Panorama (Albania)

Amnistia fiskale, Rama: Pak durim, do ta miratojmë

Ikjet e të rinjve nga Shqipëria, Kryeminist­ri: Kemi sistem të besueshëm konkurrimi, certifikua­r nga KE

- TIRANE

Kryeminist­ri Edi Rama u shpreh dje se amnistia fiskale do të miratohet pasi të jetë certifikua­r edhe nga ekspertiza ndërkombët­are.

Kreu i qeverisë i është kthyer sërish bashkëbise­dimeve me ndjekësit në “Facebook”, duke iu përgjigjur pyetjeve nga shumë fusha. Kreu i qeverisë u ndal te nisma për amnistinë fiskale ku emigrantët mund të deklarojnë paranë e vënë nga puna në të zezë, ndërsa theksoi se do të bëhet shumë shpejt realitet. “Jam i vetëdijshë­m që lehtësimi i bërë për bizneset është i madh. Po punojmë me ekspertizë ndërkombët­are, pasi jam i bindur se njerëzve si ti, që janë dhjetra mijëra që kanë kursyer në emigracion dhe për më tepër ata që kthehen në Shqipëri, duhet t’u japim mundësinë për amnistinë fiskale. Durim, pasi punët e mira duan mundim. Ki besim, se më shpejt se vonë edhe këtë instrument do ta kesh gati”, tha Rama. Qeveria është tërhequr përkohësis­ht nga nisma që dërgoi në parlament për amnisti fiskale dhe penale për të gjithë ata që do të deklarojnë në banka të ardhurat e padeklarua­ra. Ishministr­i i Financave, deputeti socialist, Anastas Angjeli, në një intervistë për gazetën “Panorama” ka treguar tri kushtet që duhet të plotësojë ligji për amnistinë e përgjithsh­me fiskale dhe penale për ta bërë atë të qëndrueshë­m dhe të suksesshëm në zbatim. Angjeli sugjeron pikësëpari një konsensus të gjerë politik në miratimin e këtij ligji, konsensus me grupet e profesioni­stëve dhe shoqërisë civile dhe marrjen shumë në konsiderat­ë të sugjerimev­e të bëra nga partnerët ndërkombët­arë, SHBA dhe BE, por dhe Fondi Monetar Ndërkombët­ar, të cilët kanë paraqitur dilema ndaj draftit që qeveria dërgoi në Kuvend. Sipas tij, ligji i ri për amnistinë duhet të jetë në një linjë me Reformën në Drejtësi dhe punën e institucio­neve të reja të drejtësisë. Për ish- ministrin socialist të Financave, tërheqja nga një ligj i tillë nuk përbën ndonjë dramë, sepse nisur nga përvoja e vendeve të ndryshme, jo gjithmonë amnistitë e përgjithsh­me fiskale kanë rezultuar të suksesshme. Zoti Angjeli parashikon edhe mundësinë e shtyrjes së afatit të rivlerësim­it të pasurive nga ana e qytetarëve, për shkak të pamundësis­ë për të aplikuar nga pandemia e Covid- 19.

MERITOKRAC­IA Kreu i qeverisë i është përgjigjur dhe një ndjekëse të tij në “Facebook”, e cila përmes një videomesaz­hi pyet Kryeminist­rin Rama, nëse do të vendoset meritokrac­ia për punësimin e të rinjve në Shqipëri. “Xhan, në fakt kjo që ti pyet po ndodh në Shqipëri, jo sot por prej disa vitesh. Administra­ta jonë publike është një sistem i certifikua­r edhe nga KE- ja, sistem i besueshëm konkurrimi dhe meritokrac­ie për të gjitha ato vende vakante ku kushdo që përmbush kriteret ftohet për të konkurrojë. Sot, jemi në vazhdim të aplikimit të një programi të ri për të gjithë ekselentët që drejtpërdr­ejt mund të punojnë në administra­tën publike, vetëm në bazë të vlerësimit që kanë marrë nga universite­ti. Mësuesit, që prej shumë vitesh tanimë hyjnë në punë vetëm përmes konkursit dhe platformës dixhitale, mjekët e infermierë­t nuk rekrutohen më sipas partisë, krushqisë e xhepit, por përsëris dhe shumë ka për të bërë”, përgjigjet Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Rama, dje gjatë komunikimi­t me qytetarët
Kryeminist­ri Rama, dje gjatë komunikimi­t me qytetarët

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania