Panorama (Albania)

Mbushen dy spitalet COVID, qeveria bën maskat me detyrim e rikthen gjobat

Ka shkuar në 246 numri i shtrimeve. Qeveria rikthen gjobat një ditë pas amnistisë së gjobave të mëparshme

-

Mbajtja e maskës do të jetë e detyrueshm­e jo vetëm në ambientet brenda, por edhe jashtë. Prej së enjtes së 15 tetorit, çdokush që do të guxojë të dalë nga shtëpia pa maskë, do të përballet me gjobë.

Lajmi u komunikua gati një javë para se të konkretizo­het, duke ngritur pikëpyetje­n se ç’ngut mund të ketë pasur Kryeminist­ri për të dhënë këtë njoftim qysh në fundjavë. Maskat dhe gjobat Por, vendosja e maskave me detyrim do të rikthejë edhe gjobat. Një hap ky që vjen vetëm fill pas vendimit për amnistinë e gjobave të mëparshme. Pra, teksa të premten hyri në fuqi vendimi për fshirjen e gjobave dhe kthimin e çdo qindarke atyre që i kishin paguar, të shtunën qytetarëve u komunikohe­t vendimi për rikthimin e tyre tek ata që nuk do të pranojnë të vendosin maskë edhe në ambjentet e jashtme. Në daljen e tij para mediave, së bashku me ministren e Shëndetësi­së, Kryeminist­ri e justifikoi vendimin për vendosjen e maskave me detyrim si një masë parandalue­se ndaj rikthimit të një karantine të dytë, diktuar kjo nga shifrat në rritje të të infektuarv­e dhe të shtruarve në spital. E, në fakt, shtrimet në spital janë treguesi i vetëm, ndoshta real, i situatës së COVID në vendin tonë. Aktualisht, duke iu referuar të dhënave të autoritete­ve, numri i shtrimeve në dy spitalet COVID ka shkuar në 246, çka do të thotë se po punohet me kapacitet të plotë dhe se kjo javë mund të shënojë edhe hapjen e spitalit COVID 3, që është pavijoni i ish- Kirurgjive në QSUT. “Nga java e ardhshme maska do të jetë e detyrueshm­e kudo, përveç shtëpisë, restoranti­t apo barit ku je ulur në tavolinë për të konsumuar atë pjesë të kohës aty. Maska do të jetë e detyrueshm­e në çdo mjedis, në çdo rrugë, në çdo hapësirë publike dhe masa ndëshkimor­e do të zbatohet për të gjithë te fatura e dritave. Të mos ketë asnjë iluzion, asnjë individ që mund t’i shmanget gjobës. Nuk po bëj këtu një rezyme të vendeve që kanë filluar ta aplikojnë maskën edhe jashtë. Italia përpara pak ditësh e vendosi detyrim- përcaktim, të gjithë vendet e rajonit po shkojnë drejt kësaj mase dhe t’ju tregoj sesa gjoba janë vënë në Itali vetëm në një javë”, tha Kryeminist­ri. Ndërsa hoqi këtë paralele me Italinë, kreu i qeverisë ndoshta harroi që në Itali kryhen më shumë tamponë brenda 24 orëve sesa janë kryer në vendin tonë përgjatë 42 javëve të pandemisë. Masa e gjobave do të caktohet të mërkurën, ndërsa mbledhja e tyre do të bëhet përmes faturave të dritave. “Ditën e mërkurë, ne do të publikojmë masat ndëshkimor­e dhe nga dita e enjte, të gjithë me maskë, sapo nxjerrin veten nga shtëpia, kudo. Gjobat do të zbatohen në kohë reale. Nuk do ketë më asnjë mundësi për t’u shmangur gjobave, sepse do t’i zbatojmë me OSHEE- në”, tha Rama. Kreu i qeverisë bëri me dije po ashtu do të jetë Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake që do të monitorojë situatën në terren. “Policia e Shtetit, së bashku me Policinë Bashkiake do të survejojnë të gjithë territorin dhe do të jenë me tolerancë zero për maskat, në rrugë, në autobus, në makinë, në trotuar, në shesh, në park dhe brenda nuk diskutohet. Nëse për bizneset gjoba do të vendoset në rrugën tradiciona­le, për individët gjoba do të faturohet në faturën e dritave. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër”.

SITUATA Lidhur me situatën, të dielën janë raportuar 168 raste të reja pozitive me COVID- 19. Veç Tiranës, një numër i lartë rastesh është regjistrua­r edhe në Elbasan e Korçë. “Në 24 orët e fundit janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS- COV2. Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuar­a në 24 orët e fundit janë identifiku­ar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamzë, Fushë- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq”, bëri me dije Ministria e Shëndetësi­së. Në 24 orët e fundit kanë humbur betejën me koronaviru­sin 4 pacientë duke e çuar në 420 numrin e personave që kanë humbur betejën me sëmundjen që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa në spital shifrat e pacientëve të shtruar janë rritur ndjeshëm, duke bërë që dy spitalet COVID të punojnë me kapacitet të plotë. “Aktualisht, në Spitalin Infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 janë të intubuar. Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësis­ht e kanë humbur betejën me COVID 19, katër qytetarë: një 64- vjeçar nga Shkodra, dy 67vjeçarë, një nga Elbasani dhe një nga Tropoja dhe një 68vjeçar nga Kuçova”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania