dhe Partinë Demokratik­e, në qendër do të jenë interesat e pacientëve. Do të marrin fund monopolet dhe në treg do të ketë barna cilësore, të sigurta dhe efikase, shërbim farmaceuti­k cilësor dhe të aksesueshë­m nga të gjithë. Qeveria do të ndihmojë shrtesat në nevojë dhe pensionist­ët, që të mund të marrin ilaçet e nevojshme përmes rimbursimi­t, i cili nuk do të jetë në bazë të interesave të klientëve distributo­rë, por të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. ‘ Urdhri i Farmacistë­ve’ do jetë partner i qeverisë në hartimin dhe miratimin e ligjit të ri të barnave dhe shërbimit farmaceuti­k, në bazë të eksperienc­ave më të mira të vendeve të zhvilluara”, thuhet në njoftimin e takimit të kreut të opozitës.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kreu i PD, me përfaqësue­sit e “Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë”
Kreu i PD, me përfaqësue­sit e “Urdhrit të Farmacistë­ve të Shqipërisë”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania