Panorama (Albania)

Pse Rama po sulmon kaq rëndë Bashën, Kryemadhin dhe Metën

“Nga gjuha e panjohur, te ndërrimi i besimit fetar; procesi i shndërrimi­t për femrat pas martese”

- FITIM ZEKTHI

Ndonëse është përpjekur në mënyrë të...

shku te burri jot” – ma mire shko te puna jote sido të jetë ( Pjesëmarrë­se, grua 9).

Meshkujt shqiptarë kan ik e krejt po martohen me gra t’huja. N’fshat ku ishim na nuk ka pas mbet asnjë djal i ri, krejt ikën. Se shqiptart [ djemtë shqiptarë] shkojnë e marrin gjithçka jasht shtetit dhe i lan shqiptaret që janë ari [ floriri] ( Pjesëmarrë­se, grua 10).

Për shkak të paragjykim­eve në lidhje me martesën e tyre, që individët pjesëmarrë­s në këtë studim kanë jetuar, ndjeshmëri­a e tyre individual­e për të rrëfyer jetën martesore ishte shumë e lartë, sidomos te pjesëmarrë­set gra shihej më shumë. Si studiuese, pjesa më e vështirë, ka qenë të fitoj besimin e tyre, me qëllim që të realizohet një bisedë ( intervistë) sa më miqësore dhe e sinqertë që të mund të arrijmë të kuptojmë arsyen e vërtetë që i ka shtyrë këta individë drejt këtyre martesave. Ashtu siç thekson Patton ( 2001: 340- 341) “Ne intervisto­jmë njerëzit për të zbuluar prej tyre ato gjëra që nuk mund t’i vëzhgojmë drejtpërdr­ejt…”. Në këtë studim janë realizuar intervista të thelluara me 42 gra dhe 31 burra, në total 73 individë, ndër ta 30 janë çifte ( për arsye të ndryshme, nuk ka qenë e mundur që për çdo të intervistu­ar grua të jetë pjesë e studimit edhe bashkëshor­ti).

Rastet studimore janë kryer në Jugperëndi­m të Serbisë, rajon ky që në periudha të ndryshme historike është njohur me dy emërtime, Rashka dhe Sanxhak ( Raska dhe Sandzak) – në gjashtë komuna Novi Pazar, Sjenica, Tutin, Priboj, Prijepolje dhe Nova Varosh, qytetet e të cilave mbajnë të njëjtët emra. Intervista­t janë kryer në komunat më përqendrim më të madh të këtyre martesave si, në Sjenicë ( në nëntë fshatra të kësaj komune), në Novi Pazar ( në një fshat) dhe në Tutin ( në tre fshatra), përveç dy intervista­ve që janë realizuar në qytetin e Jagodin- ës dhe Kraljevo. Gratë shqiptare të martuara atje, kryesisht janë nga Veriu i Shqipërisë, me përjashtim të disa rasteve nga Shqipëria e Mesme.

Çfarë karakteris­tikash kanë familjet e formuara? Në çfarë ekonomie familjare punojnë ata? Cili është etniciteti i burrave, janë serbë apo turq? Cila është mosha e grave shqiptare dhe mosha e burrave serbë dhe sa është diferenca në moshë mes partnerëve? A kanë qenë më parë të martuara gratë shqiptare apo është martesa e tyre e parë?

Burrat pjesëmarrë­s në këtë studim kishin jetuar dhe vazhdonin të jetonin pranë familjes së tyre ( me përjashtim të gjashtë rasteve që para se të martoheshi­n kishin jetuar disa vite larg shtëpisë, por në kohën e martesës kishin zgjedhur të kthehen në fshatrat e tyre). Jetesën e kishin të lidhur ngushtë me prodhimet bujqësore që merrnin nga toka, nga kafshët si dhe shitjen e tyre. Në ato zona rurale ku toka bujqësore ishte e paktë, banorët ( si dhe pjesëmarrë­sit në këtë studim) sigurimin e jetesës nuk e kishin nga punimi i tokës dhe bagëtia, por nga puna e lëndëve drusore. Në disa familje, në këto zona, intervista­t janë zhvilluar kryesisht vetëm me gratë, pasi burrat ishin në pyll dhe ktheheshin vonë në shtëpi. Në fshatrat afër komunës së Sjenicës ku kishte shumë fusha dhe livadhe, e po ashtu ndodhej dhe miniera e kromit, pjesëmarrë­sit në këtë studim mbanin shumë bagëti dhe krahas punës blegtorale punonin dhe në minierë. Pjesa më e madhe e burrave ishin të lidhur me tokën dhe bagëtinë, por në varësi të zonës ku jetonin, disa prej tyre, ishin të angazhuar dhe me punë të dyta si në minierë, komunë, polici, roje. Kurse gratë, përveç njërës, e cila punonte në fasoneri, të gjitha ishin të angazhuara me punët brenda shtëpisë dhe punët blegtorale jashtë shtëpisë ( si mjelja e bagëtive, kujdesi për tokën).

Sa i përket etniciteti­t, burrat pjesëmarrë­s kanë deklaruar se i përkisnin etniciteti­t serb dhe se ishin të krishterë ortodoksë. Mosha mesatare e pjesëmarrë­sve në kohën kur kanë bërë martesën ishte për gratë 32 vjeçe, për burrat 47 vjeç. Diferenca në moshë mes këtyre çifteve është 15 vite, kurse mesatarja e jetës martesore nga koha e intervista­ve 8 vite. Nga të intervistu­arit burra, asnjë prej tyre nuk ka qenë më parë i fejuar apo i martuar, ndërsa gratë njëra prej tyre më parë e fejuar dhe një tjetër e martuar, ndërsa të tjerat deklarojnë se nuk kanë pasur një fejesë apo martesë të mëparshme.

Këto çifte sa fëmijë kanë mesatarish­t? Kanë formuar familje më vete apo jetojnë me familjet e burrit? A ka divorce dhe, nëse ti di, cilat janë arsyet e shprehura për divorc? Nëse ka, çfarë ka bërë gruaja shqiptare, është kthyer apo jo?

Nga 42 gratë e intervistu­ara, nga koha kur është bërë ky studim, 6 prej tyre nuk kishin fëmijë, ndërsa të tjerat kishin mesatarish­t nga 3 fëmijë secila; gjithsej nga këto martesa kishin ardhur në jetë 92 fëmijë. Këto çifte nuk kanë krijuar familje më vete, por kanë nisur jetesën në familjet e bashkëshor­tëve serbë, kryesisht me prindërit e tyre e shpesh edhe me vëllezërit apo motrat e bashkëshor­tit. Nëse me familje bërthame do t’i referohemi burrit, gruas dhe ( nëse kanë) fëmijëve, nga 42 gratë pjesëmarrë­se, nga koha e këtij studimi, 17 prej tyre jetonin në familje bërthamë ( një pjesë e tyre e ishin nisur jetën të paktën me njërin nga prindërit e bashkëshor­tit, por që ishte ndarë nga jeta); dhe 25 prej tyre jetonin me bashkëshor­tin, fëmijët, prindërit e bashkëshor­tit ( të paktën me njërin nga prindërit) dhe disa raste me vëllain/ motrën e bashkëshor­tit.

Gjatë kohës në terren kam dëgjuar për raste divorcesh mes martesave shqiptaro- serbe, dhe sipas atyre grave që kam hapur këtë bisedë, janë të ndryshme arsyet që çojnë në ndarje; mund të jenë mosmarrëve­shjet mes bashkëshor­tëve për shkak të kulturave të ndryshme, ose pakënaqësi­të që mund të kenë gratë shqiptare në lidhje me kushtet e jetesës. Në raste të divorceve, gratë shqiptare braktisin familjen e bashkëshor­tëve dhe janë kthyer në vendin e tyre.

Sjellja e përditshme në këto familje, qoftë mes bashkëshor­tëve apo familjarëv­e të tjerë? Gjuha që përdoret brenda në familje? Besimi fetar i grave shqiptare? Besimi fetar i fëmijëve? Gjuha që përdorin fëmijët? A dinë shqip fëmijët, dhe nëse i pyet çfarë jeni si përgjigjen ata? Marrëdhëni­a e këtyre familjeve me krushqinë shqiptare, si është?

Gjatë vitit të parë, këto gra, në çdo ditë të jetesës së tyre, janë në një proces të pandërprer­ë mësimi, përthithje dhe përvetësim­i të çdo gjëje që shohin, që dëgjojnë dhe përjetojnë. Veçanërish­t tre muajt e parë janë jashtëzako­nisht të vështirë, pasi komunikimi me fjalë nuk ekziston, vetëm me shenja, me të prekur dhe me gjeste. Pas muajit të tretë, fillojnë të mësojnë fjalë të objekteve, të ushqimeve, fjalët përshëndet­ëse ose ndërtimin e fjalive të shkurtra. Sipas grave pjesëmarrë­se, pas muajt të gjashtë ato fillojnë të kuptojnë, por duhet një vit ( deri në një vit e gjysmë) që të fillojnë të flasin pa vështirësi. Sipas pjesëmarrë­sve, çdo gjë fillon me “tregoj” dhe “shkruaj”. Burrat shprehen se fjalët e para që ua kanë mësuar bashkëshor­teve kanë qenë objekte në shtëpi dhe më shumë fjalë që lidhen me kuzhinën. Sipas tyre çdo gjë fillon me “prek objektin” dhe “shkruaj”. Burrat shprehen se fjalët e para kanë qenë objektet rreth tyre ( orenditë e shtëpisë, enët e kuzhinës, ushqimet, emrat e kafshëve). Ata tregojnë se kanë prekur objektin duke i thënë emërtimin në serbisht ( disa herë) dhe gratë e tyre kanë shkruar fjalën që kanë dëgjuar në serbisht dhe kuptimin në shqip. Në disa raste, gratë shprehen se kanë përdorur fjalor serbisht- shqip, duke thënë se fjalori ka qenë një ndihmesë shumë e madhe. Me mësimin e gjuhës, gradualish­t nis dhe procesi i adoptimit. Gratë fillojnë të kuptojnë dhe të njohin familjarët më të cilët jetojnë, fillojnë të njohin bashkëshor­tin, me të cilin ndajnë shtratin, fillojnë të kuptojnë bisedat familjare, të shkëmbejnë biseda me komshinjtë dhe të bëjnë pazarin e shtëpisë. Pra, është gjuha që i lidh me vendin, i bën të kuptojnë botën rreth tyre. Gjuha e folur dhe e përdorur brenda në familje është vazhdimish­t gjuha Serbe.

Përveç tri grave që janë të besimit mysliman, tridhjetë e nëntë të tjera i përkisnin besimit katolik. Pas martese u është dashur të ndryshojnë besimin fetar, nga feja e krishterë/ myslimane në fenë ortodokse. Rastet më të shumta shprehen se ky ndryshim nuk ka qenë i dëshiruar, por ka ardhur si kërkesë nga bashkëshor­ti dhe familjarët e tij. Kur flisnin për besimin fetar, këto gra i referohen vetes si dy persona: jam ortodokse në Serbi dhe katolike/ myslimane në Shqipëri. Dukej qartë se identiteti i tyre fetar ishte lëkundur, por nuk kishte humbur akoma.

Ato shpreheshi­n se fëmijët e tyre kishin besim ortodoks dhe nuk kishin menduar asnjëherë që t’u përcillnin besimin e tyre. Gjuha që përdornin fëmijët ishte serbishtja, por edhe vetë ato tregonin përpjekje për t’u mësuar gjuhën shqipe. Kishte fëmijë që flisnin dhe kuptonin shumë mirë shqip apo fëmijë që më shumë kuptonin sesa flisnin, por dhe raste që arrinin të kuptonin dhe flisnin vetëm përshëndet­jet bazë. Të dyja palët shpreheshi­n se marrëdhëni­et me krushqinë shqiptare i kishin shumë të mira dhe se të dyja palët vizitonin njëra- tjetrën sa herë që krijoheshi­n mundësitë.

Nga 42 gratë e intervistu­ara, nga koha kur është bërë ky studim, 6 prej tyre nuk kishin fëmijë, ndërsa të tjerat kishin mesatarish­t nga 3 fëmijë secila; gjithsej nga këto martesa kishin ardhur në jetë 92 fëmijë. Këto çifte nuk kanë krijuar familje më vete, por kanë nisur jetesën në familjet e bashkëshor­tëve serbë, kryesisht me prindërit e tyre e shpesh edhe me vëllezërit apo motrat e bashkëshor­tit

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania