Panorama (Albania)

Meta: Tradhtarët s’do cenojnë dot veprën e heronjve

“Punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor në këtë vend”

-

Presidenti Ilir Meta edhe të dielën e shoqëroi me një mesazh të fortë politik nga Shkodra. Një foto të bërë para monumentit të “5 Heronjve të Vigut” në Shkodër, ka folur për tradhtarë dhe gjakprishu­r. “Sa herë e vizitoj Shkodrën, nuk mund të mos ndalem tek monumenti i “5 Heronjve të Vigut” për t’u përulur me respekt e nderim të thellë para jetës e veprës së bijve më të shquar të saj të Lezhës dhe Mirditës, të cilët dhanë jetën për çlirimin e atdheut. Populli i Shkodrës dhe populli shqiptar nuk do t’i harrojë kurrë bijat dhe bijtë e saj më të mirë, të cilët sakrifikua­n gjithçka për Shqipërinë e lirë, sovrane dhe demokratik­e. Tradhtarët dhe gjakprishu­rit kurrë nuk do t’ia dalin të cenojnë dinjitetin dhe veprën e heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit, që ndriçon rrugën tonë drejt së ardhmes të sigurt europiane. I paharruar dhe i përjetshëm kujtimi i ‘ 5 Heronjve të Vigut’ dhe i të gjithë Dëshmorëve të Atdheut!”, shkruan Presidenti Meta në postimin e tij të shoqëruar me një foto. Deklarata vjen pas një të premteje të nxehtë replikash mes Presidenti­t dhe Kryeminist­rit Rama në lidhje me dekorimet e fundit që kreu i shtetit u ka bërë heronjve të luftës. “Edhe del thotë, unë jam me Margarita Tutulanin. Tani, mes Margaritës dhe Monikës ka një ndryshim të madh, shumë të madh. Nuk i kërkoj Monikës të bëhet si Margarita. Se larg qoftë pastaj do detyrohet që të dali kundër Ilirit. O Ilir, lëri të rënët në punën e tyre. Heronjve të popullit nuk u jepen dekorata të tjera se është dekorata më e lartë. E kështu siç e ka nisur, kam përshtypje­n do t’i japi edhe Skënderbeu­t, do t’i japi Skënderbeu­t me urdhrin e Nënë Terezës. Ku do shkojë? Nuk la njeri pa dekoruar”, u shpreh Rama para asamblesë kombëtare të PS. Këtij provokimi, Presidenti Meta iu përgjigj ashpër. Përmes një statusi, kreu i shtetit iu përgjigj Ramës duke thënë se nuk po bën politikë për të marrë vota, por po respekton historinë e kombit. Meta shkruan se ka lindur në një shtëpi, e cila ka qenë spital për partizanët për Jugun e vendit. “O shakaxhinj­të e integrimit! Unë nuk bëj aktrime me historinë e kombit tim dhe familjes sime! As politikë për vota, o palaço dhe të paatdhe! Unë kam lindur në Çepan, 1000 metra mbi nivelin e detit dhe u jam shumë mirënjohës prindërve të mi. O ordinerë, shtëpia ku linda unë në 24 mars 1969 ishte spital partizan për Jugun e Shqipërisë. Në këtë shtëpi erdhën dhjetëra partizanë, pa këmbë e pa krahë. Në themelet e kësaj shtëpie edhe sot është gjaku i tyre. Unë isha ndër udhëheqësi­t e Lëvizjes Studentore, por kurrë nuk e vura në diskutim gjakun e tyre. Se gjaku nuk bëhet ujë, o hajdutë ordinerë! Jam Ilir Meta dhe përballë do të më keni gjithmonë!”, shkruan Presidenti. Kreu i shtetit ishte dje në Ishëm ku dha edhe disa mesazhe për të ardhmen e të rinjve. “Sot në Ishëm, në këtë vendbanim të lashtë Ilir, simbol të qëndresës dhe kala të pamposhtur të betejave për liri të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ku trashëgohe­n brez pas brezi vlerat më të spikatura atdhetare dhe kulturore. Ishmakët e duan lirinë dhe artin. Brezi i ri më shumë se të gjithë! Jemi krenarë për gjithçka që Ishmi përfaqëson në historinë e qytetërimi­t tonë. E rëndësishm­e të ruajmë trashëgimi­në kulturore dhe historike, të mbrojmë mjedisin dhe të fuqizojmë më shumë ekonomikis­ht komuniteti­n, ku punësimi i të rinjve të jetë prioritet kryesor”, ishte mesazhi i presidenti­t Meta.

 ??  ?? Meta në Shkodër
Meta në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania