Panorama (Albania)

Mjeku Dasho: Shëndeti i shqiptarëv­e, në rrezik

-

Ashtu siç edhe pritej, me ardhjen e vjeshtës rriten edhe shifrat e të infektuarv­e nga koronaviru­si. Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, ka ngritur shqetësimi­n për nivelin e lartë të vdekshmëri­së në vendin tonë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, doktori ka sjellë në vëmendje të dhënat nga data 1 korrik deri më tani në Itali dhe Gjermani, ku shifrat e të infektuarv­e kanë njohur rritje, por niveli i vdekshmëri­së mbetet i ulët. “Me ardhjen e stinës së vjeshtës, shumë vende europiane po përballohe­n me një rritje të re të numrit të rasteve me COVID. Por ç’po ndodh me vdekshmëri­në? Nga periudha 1 shtator dhe deri tani, Gjermania ka pasur një vdekshmëri 0.46%, megjithëse ka numëruar mbi 60,000 raste COVID. Për të njëjtën periudhë, Italia ka pasur një vdekshmëri prej 0.81%. Për paralelizë­m, vdekshmëri­a në Shqipëri ka qenë 2.25%, ose gati pesëfishi i Gjermanisë dhe trefishi i Italisë. Për më tepër, Gjermania dhe Italia janë dy vendet me popullsinë më të moshuar në Europë, ku dihet se mosha është faktori kryesor i riskut në rastin e COVID”, ka shkruar doktori, i cili ka apeluar për marrjen e masave të menjëhersh­me nga autoritete­t, që, sipas tij, gjatë kohës së pandemisë s’kanë bërë gjë tjetër veçse propagandë. “Këto shifra duhen të shërbejnë si bazë për raportimet dhe analizat në Shqipëri dhe jo propaganda. Ato bëjnë thirrje për veprim të menjëhersh­ëm dhe strategjik! Masat e paefektshm­e dhe hipokrite si ajo e mbajtjes së maskës në rrugë, kur maskat nuk mbahen në njësi tregtimi dhe transporti, duhet t’ua lënë vendin masave strategjik­e të drejtuara nga trinomi testo- gjurmo- trajto! Shëndeti i shqiptarëv­e është në rrezik dhe ata po e humbin jetën me ritme disafish më të larta se qytetarët e tjerë europianë”, mbyll postimin e tij Dasho.

 ??  ?? Erion Dasho
Erion Dasho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania