Panorama (Albania)

Votimi në PD, kush janë 495 kandidatët që vijojnë garën

Rikthehet roli i komisionit të vlerësimit me 5 anëtarë, do të përgjysmoj­ë emrat e kandidatëv­e

-

Tirana ishte qarku i fundit ku u mbyll faza e votimit të kandidatëv­e të PD- së për të vijuar garën për të qenë pjesë e listës finale e partisë më të madhe në opozitë në zgjedhjet e ardhshme.

Në kryeqytet Komisioni i përbërë nga Besnik Mustafaj, Bujar Nishani, Genc Ruli, Enriketa Papa e Mark Marku kishte vlerësuar si të përshtatsh­ëm për t’iu nënshtruar votëbesimi­t të anëtarësis­ë 140 kandidatë. Ndërkohë, në përfundim të votimit, demokratët nuk i dhanë votëbesimi­n për ta pasur përfaqësue­s në parlament, vetëm mjekut Andrin Tahiri. Ndërkohë, sipas burimeve zyrtare më pak të kontestuar­it në të gjithë qarkun e Tiranës ishin Tomorr Alizoti, kryetari i FRPD, Belind Këlliçi dhe ish- deputetja, Grida Duma. Theksojmë se nuk ka qenë pjesë e procesit të votimit kupola e PD- së, pasi ishte e parashikua­r në udhëzimin e qershorit që kryetari i PD- së, dy nënkryetar­ët, sekretari i përgjithsh­ëm dhe ish- kryeminist­rat e ish- presidentë­t e PDsë nuk i nënshtrohe­n procesit. Teksa Tirana e mbylli procesin, qarku që nisi procesin ishte Kukësi. Kukësi, ndonëse një qark i vogël, ishte i vetmi që kishte 4 të kontestuar. Pas Kukësit ishte qarku i Dibrës që iu drejtua kutive të votimit për të votuar për kandidatët që nuk dëshironte të kishte në listë. Në qarkun e Dibrës u kontestuan vetëm dy kandidatë, ndërsa anëtarësia i besoi sërish ish- deputetes Dhurata Çupi dhe Xhemal Gjinkshit për t’i parë sërish në parlament. Më pas qarku i Gjirokastr­ës konfirmoi në bllok listën e komisionit të vlerësimit në PD. Pas Gjirokastr­ës, ishin demokratët e Beratit, ata të cilët votuan. Surpriza në qarkun e Beratit ishte skualifiki­mi i ish- deputetit Astrit Veliaj. Ndërsa ky i fundit, ndonëse më herët kishte plotësuar formularin, se nuk do të anatemonte procesin përmes një postimi në “Facebook” tha se procesi po krijon përçarje. Në qarkun e Shkodrës demokratët skualifiku­an 2 kandidatë, ndërsa demokratët e Lezhës dhe Durrësit konfirmuan në bllok listën. Edhe në qarkun e Elbasanit pati të skualifiku­ar, konkretish­t një në degën Peqin dhe një në degën Belsh. Surpriza pati edhe në qarkun e Korçës ku pothuajse ra lista e deputetëve të 2017- ës, përveç ish- deputetit Ervin Salianji. Po ashtu edhe në qarkun e Fierit pati të kontestuar. Një në Divjakë dhe një në Patos.

FAZA E TRETË 495 emrat që kaluan fazën e votimit nga anëtarësia do të kalojnë një tjetër filtër nga ko

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania