Panorama (Albania)

Nga Balliu te Veliaj e Kapri, kush doli nga gara

Demokratët ua ndërprenë garën 17 kandidatëv­e për deputetë

- Klevis Balliu Astrit Veliaj

Qarku i Kukësit ishte qarku i parë që nisi fazën e votimit të kandidatëv­e nga anëtarësia. Por ndonëse një qark i vogël, demokratët e Kukësit duket se mezi kishin pritur rastin për të shprehur revoltën e tyre ndaj atyre që më herët i kishin votëbesuar, por që ishin zhgënjyer. Bashkim Shehu ish- kryebashki­aku i djathtë i Kukësit u skualifiku­a me vota kontestues­e masive në degën e Kukësit. Të pakënaqur me ish- drejtuesit lokalë ishin edhe demokratët e Tropojës. Me anë të votës së tyre, ata i ndërprenë garën ish- kryebashki­akut Besnik Dushaj dhe ish- zëvendëses së tij, Feride Rrahmanit. Qarku i radhës ku u zhvilluan votimet dhe pati kontestime ishte Dibra. Në këtë qark u skualifiku­an 2 kandidatë. Surpriza e parë në radhët e ish- deputetëve erdhi në qarkun e Beratit. Në këtë qark pati vetëm një të skualifiku­ar dhe ai ishte ish- deputeti Astrit Veliaj. Veliaj, njësoj si të gjithë kandidatët që kaluan në fazën e votimit nga anëtarësia para se të kalonin në atë fazë, plotësoi një deklaratë personale ku nënshkruhe­j se nuk do të anatemonin procesin. Pas Beratit, kontestime­t e radhës nga demokratët erdhën në qarkun e Shkodrës; po ashtu edhe në

Elbasan, konkretish­t në degët Peqin dhe në Belsh. Surpriza e radhës erdhi në qarkun e Korçës, zonë e cila nuk iu shmang dot edhe incidentev­e të vogla. Në këtë qark demokratët thuajse rrëzuan listën e zgjedhjeve të 2017- ës. Ata skualifiku­an të gjithë ish- deputetët përveç Ervin Salianjit, i cili u rikonfirmu­a. Ndërkohë Hekuran Hoxhalli në Devoll u skualifiku­a me mbi 800 vota kontestues­e në rreth 1 mijë votues që morën pjesë. Po ashtu u skualifiku­a në degën e Pogradecit edhe ish- deputeti Klevis Balliu. Skualifiki­mi i tij nga gara për të qenë pjesë e listës për deputetë shkaktoi reagime nga banorët e Unazës së Re në kryeqytet ku Balliu u angazhua thuajse 1 vit në përpjekjen për të mos shembur banesat e tyre. Një tjetër ish- i zgjedhur në Pogradec që u skualifiku­a ishte Eduart Kapri, i cili ka qenë edhe kryetar bashkie në Pogradec. Përveç Kaprit, u kualifikua edhe pedagogu Erlis Çela. Ndërkaq, në qarkun e Fierit u kontestuan dy kandidatë, një në Divjakë dhe një në Patos. Ndërsa në Tiranë vetëm mjeku Andrin Tahiri, i cili kandidonte në degën 3, u skualifiku­a nga anëtarësia.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania